Connect with Us

Meta nënshkroi kallëzimin/ Reagon Dvorani: E vështirë të dallosh sjelljet e tij

Politikë

Meta nënshkroi kallëzimin/ Reagon Dvorani: E vështirë të dallosh sjelljet e tij

Publikuar

-

Kreu i KED, Ardian Dvorani ka reaguar pas nënshkrimit të kallëzimit penal nga presidenti Ilir Meta.

Dvorani është shprehur se është bërë e vështirë të dallosh nëse sjelljet dhe deklarimet e Metës, bëhen nga shtetasi Ilir Meta apo Presidenti i Republikës.

“Paraprakisht, për aq sa për momentin më rezulton nga media, mund të shprehem vetëm se ky kallzim penal, ndër të tjera, bazohet në pretendime për ekzistencën e disa fakteve, sjelljeve dhe veprimeve të cilat janë të pavërteta, por që ndoshta kallëzuesi mendon se kanë ndodhur apo do të dëshironte të kishin ndodhur për motivet që i di ai”, shkruan mes të tjerash Dvorani.

Deklarata e plotë:

“Gjatë gjithë këtyre ditëve, zoti Ilir Meta ka vijuar të adresojë akuza të panumërta në drejtimin lidhur me veprimtarinë time si anëtar dhe Kryetar i KED, por edhe në drejtim të personit tim, njëkohësisht pa treguar asnjë kujdes elementar në përdorimin e gjuhës dhe epiteteve në komunikim dhe ndaj tjetrit, sikurse e kërkojnë jo vetëm normat elementare të etikës institucionale, por edhe ato të edukatës qytetare. Madje është bërë e vështirë të dallosh nëse sjelljet dhe deklarimet e tij bëhen nga shtetasi Ilir Meta apo Presidenti i Republikës, që sipas Kushtetutës dhe me dinjitet duhet të përfaqësojë unitetin e popullit. Megjithatë, jo vetëm për shkak të formimit tim profesional dhe edukatës qytetare, por duke qenë se jam funksionar publik, në detyrën e anëtarit dhe Kryetarit të KED, nisur edhe nga statusi i gjyqtarit, kam detyrimin kushtetues dhe ligjor të jem i vetëpërmbajtur dhe i kujdesshëm në komunikimin publik. Nga ana tjetër, duke qenë se më përfshin në këtë histori dhe fushatë të tijën për arsye e motive që nuk më përket mua t’ia përmend e vlerësoj, por që gjithsesi ai i lidh me ushtrimin e funksioneve dhe të detyrës time shtetërore, kam edhe detyrimin që në masën, kohën dhe vendin e duhur të bëj transparente qëndrimin tim mbi të vërtetën dhe interpretimin e zbatimit korrekt e të drejtë të Kushtetutës dhe të ligjit. Këtë qëndrim e kam shprehur qartë në njoftimet publike të datës 14 dhe 15 Nëntor. Ndryshe nga Presidenti unë nuk mendoj se ai ka një status të veçantë dhe të privilegjuar për të thënë fjalën e fundit mbi interpretimin dhe zbatimin e Kushtetutës dhe të ligjit. Po kështu edhe bindjet dhe dëshirat e tij nuk ka se si të jenë detyruese për institucionet e tjera. Regjimi demokratik ku jetojmë ka ndarje pushtetesh, ka institucione kushtetuese të pavarura nga njëri tjetri, ka funksionarë shtetërorë që kanë jo vetëm të drejtën, por edhe detyrimin kushtetues e ligjor të shprehen, të mbajnë qëndrime dhe të veprojnë vetëm sikurse ua kërkon detyra shtetërore. Ditën e sotme, për aq sa është e mundur të përcillet nëpërmjet medias, jam njohur me kallëzimin penal që Presidenti i Republikës ka paraqitur pranë organit të prokurorisë. Në fakt, ka ditë që në mungesë qetësie dhe me tone të larta e kërcënuese e paralajmëronte këtë nismë, e cila, në të vërtetë përbën një detyrim kushtetues dhe ligjor që ai, si kushdo tjetër, duhet ta përmbushë kur mendon se ka marrë dijeni për një vepër penale. Sikurse jam shprehur publikisht edhe më parë, unë si çdo shtetas, por edhe si çdo funksionar tjetër shtetëror, i nënshtrohem Kushtetutës dhe ligjeve penale të vendit tim. Prandaj, ndryshe nga sa ndodhi edhe sot, ku rëndom si herë të tjera publiku është mësuar që të shikojë funksionarë të lartë publikë e politikë që e shesin për heroizëm përpara kamerave dhe mikrofonave mediatikë paraqitjen përpara prokurorit e gjykatës, që në fakt është detyrim ligjor dhe jo zgjedhje e tyre, unë do ti bindem urdhërimeve dhe kërkesave të organit të prokurorisë për të dhënë shpjegimet përkatëse mbi faktet e të vërtetën, si edhe ligjin e zbatueshëm lidhur me to, ashtu siç e bën pa zhurmë e bujë çdo qytetar i zakonshëm i këtij vendi. Paraprakisht, për aq sa për momentin më rezulton nga media, mund të shprehem vetëm se ky kallzim penal, ndër të tjera, bazohet në pretendime për ekzistencën e disa fakteve, sjelljeve dhe veprimeve të cilat janë të pavërteta, por që ndoshta kallëzuesi mendon se kanë ndodhur apo do të dëshironte të kishin ndodhur për motivet që i di ai. Nga ana tjetër, për momentin, parashtroj publikisht se, edhe vetë sjelljet dhe veprimet e mia, qoftë edhe ato të pavërteta por të dëshiruara si të tilla nga kallëzuesi, janë të tilla në natyrë që jo vetëm nuk përbëjnë ndonjë vepër penale, por as edhe ndonjë shkelje tjetër të ligjit. Por akoma më serioze është fakti që vetë ky kallëzim penal, sikurse edhe të gjitha deklarimet e zhurmshme të Presidentit, bazohen në një vlerësim dhe interpretim tërësisht të gabuar dhe aspak profesional të Kushtetutës dhe të ligjit, më konkretisht të kuptimit të radhës së plotësimit të vakancave, afatit brenda të cilit detyrimisht ushtrohet e drejta e zgjedhjes, detyrimit për të respektuar normën kushtetuese të përzgjedhjes së gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese vetëm ndërmjet tre kandidatëve të renditur nga KED, si edhe parashikimin urdhërues e të drejtpërdrejtë të Kushtetutës që, kur edhe Presidenti nuk e ushtron kompetencën e tij brenda afatit 30 ditor apo vlerëson mos ta ushtrojë atë, kandidati i renditur i pari nga KED është, ex legge, anëtari i ri i Gjykatës Kushtetuese. Për rrjedhojë, jo vetëm që nuk ka shkelje të Kushtetutës e të ligjit, por edhe duke u nisur nga një interpretim dhe pretendim haptazi jokushtetues nuk ka vend as për të pretenduar se kanë ardhur pasoja të tilla në dëm të interesit publik që passjellin përgjegjësinë penale. Në lidhje me këto aspekte të interpretimit korrekt të Kushtetutës dhe të ligjit vlerësoj edhe se nuk ka asnjë reflektim dhe gjykim racional sikurse ia kërkon detyra nga ana e Presidentit. Madje vërej se kjo po ndodh edhe nga ana e një pjesë të atyre që marrin përsipër të debatojnë publikisht, ndonëse tashmë interpretimi korrekt i Kushtetutës dhe ligjit është bërë i qartë dhe është shpjeguar në mënyrë të përsëritur nga çdo anë. Siç duket shtetarët tanë ende nuk janë mësuar dhe nuk ndjehen mirë që ndryshimet kushtetuese i kanë hequr, si në rastin e Presidentit e jo vetëm, autoritetin ekskluziv të mëparshëm, aq shumë të kritikuar e ndoshta të abuzuar, kur procesi ishte mjaft problematik, me mungesë transparence, pa procedura e kritere ligjore seleksioni e vlerësimi bazuar në integritetin e meritokracinë e kandidatëve, si edhe pa asnjë kufizim ligjor tjetër në thirrjen dhe përzgjedhjen e gjyqtarëve kushtetues. Tashmë është KED, një organ i ri i pavarur kushtetues të cilit Kushtetuta i ka ngarkuar kompetencën eskluzive për të bërë verifikimin e integritetit të kandidatëve dhe më pas vlerësimin e renditjen e atyre që kualifikohen. Edhe për këtë arësye, përbën jo vetëm një të drejtë, por edhe detyrim ligjor për mua të mbroj autoritetin dhe kompetencat që Kushtetuta i njeh KED dhe kryetarit të tij e të kërkoj nga kushdo, pa asnjë dallim, që të respektojë këtë autoritet kushtetues. Aq më tepër, kur këto ditë, ka përpjekje për të cenuar e deligjitimuar, me një qasje dukshëm diversive fillimisht veprimtarinë time si kryetar i KED, por tashmë edhe në tërësi veprimtarinë e jashtëzakonshme që ka zhvilluar dhe po zhvillon intensivisht KED gjatë gjithë këtij viti si edhe vendimarrjet kolegjiale të tij, në kushtet kur burimet njerëzore dhe administrative, për arsye objektive kanë qenë dhe mbeten tejet të kufizuara. Gjithsesi, për sa i përket këtij kallëzimi, të deklaruar në mënyrë aspak institucionale dhe shantazhuese prej kaq ditësh, të gjitha çështjet e interpretimit të ligjit dhe ato të verifikimit të fakteve janë elementë që i vlerëson sipas ligjit vetëm organi i prokurorisë dhe gjykata. Detyrimi im është të respektoj ligjin dhe autoritetin e tyre. Së fundi, duke qenë se krahas detyrimeve proceduale më duhet të respektoj edhe parimet e transparencës dhe të informimit publik, sigurisht që ky nuk do të jetë komunikimi im i fundit me publikun për këtë çështje”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Greva e 27 punëtorëve në Ballsh/ Kryemadhi letër urgjente Belinda Ballukut dhe Prokurorit të Përgjithshëm

Publikuar

-

Nga

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi i ka drejtuar një letër disa institucioneve shtetërore se Prokurorisë së Përgjithshme, dhe në veçanti kryeprokurorit Olsian Çela, ministres së Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Ballukut, kreut të KLSH Bujar Leskajt dhe Avokatit të Popullit, Erinda Ballanca lidhur me grevën e punëtorëve në Poçem të Ballshit.

Kryemadhi shprehet se punëtorët s’kanë marrë 27 paga mujore dhe agjencitë shtetërore si dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës kanë lejuar me vetëdije këtë shkelje të të drejtave të njeriut.

Ajo kërkon që punëtorëve t’i paguhen 27 pagat e prapambetura ndërsa përgjegjësit e kësaj situate të vendosen para përgjegjësisë ligjore.

LEXO EDHE:  Pse Rama ka frikë Ilir Metën?

LEXO EDHE:  Ilir Meta merr pjesë në sesionin e dytë të Konferencës së Kryetarëve të Parlamenteve të vendeve të BE-së në Luksemburg

“Përgjegjshmëria ligjore e punonjësve është vendosur përballë papërgjegjshmërisë së plotë dhe neglizhencës totale të qeverisë e cila ka renduar situatën dhe ka krijuar premisa për ngjarje të jashtëzakonshme. Përshkallëzimi i situatës do të sillte pasoja shumë të rënda jo vetëm për shendtein dhe jetën e grevistëve por edhe për banorët e qytetit të Ballshit”, thuhet mes të tjerash në letrën e Kryemadhit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Po iu përgatis për Gjermani”/ Altin Goxhaj ironizon Bashën për emigrimin e të rinjve

Publikuar

-

Nga

Altin goxhaj flet per gjyqin e qeverise ndaj bisnesmenti italian

Avokati Altin Goxhaj ka folur për fenomenin e shpopullimit të vendit tonë si pasojë e emigrimit të të rinjve.

Goxhaj e vuri theksin tek arsimimi dhe punësimi i të rinjëve si dy arsye themelore të shpopullimit qe japin ndikim direkt në ekonomi.

Teksa foli për politikat arsimore ai ironizoi kreun e PD, Lulzim Basha duke thënë se ”tu thuash të rinjëve shqiptar thjeshtë do iu përmirësoj arsimin nuk mjafton, është njësoj si tu thuash po iu përgatis për Gjermani.
Duhet të këtë një infrastrukturë më të mirë në mësimdhënie ashtu edhe në kurrikula, fjala bie në teknologji informacioni dhe ti orientosh drejt tregut të punës.”

Ai foli edhe për sektorin ekonomik duke thënë se biznesi këtu nuk përkrahet përkundrazi sulmohet duke permendur njësitë kontrolluese siç janë tatimoret.

LEXO EDHE:  Nga Andi Bushati/ Rama- Meta, çarja me vijë të kuqe

LEXO EDHE:  Përplasjet me KED/ Avokati i Popullit në të njëjtën linjë me Metën

“Emigracioni i të rinjëve për një jetë më të mirë vjen si pasojë e papunësisë dhe krahut të lirë të punës duke e krahasuar me fenomenin e ardhjes së shtetasve të tjerë emigrant në vendin tonë siç janë afrikanët përshembull çka ul ndjeshëm krahun e punës”, tha Goxhaj në studion e Fax News.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Mos shih veten 24 orë non stop në pasqyrë”/ Qytetarët i hakërrehen Ramës: Kush doktor të bëri operim?

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka dhënë sot një lajm të mirë, sa i takon njohjes së lejeve të drejtimit të automjetit në Gjermani.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama ndërsa citon Ministrin Federal të Transporteve në Gjermani, bën të ditur se ky i fundit do t’i përcjellë Qeverisë Federale një opinion pozitiv, sa i takon kësaj çështje.
Mirëpo ajo që bie në sy janë edhe komentet e qytetarëve të cilët nuk ngurojnë të shprehin pakënaqësitë e tyre nga qeveria.

Ata shprehen se Rama nuk është i aftë të drejtojë shqiptarët.

“O Ramë mos shif veten 24 orë non stop në pasqyrë boll pe veten qe 23 vjet 24 ore non stop ne pasqyre o rame se shqiprin e shkaterrove e vrave duke pa veten 24 ore ne pasqyre ik nga politika se nuk je mire te ka lene doktori me gabimin e tij te ka lene te paafte si njeri jo me te drejtosh 3 milion shqiptar ti sdrejto dot 1 makine jo re drejtosh 3 milion shqiptarë”, shkruan një komentues.

“Kush eshte ai doktor qe te boni operim ty se te ka lene te pa afte te ka shkaterru jeten ,ca bo gabimi doktorit ecen dhe behet kryeminister dhe merr ne qafe nje komb ,faji I doktorit eshte qe te ka shku keq operimi dhe sje mire dhe gabimi I doktorit po na kushto jeten ne dhe ty ,o rame jep dorheqje nuk ke faj ti fajet I ka doktori mos e le gabimin e doktorit te na udheheq ne”, thuhet në një nga komentet e shumta të qytetarëve në adresë të Ramës.

LEXO EDHE:  “Demokracia s’mund të dorëzohet si në 1944”/ Nishani zbulon detaje nga takimi me Metën

LEXO EDHE:  Mosdekretimi i Lleshit/ Fleckenstein në zyrën e Metës

Një tjetër komentues i kërkon llogari kryeministrit për ndërtimin e shtëpive të shembura ga tërmeti I 26 nëntorit.

“O njerezit presin ndertimet e shtepiave te demtuara Nga termeti ,jan me mijera njerez ne laç qe po mjekohen ne kushte te veshtira,premtimi yt ishte qe ne muajin maj do jet gati spitali I ri .njerezit Duan pune ekonomi, ti nxjerr patentat”, shkruan komentuesi./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE