Connect with Us

Meta bën lëvizjen e radhës pas takimit me opozitën/ Pranon kërkesën për zgjedhje të parakohshme

Politikë

Meta bën lëvizjen e radhës pas takimit me opozitën/ Pranon kërkesën për zgjedhje të parakohshme

Publikuar

-

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, zhvilloi sot një takim me kryetarët e partive të Opozitës së Bashkuar, drejtuar nga Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Sipas njoftimit të presidencës, Meta i njohu të gjithë pjesëmarrësit në takim me situatën dramatike të sundimit të ligjit, dhe veçanërisht me zbatimin e njëanshëm antikushtetues të Reformës në Drejtësi.

“Manipulimi i procesit të emërimeve të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, duke synuar kapjen e Gjykatës Kushtetuese përmes rrëmbimit të të drejtës kushtetuese të Presidentit të Republikës për të bërë emërimet e tij, është skandali më flagrant i Reformës në Drejtësi dhe shkeljes së Kushtetutës”, thuhet në njoftim .

Presidenti theksoi se nuk do të lejojë askënd të neutralizojë kompetencat e Presidentit të Republikës, siç ia njeh Kushtetuta e vendit, dhe se do të ndërmarrë çdo veprim për të ndaluar këtë puç kushtetues.

LEXO EDHE:  Vangjeli: Nëse bëhen zgjedhjet pa opozitën, vendi shkon në destabilitet

Kreu i Shtetit përshëndeti hapat e ndërmarra nga opozita për miratimin pa asnjë vonesë të reformës zgjedhore, si dhe qëndrimin publik të Opozitës së Bashkuar për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme të menjëhershme, me qëllim kthimin e legjitimitetit të munguar Kuvendit të Shqipërisë dhe rivendosjes së dialogut politik në institucione.

Gjithashtu Meta vuri në dukje se përmbushja urgjente e kushteve të Bundestagut është e vetmja rrugë e sigurtë për çeljen sa më parë të negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian, dhe për ndalimin e shpopullimit dramatik të vendit./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Rama u mburr me rrugën e filluar nga Berisha/ Ish-kryeministri zbulon skemën e vjedhjes

Publikuar

-

Nga

Rama u mburr me rrugën e filluar nga Berisha/ Ish-kryeministri zbulon skemën e vjedhjes

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, inspektuan sot punimet në kantierin e ndërtimit të aksit Delvinë-Kardhiq.

CNA.al kujtoi faktin se punimet në këtë rrugë janë ndaluar kur Rama erdhi në pushtet në 2013-n, pasi ishte nisur nga qeveria e Sali Berishës.

Për këtë ka reaguar edhe ish-kryeministri, i cili thotë se rruga Kardhiq – Delvinë është histori tjetër vjedhjeje dhe mashtrimi e Ramës.

Berisha deklaron se kjo rrugë duhet të përfundonte 6 vite më parë, ndërsa tregon edhe skemën e asaj që ai e quan vjedhje.



“Miq, sot Edvin Kristaq Hajduti inspektoi një segment të rrugës Kardhiq – Delvinë, e cila duhej të përfundonte në vitin 2014 por që u shndërrua në histori vjedhjeje dhe mashtrimi dhe sot 6 vite pas afatit të përfundimit nuk është ndërtuar as gjysma e saj. Kjo sepse Edvin Hajduti e braktisi atë deri në vitin 2018 dhe ju rikthye me një skemë vjedhjesh të hatashme.

LEXO EDHE:  Dita Botërore e Dhuruesve të Gjakut/ Meta i jep zë mesazhit të Papa Franceskut

LEXO EDHE:  Dita Botërore e Dhuruesve të Gjakut/ Meta i jep zë mesazhit të Papa Franceskut

Kështu, në rast se loti i parë prej 7 km përfundoi brenda 7 muajve në vitin 2012 me 5,1 milion euro dhe përveç kësaj u hap traseja dhe në 8 km të tjera, Edvin Kristaq Hajduti tenderoi në vitin 2018 lotin e dytë prej 7 km por në një akt vjedhjeje të pastër me çmim të katërfishtë, 22 milionë euro dhe afat kohor për tu ndërtuar jo për 7 por për 24 muaj”, shkruan ai në rrjetet sociale./ CNA.al

Kardhiq-Delvinë/ Rama mrekullohet me rrugën e filluar nga Berisha

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nuk ka strategji”/ Shehu leksion qeverisë: Duhet të stimulohen laboratorët

Publikuar

-

Nga

“Nuk ka strategji”/ Shehu leksion qeverisë: Duhet të stimulohen laboratorët

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, pretendon se qeveria nuk ka asnjë strategji për normalizimin e situatës së krijuar nga Covid-19.

Shehu deklaroi se vendi sot është më keq në fillimin e mbylljes dhe hapjes.

“Qeveria nuk ka një strategji. Sot jemi më keq se në fillimin e mbylljes dhe hapjes. Ne nuk kemi pasur një strategji të qartë. Komiteti ynë që u krijua nuk kishte epidemiologë dhe priste atë që do të thoshte kryeministri. Pamë një komitet që nuk bëri asnjëherë një debat me kryeministrin. I gjithë mekanizmi drejtues nuk funksionoi. E vetmja gjë që funksionojë kanë qenë vetëm mjekët”, u shpreh ai në Rtv Ora.



LEXO EDHE:  Dita Botërore e Dhuruesve të Gjakut/ Meta i jep zë mesazhit të Papa Franceskut

Demokrati kërkoi një strategji të re në raport me krizën shëndetësore që po kalon vendi.

LEXO EDHE:  Skema/LSI propozon dy kandidatë për President

“Unë do të thërrisja ekspertët më të mirë nga Itali me kontratë pune për 1 vit. Do të stimuloja gjithë laboratorët që të bëjnë të gjithë testimet për Covid-19, për të arritur së paku 2000 testime PCR në ditë dhe mijëra serologjike”, theksoi Shehu./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bashkia e Durrësit nxori bllof Bashën/ Xhaferraj zbulon mbledhjen urgjente të Këshillit

Publikuar

-

Nga

Bashkia e Durrësit nxori bllof Bashën/ Xhaferraj zbulon mbledhjen urgjente të Këshillit

Kryetari i Republikës së Re, Lulzim Basha, vizitoi sot disa familje të prekura nga tërmeti në Manzë, ndërsa për njërën prej tyre Bashkia e Durrësit i përgënjeshtroi deklaratën se nuk ishte përkrahur nga qeveria.

Pas vizitës së Bashës, Këshilli Bashkiak i Durrësit mbajti një mbledhje për të miratuar grantet për rindërtim.

Këtë e bën me dije kreu i degës së PD-së në Durrës Ferdinand Xhaferraj, i cili thotë se Bashkia e Durrësit u vu në lëvizje nga Basha.



“Sot, pas denoncimeve të Kryetarit të PD z. Lulzim Basha dhe qytetarëve të pastrehë që prej 26 Nëntorit të Manzës, u mblodh me urgjencë Këshilli Bashkiak i Durrësit për të miratuar grantet për rindërtim. Kjo mbledhje dhe vendimi shoqërues vijnë pas plot 9 muajsh pritje të qytetarëve të cilët vazhdojnë të jenë të strehuar në çadra. Tërmeti ishte një fatkeqësi, por fakti se me qindra qytetarë vazhdojnë të ndjejnë pasojat është një zgjedhje e qeverisë Rama.

LEXO EDHE:  Dhënia e nështetësisë Kryepeshkopit Janullatos/ Ish-ministri i Jashtëm i Greqisë letër Metës

LEXO EDHE:  Meta në Finlandë/Ja me kë është takuar

Bashkia e Gjushit ka zgjedhur të mos punojë për qytetarët por për oligarkët dhe ka zgjedhur të bëjë korrupsion e jo rindërtim. Sot u duk qartë se qytetarët e shohin zgjidhjen vetëm tek Partia Demokratike, Kryetari i së cilës bëri të pamundurën… Këshilli Bashkiak u mblodh për të marrë një vendim që për herë të parë nuk dëmton edhe më shumë qytetarët e rrënuar”, shkruan Xhaferraj në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE