Connect with Us

Manjani i revoltuar me mediat/ Ja për çfarë duhet të “bërtisni”

Politikë

Manjani i revoltuar me mediat/ Ja për çfarë duhet të “bërtisni”

Publikuar

-

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani ka reaguar në lidhje me situatën politike në vend.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani shkruan se e gjithë hapësira mediatike është përqëndruar në përplasjet mes Metës dhe KED, Ramën, Bashën, Dvoranin.

Por, ajo për çfarë duhet vërtetë të “bërtasim”, sipas Manjanit tenderat pa garë dhe koncesionet korruptive.

“E gjithë hapësira mediatike, por edhe diskutimi midis njerëzve ka të bëjë me Ramën, Metën, Dvoranin, Vorbsin, Boschartin, Sorecën, Ulsiun, KED, Gjykatën Kushtetuese, vettingun, ca vende bosh…. Pastaj me Bashën, Berishën e Monikën

Asnjë fjalë për tenderat sekretë; tenderat pa garë; tenderat pa buxhet; faturat e rritura të papaguara ndaj kompanive; faturat e kripura të koncensioneve; borxhin që vetëm rritet me breza shqiptarësh deri tek ata që skanë lindur.

LEXO EDHE:  Zgjidhja e krizës/ Basha ka vetëm një kërkesë

Asnjë fjalë rë vetme!

I pasur paska qenë ky vend!!!”-shkruan Manjani në postimin e tij./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Basha takim me përfaqësues të familjeve pronare të Tiranës/ PD ka detyrim të pashlyer

Publikuar

-

Nga

Kreu i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar një bashkëbisendim me disa përfaqësues të familjeve pronare të Tiranës.

Basha thotë se Partia Demokratike ka detyrimin e pashlyer t’i japë zgjidhjen e munguar dhe përfundimtare problemit të pronarëve.

“Sonte në mbrëmje prita për një bashkëbisedim të hapur disa përfaqësues të familjeve pronare të Tiranës.
@pdshqiperi ka detyrimin e pashlyer ti japë zgjidhjen e munguar dhe përfundimtare problemit të pronarëve, dhe unë jam personalisht i angazhuar për ta bërë atë realitet”, shkruan Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama në Bruksel/ Pritet nga Presidenti i Këshillit Europian

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ak mbërritur në Bruksel ku është pritur nga presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, para takimit të BE me krerët e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Takimi zhvillohet në kuadër të takimit “BE dhe Krerët e Vendeve të Ballkanit Perëndimor”.
Në këtë takim do të diskutohen problematikat në Ballkanin Perëndimor, midis vendeve ,por edhe metodologjia e re e zgjerimit, që prek të gjitha vendet që aspirojnë për në BE.

“Sonte do të jetë një mundësi për të rikonfirmuar perspektivën evropiane për partnerët tanë të Ballkanit Perëndimor. Ne duhet të thellojmë bashkëpunimin tonë strategjik për çështje si ndryshimi i klimës, multilateralizmi dhe politika e jashtme”, shkruan Charles Michel në rrjetet sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Greva e 27 punëtorëve në Ballsh/ Kryemadhi letër urgjente Belinda Ballukut dhe Prokurorit të Përgjithshëm

Publikuar

-

Nga

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi i ka drejtuar një letër disa institucioneve shtetërore se Prokurorisë së Përgjithshme, dhe në veçanti kryeprokurorit Olsian Çela, ministres së Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Ballukut, kreut të KLSH Bujar Leskajt dhe Avokatit të Popullit, Erinda Ballanca lidhur me grevën e punëtorëve në Poçem të Ballshit.

Kryemadhi shprehet se punëtorët s’kanë marrë 27 paga mujore dhe agjencitë shtetërore si dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës kanë lejuar me vetëdije këtë shkelje të të drejtave të njeriut.

Ajo kërkon që punëtorëve t’i paguhen 27 pagat e prapambetura ndërsa përgjegjësit e kësaj situate të vendosen para përgjegjësisë ligjore.

LEXO EDHE:  Zgjidhja e krizës/ Basha ka vetëm një kërkesë

LEXO EDHE:  Gara për Tiranën/ Si po tallen Luli dhe Mona me Ylli Manjanin

“Përgjegjshmëria ligjore e punonjësve është vendosur përballë papërgjegjshmërisë së plotë dhe neglizhencës totale të qeverisë e cila ka renduar situatën dhe ka krijuar premisa për ngjarje të jashtëzakonshme. Përshkallëzimi i situatës do të sillte pasoja shumë të rënda jo vetëm për shendtein dhe jetën e grevistëve por edhe për banorët e qytetit të Ballshit”, thuhet mes të tjerash në letrën e Kryemadhit./CNA.al

LEXO TE PLOTE