Connect with Us

Kapen duke transportuar sirianë/ Arrestohen dy persona nga Tirana

Kronika

Kapen duke transportuar sirianë/ Arrestohen dy persona nga Tirana

Publikuar

-

Policia e Kukësit ka arrestuar dy persona që u kapën duke transportuar 12 shtetas sirianë.

Në pranga janë vënë shtetasit B. D., 29 vjeç, banues në Tiranë, i cili u kap në hyrje të qytetit të Kukësit, ku në automjetin tip BMË po transportonte 5 shtetas sirianë
-M. R., 22 vjeç, banues në Tiranë, që u kap në aksin Kukës-Morinë, tek kthesa e Kolshit, ku në automjetin tip Furgon, po transportonte 7 shtetas sirianë.

Uniformat blu raportojnë se shtetasit sirianë nuk dispononin dokumente identifikimi.

LEXO EDHE:  Protestat tek Liqeni/ Arrestohet Zirkon Disha

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Aksident në Tiranë/ Makina përplas këmbësorin te vijat e bardha

Publikuar

-

Nga

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë ku një makinë ka përplasur një këmbësor.

Mësohet se këmbësori është përplasur nga makina tek vijat e bardha në “rrugen e Durrësit”.
I plagosuri është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit, ndërkohë autoritetet kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të tyre./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

50 vjeçarin e zë poshtë traktori/ Dërgohet në spital në gjendje të rëndë

Publikuar

-

Nga

Një 50 vjeçar me inicialet A.Gj ka marrë dëmtime të rënda në trup pasi e ka zënë poshtë nga traktori.

Raportohet se 50-vjecari ka qenë duke punuar tokën pasditen e sotme, ndërsa traktori është përmbysur dhe e ka zenë poshtë.
50 vjeçari ka marrë dëmtime të rënda në trup dhe është transportuar në gjendje kritike në Spitalin Rajoanl të Vlorës.

Autoritetet kanë nisur hetimnin për shkaqet dhe rrethanat e aksidentit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident i shumëfishtë në autostradë/ Përplasen 5 makina

Publikuar

-

Nga

Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës , në zonën e Sukthit

Mësohet se disa makina janë përplasur me njëra-tjetrën, por fatmirësisht nuk ka pasur dëme në njerëz.
Mësohet se dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Policia ka mbërritur në vendngjarje për të disiplinuar trafikun dhe zbardhur rrethanat e plota të aksidentit ku raportohet të jenë përfshirë 5 makina.

LEXO EDHE:  Protestat tek Liqeni/ Arrestohet Zirkon Disha

LEXO EDHE:  Fier/ Dhunon nënën 56 vjeçe, arrestohet djali

Paraprakisht dyshohet se një frenim i papritur dhe mosrespektimi i distancës nga mjeti në mjet ka sjellë përplasjen zinxhir në autostradë./CNA.al

LEXO TE PLOTE