Connect with Us

Inspiruese/ Komunitetet fetare në Shkodër demostrojnë forcën e bashkëjetesës

Sociale

Inspiruese/ Komunitetet fetare në Shkodër demostrojnë forcën e bashkëjetesës

Publikuar

-

Në qytetin e Shkodrës ka mbërritur një delegacion i Departamenti të Shteteve të Bashkuara të Amerikës i cili zhvilloi vizita në komunitet fetare të qytetit.

Vizita e parë u zhvillua në katedralen “Shën Shtjefni”, ku delegatët u pritën nga arqipeshkëvi Angelo Massafra i cili kujtoi disa nga ngjarjet më të rëndësishme të ndodhura në mjediset e kësaj kishe ndër vite.

Gjatë vizitës në kishën ortodokse “Lindja e Krishtit” delegacioni i departamentit të Shteteve të Bashkuara u prit nga famullitari At Nikolla Petani i cili për të treguar edhe një herë bashkëjetesën fetare në Shkodër rrëfeu ngjarjet e ndodhura në vitin 1998 kur kishës ortodokse iu vendos tritoli nga keqbërës por kjo nuk solli përçarje por përkundrazi përforcoi lidhjen mes komuniteteve fetare.

LEXO EDHE:  Shkodër/ Tenton të korruptojë policinë, arrestohet 30-vjeçari

Ndalesa e radhës e delegacionit ishte Xhamia e madhe “Ebu Beker” ku u pritën nga myftiu i Shkodrës imam Muhamed Sytari.

Duke shoqëruar grupin e delegatëve ishte edhe imami Fejzi Zaganjori i cili tregon se Shkodra është qyteti që vazhdon të mbetet simbol i bashkëjetesës fetare në Shqipëri dhe më gjërë.
Ndërkohë, komunitete fetare në Shkodër demostruan forcën e bashkëjetesës fetare.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Mbledhja e Këshillit bashkiak të Durrësit/ Përcaktohen familjet që do të përfitojnë bonus

Publikuar

-

Nga

Këshilli Bashkiak i Durrësit, në një mbledhje që ka përfunduar para pak minutave ka përcaktuar familjet që përfitojnë bonusin e qerasë pasi kanë mbetur të pastreha.

Numri i familjeve që do ta përfitojnë këtë bonus qeraje për 1 vit është 1310. Familjet e përcaktuara kanë aplikuar më parë pranë Bashkisë së Durrësit dhe pasi është bërë inspektimi në këto banesa që janë konkretisht pallate, janë përcaktuar familjet në fjalë.

LEXO EDHE:  Shkodër/ Tenton të korruptojë policinë, arrestohet 30-vjeçari

LEXO EDHE:  Gjobiste bizneset/ Arrestohen edhe 4 bashkëpunëtorët

Banorët janë për momentin të strehuar në hotele. Ndërkohë, pritet të përcaktohen kriteret e shumave për qiranë që do të rimbursojë Qeveria./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

I refuzohet azili në vendet e BE-së/ Riatdhesohen 173 shtetas shqiptarë

Publikuar

-

Nga

Vijojnë operacionet e riatdhesimit dhe të kthimit vullnetar të shtetasve shqiptarë që kanë kërkuar azil në vendet e BE-së.

Sot në Rinas u riatdhesuan në dy operacione të ndryshme 173 shtetas shqiptarë, me qëndrim të paligjshëm në Francë dhe në zonën Schengen.

Operacionet e riatdhesimit u realizuan në bashkëpunim me Frontex-in dhe Zyrën Franceze për Emigracionin (O.F.I.I.).

Në operacionin e parë u riatdhesuan 38 shtetas gjithsej, 5 prej të cilëve nga Belgjika dhe 33 nga Franca.

Në operacionin e dytë, që nis nga Lyoni i Francës, u kthyen vullnetarisht në total 135 shtetas.

LEXO EDHE:  Shkodra nën pushtetin e ujit/ FA në ndihmë të banorëve, ja si paraqitet situata

LEXO EDHE:  Gjobiste bizneset/ Arrestohen edhe 4 bashkëpunëtorët

Policia e Shtetit apelon edhe një herë për të gjithë ata shtetas që udhëtojnë në hapësirën Schengen që të mos bëjnë asnjë përpjekje për të aplikuar për azil në Francë apo në çdo shtet tjetër të BE-së dhe të mos bëjnë asnjë shpenzim duke paguar ata që duan të përfitojnë duke i mashtruar se do t’u sigurojnë azil, pasi rezultati në të dyja rastet do të jetë negativ./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Program katër javësh në Shtetet e Bashkuara/ Ambasada amerikane njoftim të rëndësishëm për të rinjtë

Publikuar

-

Nga

ambasada amerikane ne shqiperi

Ambasada amerikane ka dhënë një njoftim të rëndësishëm për studentët e shkollës së mesme.

Në njoftimin e ambasadës, thuhet se Benjamin Franklin është një program katër javësh në Shtetet e Bashkuara për nxënësit e moshës 16 deri në 18 vjeç.

“Ky program, i krijuar dhe i financuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, dhe organizuar nga Universiteti Purdue në Ëest Lafayette, Indiana, i mundëson pjesëmarrësit që të eksplorojnë kulturën amerikane dhe të mësojnë për aftësitë udhëheqëse rinore.

LEXO EDHE:  Operacion antidrogë në Shkodër/ Kapen dy kryepleq dhe një polic

LEXO EDHE:  Blushi në Shkodër/ Referendumi antistatutor, është mohuar e drejta e pasjes së vëzhguesve

Për më shumë informacion rreth kualifikimeve dhe si të aplikoni, ju lutemi klikoni këtu: https://bit.ly/2pDfdhp”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

LEXO TE PLOTE