Connect with Us

Horoskopi i ditës, 19 nëntor 2019

Sociale

Horoskopi i ditës, 19 nëntor 2019

Publikuar

-

DASHI 21. mars – 20. prill

Marsi do ketë ndikimin me te madh tek jeta juaj ne çift dhe do mundohet t’ua përmirësojë gjerat. Edhe partneri do tregohet me i duruar dhe mbrëmja do ngrohet goxha. Beqaret duhet ta kërkojnë dashurinë dhe jo te presin qe ajo t’iu bjere nga qielli. Ne planin financiar do jeni te palogjikshëm dhe ne disa momente mund ta teproni me shpenzimet.

DEMI 21. prill – 21. maj

Jeta juaj sentimentale nuk ka për te qene e mire sot. Ne shume momente do keni probleme me partnerin dhe as nuk do mendoni te hapni rruge. Beqaret me shume gjase do izolohen dhe as nuk do dalin me personat qe do i ftojnë. Ata nuk mendojnë ende se ka ardhur koha për te bere ndryshime. Buxheti nuk do jete i keq dhe mund te kryeni investimet e menduara prej kohesh.

BINJAKET 22. maj – 21. qershor

Dite plot energji do jete kjo e sotmja për gjithë ata qe kane një lidhje. Do jeni edhe mjaft optimiste dhe te gatshëm për te bere çdo lloj surprize. Beqaret do jene entuziaste dhe te gatshëm për te bere gjithçka qe mund t’ua ndryshoje statusin. Ne planin financiar do mbizotërojë gjithë kohës qetësia. Do dini ta menaxhoni situatën dhe nuk do keni probleme.

GAFORRJA 22. qershor – 22. korrik

Dite e magjishme do jete kjo e sotmja për ju qe keni një lidhje. Partneri do iu mbaje ne pëllëmbë te dorës dhe do iu beje te ndiheni sa me mire. Beqaret do jene te gatshëm për te hedhur çdo lloj hapi me qellim qe te mos kenë një jete rutine si deri me tani. Për financat situata do jete e pafavorshme, megjithatë nëse nuk i ndërprisni përpjekjet gjerat mund te përmirësohen shpejt.

LUANI 23. korrik – 22. gusht

Gjerat nuk kane për t’iu ecur shume mire sot juve qe jeni ne një lidhje. Nuk do tregoheni te sinqerte me partnerin dhe kjo do e acaroje marrëdhënien tuaj. Beqaret do jene shume te përhumbur dhe nuk do përfitojnë dot as nga mundësitë qe do iu jepen. Ne planin financiar fati do ju buzëqeshë gjate gjithë kohës, por ju do e teproni pak me shpenzimet.

VIRGJERESHA 23. gusht – 23. shtator

Saturni do jete planeti qe do përkujdeset gjithë kohës për jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Ne përgjithësi pjesa me e madhe e çifteve do kalojnë momente te këndshme. Beqaret do hallakaten kot se koti dhe nuk do arrijnë dot ta fillojnë edhe sot një lidhje. Financat nuk do jene te shkëlqyera, megjithatë me një menaxhim te mire do arrini t’i mbani te qëndrueshme.

PESHORJA 24. shtator – 23. tetor

Sot do reflektoni gjate ju te dashuruarit dhe do arrini t’iu jepni zgjidhje te gjitha problemeve qe ju kishin dale me pare. Mbrëmja ka për te qene edhe me e ngrohte. Beqaret nuk duhet te bëjnë sakrifica ekstreme për ta ndryshuar statusin, por me mire t’i marrin gjerat si t’iu vijnë. Ne planin financiar yjet do sjellin fat me shumice kështu qe nuk do keni asgjë për çfarë te shqetësoheni.

AKREPI 24. tetor – 22. nëntor

Për te dashuruarit, klima yjore do jete shume e ngrohte sot dhe çdo çast do jete tejet emocionues. Edhe ata qe kane pasur probleme serioze do ndihen me te qete. Beqaret do kenë disa njohje, por duhet ta dine qe me ta nuk do ketë asgjë me tepër sesa dashuriçka kalimtare. Me shpenzimet mos u tregoni te pamatur sepse situata do marre tatëpjetën menjëherë.

SHIGJETARI 23. nëntor – 21. dhjetor

Mos u tregoni për asnjë çast agresive me partnerin tuaj sepse do e humbni pak nga pak atë. Për çdo problem apo pakënaqësi mundohuni te tregoheni te hapur dhe te matur me ato qe do thoni. Beqaret nuk do jene ne gjendja për t’i shprehur ndjenjat dhe do mbeten me te njëjtin status. Gjendja e financave nuk do jete e shkëlqyer, por as shume e keqe.

BRICJAPI 22. dhjetor – 20. janar

Dita e sotme nuk do jete perfektë për te dashuruarit, megjithatë po u treguat te matur edhe problemet nuk do jene me gjigande. Beqaret ndryshe nga sa mund ta kishin menduar kane për te pasur një dite te jashtëzakonshme dhe te mbushur me lumturi. Buxheti nuk do jene ne gjendjen me te mire te mundshme kështu qe mire është te shmangni investimet e tepruara.

UJORI 21. janar – 19. shkurt

Dite shume rutine ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit prandaj here pas here do ju duket sikur nuk do merrni dot fryme lirisht. Beni te pamundurën për te dale e për te mos menduar me për problemet e përgjithshme qe mund te keni. Beqaret do kenë një dite tejet harmonike dhe me fat. Sektori i financave do jete konfuz dhe aspak i qëndrueshëm. Beni kujdes!

PESHQIT 20. shkurt – 20. mars

Jeta juaj ne çift do ketë goxha probleme sot. Nuk do jeni aspak ne te njëjtën linje me partnerin dhe mosmarrëveshjet shpesh do jene te forta. Beqaret nuk do jene ne humorin e duhur për ta kërkuar dashurinë apo për te hedhur hapa. Edhe sot do jete një dite e zakonshme për ta. Ne planin financiar Marsi do sjelle plot turbullira dhe probleme. Ne shume momente do ndodheni edhe ne gjendje vërtet delikate.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Tërmeti-Banorët në protestë/ “Ndërtuesi i pallatit vdiq 2 muaj më parë, s’dimë ku të drejtohemi”

Publikuar

-

Nga

Tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit ka lënë në qiell të hapur qindra qytetarë, në Durrës, Tiranë, Lezhë, Krujë, Laç e shumë fshatra përrreth.

Duke mos gjetur asnjë zgjidhje, 60 familje të një pallati në Durrës janë ngritur në protestë.

Bëhet fjalë për disa banorë të lagjes nr.5, pallati të cilëve është dëmtuar nga tërmeti.

Ata shprehen se inspektorët e bashkisë kishin vendosur një shirit të kuq në pallatin e tyre, duke mos i lejuar të hynë brenda, ndërsa ata shprehen se dinë se ku të drejtohen për zgjidhen e situatës pasi ndërtuesi i pallatit ka vdekur.

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 29 nëntor 2017

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 31 tetor 2019

“Inspektorët vendosën shiritin që të mos banojmë. Nuk dimë ku të shkojmë dhe kujt t’i drejtohemi. Ndërtuesi i pallatit ka vdekur 2 muaj më parë”, janë shprehur protestuesit për mediat./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Paniku dhe fenomeni “Fake News”

Publikuar

-

Nga

Duke parë një situatë tepër të rrënduar ditët e fundit në lidhje me ndëshkime për persona apo portale të mediave Online në lidhje me arsye zyrtare si Përhapia e Panikut apo përdorimi i “Fake News” po sjell nje artikull me referenca zytare të legjislaturës së përditësuar dhe të njëhsuar Europiane e aprovuar nga Konventat e viteve të fundit të ndërmara nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës dhe organeve të tjera drejtuese, të cilat i kanë induktuar këto ligje në të gjitha Shtetet Europiane, ku këtu nuk bën përjashtim as Shqipëria dhe duke parë të paktën në parim nëpërmjet mediave zyrtare se arsye publikisht të përdorura për ndalimin e nje shtetaseje, shpalljen në kërkim të disa administratorëve dhe mbylljen e disa portaleve apo mediave Online nuk specifikojnë asnje nen apo ligj specifik, po sqaroj disa prej neneve dhe ligjeve të njehsuara Europiane të cilat për sa i përket mediave Online duhet ti referohet në mënyrë rigoroze edhe Shteti Shqiptar.

Në artikullin e mëposhtëm do të gjeni shpjegimet ligjore të nevojshme në lidhje me shkeljet e supozuara dhe nenet përkatëse por mbi të gjitha do të gjeni me ngjyrë të kuqe dhe të nënvizuar pjesën ku këto ligje nuk janë zbatuar këtu tek ne dhe janë shkelur në mënyrë flagrante duke shkelur të drejtat e Lirisë së fjalës apo ato të përhapjes së një lajmi ku personi që e ka përhapur nuk është autori dhe ska për detyrë të hetojë apo të saktësojë vërtetësine e tij!

Askush nuk duhet të stepet apo të frikësohet nga arestime apo ndalime të pamatura apo të qëllimshme në shkelje flagrante të ligjeve të cilat megjithëse mund të mos gjejnë drejtësi në shkallë të ndryshme Gjyqësore, duke qënë se janë aktivitete të kryera Online, kanë të drejtë të shkojnë për Gjykim me kërkesën e personave të hetuar apo të dëmtuar nga këto situata, përtej kufijve të një Shteti që kërkon me ngulm të quhet pjesë e Europës por po bën hapa pas përditë e më shumë!

Kapja prej panikut është një episod i shkurtër ankthi të patolerueshëm që ka një kohëzgjatje maksimale prej 20 minutash. Ai karakterizohet prej ndjesive të pasigurisë, frikës ose terrorit: personi përjeton një ndjesi katastrofe të menjëhershme dhe ka shfaqie të spikatura neurovegjetative. Mund të ketë dhe eksperienca depresioni dhe mosrealizimi.

Pasi kemi dhënë shpjegimin mjekësor dhe neurologjik le të shohim aspektin e rregullave dhe ligjeve në përhapien e Panikut nëpërmjet rrjeteve sociale, mediave Online dhe ndëshkueshmëria kur kjo vjen nëpërmjet lajmeve të pavërteta apo siç njihen në gjuhën e përditshme nga termi i tyre universal në gjuhën angleze, “Fake News”.

Në të vërtetë duhet të pranojmë faktin se kjo fushë është e larmishme dhe mjaft e pasur dhe e gjerë, megjthëse ka vazhdimisht propozime për lehtësime të bazave ligjore në konventat e fundit të përbashketa Europiane mbi ligjet e njehsuara kibernetike dhe Online.

Shumë ekspertë e kanë konsideruar fenomenin “Fake News” shqetësues dhe kërkojnë një ndërhyrje të fortë të institucioneve por për ta vendosur në formë juridikisht të rregullt këtë çështje duhet ta nisim duke i ndarë në dy grupe veprat e propozuara.

  • Ato që kërkojnë me domosdo ndërhyrje ligjore të afta për të caktuar menjëherë, parandalimin e përdorimit të rrjeteve sociale për shpërndarjen e lajmeve të rreme, duke hapur kështu një debat të ri në lidhje me Mundësin për të ndërhyrë me një kategori për këtë qëllim. Vërehen në këtë fenomen domosdoshmëria për një ndërhyrje për të plotësuar boshllëkun ligjor.
  • Ato që kërkojnë ndërhyrjen me “mjetet” e disponueshme, duke njohur tek ky fenomen, sjellie të tilla që mund të autorizojnë figurat juridike që kanë ligjshmërisht të drejtë të veprojnë në këtë disiplinë. Pra maksimumi është përforcimi ligjor. Nga ana tjetër në sajë të një sistemi ligjor të strukturuar në mënyre të rregullt, kapaciteti për të disiplinuar “pasojën” duhet të përmbajë mundesinë për të përfshirë edhe raste të pahasura më parë të cilat sigurisht do shfaqen me përparimin e teknologjisë të cilat pasurojnë disiplinën fillestare.

Me qëllim për të adaptuar sistemin dhe për të përmirësuar sjellien ndëshkimore të ligjshme ndaj veprave që manipulojnë informacionin Online, në Shkurt të vitit 2017 është paraqitur një projekt ligj me temë “Dispozitat për të parandaluar manipulimin e informacionit online, garantimin e trasparencës në ueb dhe qasjen e alfabetizimit mediatik”.

Duke u mbështetur në udhëzimet e Janarit të të njejtit vit nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës mbi temën e mediave Online dhe të gazetarisë, projekt ligji propozoi qasjen e një mase të re duke shtuar artikullin 656-b Publikimi ose perhapja e lajmeve të rreme, të ekzagjeruara apo tendencioze, të afta për të prishur rendin publik, nëpërmjet platformave informatike.

Ky nen u aprovua dhe u shtua menjëherë pas nenit 656-a duke pasur si bazë shkeljen ligjore apo krimin e publikimit ose të përhapies të lajmeve të rreme, të ekzagjeruara apo tendencioze të afta për të prishur rendin publik, ku mungonte specifikimi për pjesën Online të fakteve dhe platformave informatike.

Gjithmonë nëpërmjet të njejtit nen, u implementuan edhe dy nenkategori, nëpërmjet neneve 265-b dhe 265-c që kanë si bazë respektivisht Përhapien e lajmeve të rreme që mund të alarmojnë publikun ose të tjetërsojnë opinionin publik dhe Përhapien e tentativave për të krijuar urrejtie të cilat rrezikojnë proceset demokratike me të cilat kërkohet në mënyre thelbësore të krijohet një ndeshkim ekzemplar për rastet në të cilat shpërhapia e lajmeve të rreme që prekin vlera të tjera me rëndësi madhore si opinioni publik, duke krijuar alarm publik dhe duke cënuar procesin demokratik.

Kritikat mund të shprehen nëpërmjet këtyre neneve pas një krimi si disfatizmi politik, i cili aplikohet në “gjëndje lufte”.

Gjithashtu është hedhur dritë edhe mbi “Alfabetizimin mediatik” me mbështetjen e projekteve të sensibilizimit dhe të programeve të formimit të krijuara për të promovuar një përdorim kritik të mediave online, duke kaluar sigurisht nepërmjet formimit shkollor si kusht primar për zhvillimin të përdorimit kritik të potencialeve të ueb-it, në linjë me atë çka është parashikuar në ligjin e cyberbullizmit, të aprovuar në vitin 2017.

Hapi me delikat, i përballur nga këto nene është roli për ti ngarkuar administratorët dhe moderatorët e platformave informatike, gjithmonë e më tepër protagonistë dhe përgjegjës të përmbajtieve të ueb-it, shpesh herë edhe të tejngarkuar nga detyra jo bazike si administrimi në ark kohor të paracaktuar ose vlerësim i besueshmërisë së lajmeve të shpërndara.

Si përfundim, janë të shumtë elementët për tu rishikuar në një fazë diskutimesh mbi përmbajtien e projektligjeve të ngjashme në mënyrë që ato të merren realisht në konsideratë për të zhvilluar rregullimin organic mbi temat e sipërpërmendura.

Në nenet dhe projektligjin e mësipërm, është ndërmarë një inisiativë shtesë parlamentare, në Dhjetor 2017 me temë Normat e përgjithshme për Rrjetet Sociale dhe për kontrastin e përhapies në internet të përmbajtieve të jashtëligjshme ose të “Fake News”.

Kjo iniciativë, më tepër sesa hyri në thelb të përcaktimit të rasteve konkrete dhe rregullimin e neneve mbi termin “Fake News”, vendosi një objektiv shumë herë më të gjerë, atë për të monitoruar dhe rregulluar në nivel të përgjithshëm jo vetëm Europian por dhe më gjerë, fenomenin në karakteristikat dhe specifikat e tij si eveniment social, duke konfiguruar një sërë përgjegjësish për ofruesit e shërbimeve në ueb.

Ashtu si u specifikua në relacion “Objektivi i marrjes së masave është ai i parandalimit në mënyrë sa më efektive të publikimit ose qarkullimit të përmbajtieve që nxisin krime ndaj personave dhe disa nenkategori të tjera të rënda të shkeljeve që mund ti cilësojme si shkelje ndaj Demokracisë dhe të Drejtave të Njeriut dhe Shprehies së Fjalës së Lirë.” Tek këto të fundit bëjnë pjesë urrjetia raciste, propaganda që e nxit atë, akte me qëllime terroriste, akte falsifikimi dokumentash dhe komunikimesh informatike. Qëllimi është ai për ti dhënë një shtysë furnizuesit të rrjeteve sociale për të ngritur sisteme verifikimi për të provuar vërtetësinë e përmbajtieve të cilat më pas do të publikohen, në mënyrë që ata vetë të parandalojnë publikimin e lajmeve të rreme dhe për të ulur ndjeshëm përhapien e asaj që tashmë cilësohet si një krim i mirfilltë.

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 17 shkurt 2018

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 7 qershor 2018

Pavarësisht skenarëve e një fature ligjore përfundimtare në lidhje me këtë lëndë, fakti është se në Shtetet Europiane (Ku bën pjesë dhe Shqipëria), përhapia e lajmeve të rreme nëpërmjet rrjeteve sociale mund të gjejë një rregullim të përshtatshëm edhe si virtyt i një analize të karakteristikave dhe qëllimeve që janë baza e gjestit, në bazë të disiplinës ligjore në fuqi.

Përdorimi i ueb-it mundet sigurisht të përfaqësojë një modalitet të posaçëm të përhapies të lajmeve dhe ndikon pa asnjë dyshim dhe si pasojë në dëmët e mundshme, por vetëm nësë lajmi i rremë kategorizohet si një krim!

Fake News dhe neni 595: Shpifja

Shpifja – “Cilido, përveç rasteve të treguara në nenin e mësipërm dhe me prove të një vendimi nga një Gjykatë, duke komunikuar me më shumë persona, ofendon reputacionin e tjetrit, është i dënueshëm me heqie lirie deri në një vit ose me gjobë deri ne 1032 Euro. Nëse ofendimi mbështetet në një fakt personal atëhere kemi dhe shkelje të privatësisë personale, dënimi luhatet nga dy vjet heqie lirie ose me gjobë 2064 Euro.

Kjo është nënkategoria e cila haset në rastet më të shpeshta dhe që shërben si ekzemplar për të provuar nga një pikëpamje juridike, tipologjitë e sjellies që mund të fshihen pas lajmeve të rreme. Tek ajo përfshihen thuajse të gjithë elementët që dallojnë veprimtarinë ne ueb duke përhapur lajme të rreme.

Shpifja përfaqëson një krim të zakonshëm të tuteluar nga nderi në aspektin objektiv, i nënkuptuar si prishja e reputacionit të individit duke përdorur rrjetet sociale pra duke ruajtur njëfarë anonimati fillestar nga personi që e kryen atë, duke kërkuar të krijohet një imazh për tu përcjellë tek të tjerët, duke sulmuar reputacionin nëpërmjet ueb-it. Kësaj i shtohet fakti që e rrëndon nga ana ligjore e aftësisë së botës virtual, është bërë me qëllim për të përhapur ofendimin nëpërmjet sistemit më të aftë të komunikimit i cili arrin një masë tepër të lartë ndjekësish dhe lexuesish.

Mundësia për të përfshire “Fake News” në nenin 595, është e përcaktuar edhe nga fakti se është një shkelje në formë të lirë, pra për ta perfeksionuar do të mjaftonte ofendimi ndaj reputacionit i komunikuar në persona të tjerë nëpërmjet cilitdo mjeti në ueb, e cila provohet thjesht nëpërmjet postimit të lajmit duke e bërë atë të dukshëm dhe publik.

Kur flitet për shpifje nëpërmjet shtypit nuk mund të mostheksohet balancimi i nevojshëm mes tutelës së të përfolurit dhe të drejtës së shprehjes të lirë të mendimit i cili mbrohet gjithashtu me ligj kushtetues në secilin Shtet, mjafton që lajmi të mos jetë i remë dhe të bazohet në një vendim Gjyqësor mbi personin e përfolur.

Nëse falsiteti ngelet gjithsesi elementi përshkrues i “Fake News”, vlerësime të mëtejshme mund te kryhen në të gjitha elementët duke vlerësuar mënyrën, termat, gjuhën e përdorur dhe faktet bazë mbi të cilat është ndërtual lajmi.

Fake News dhe neni 658.a: Alarm i përhapur

Alarm i përhapur – “Cilido person, i cili duke shpallur shkatërime, dëmtime ose rreziqe jo ekzistente, ngjall panik dhe alarmon Autoritetet ose personat që ushtrojnë funksione publike, dënohet me ndalim deri në gjashtë muaj ose me gjobë deri ne 516 Euro”.

Në lidhje me këtë shkelje ajo çka vërteton ndikimin dhe efektin që lajmi ka tek ndjekësit apo lexuesit, duke shkaktuar tek ta frikën për një rrezik real, por aspak i theksuar shkaku që e shtyn autorin e saj për të vepruar, heq nga përgjegjësia ligjore çdo hetim në lidhje me faktin ose fajin.

Bëhet fjalë për një krim tek i cili vihet theksi mbi efektet dhe mesazhin që përcillet tek Autoritetet ose tek ata që kryejnë një detyrë publike, pra tek ata që kanë si detyrë të venë në dijeni dhe të marrin masa në rast rreziku real, në të mirë të kolektivit dhe shoqërise për ti tuteluar dhe mbrojtur ata. Në të vërtetë mungesa e cilësdo reference konkrete ndaj faktit ose fajita, si element që karakterizojnë sjellien e autorit, e bën shpesh herë të veshtirë ndarjen e kufirit mes veprimit të kryer dhe të qënit të ndërgjegjshëm, duke tejkaluar në një lojë të rrezikshme, përcakton alarmin e shpallur edhe pa qënë të ndërgjegjshëm për pasojat e rënda që mund të ketë ky veprim.

Janë imunë ndaj kësaj shkelje ata që për shembull me lajmin e përhapur nuk shprehin siguri por probabilitet, duke ja theksuar këtë lexuesit dyshimin e ligjshëm e mos verifikimit të saj.

Ky do të cilësohej si një kompromis i drejtë ms nevojës për të shpërndarë shpejt një lajm, aq më tepër duke pasur parasysh përmbajtien e saj që mund të parandalojë katastrofa ose dëmtime dhe rreziqe, dhe verifikimin e munguar kompetent të atij lajmi.

Përhapja dhe shpërndarja e lajmeve të rreme (“Fake News”) a përbën shkelje ligjore apo krim?

Sjellja e personit të parë, më saktë të krijuesit dhe shpërndarësit në ueb, është në thelb ai i autorit të shkeljes të mundëshme/krimit dhe ashtu si mund të gjykohet mund të jetë sipas rasteve, e hetueshme nga organet e ndryshme kompetente sipas hierarkisë por vetëm një Gjykatë ka të drejtë të shpallë fajtor apo të japë verdikte me masa ndalimi, arestimi, mase heqie liri apo gjobë.

Pra as Policia e Shtetit dhe as Prokuroria nuk kanë të drejtë përveç se të hetojnë në gjendie të lirë një situatë të tilë, të ndalojnë apo arestojne cilindo person i cili ka kryer një shkelje apo krim të tillë të supozuar Online!

Si duhet përcaktuar sjellia e atij, që megjithëse nuk ka krijuar lajmin e rreme, ndihmon në përhapien e tij? I pafajshëm, mbi të gjitha, sepse ne këtë rast nuk ka asnjë siguri që personi është në dijeni të vërtetësisë së lajmit.

Ndodh shpesh që dikush të tërhiqet nga një lajm vetëm nëpërmjet titutllit ose argumentit, pasi ajo ka lidhje me një ngjarie aktuale, apo çështje delicate që ndiqen nga një publik i gjerë në kohë reale dhe mbajnë në gatishmëri një grup të madh personash të interesuar, pasi lexohet një titull i shkruar si karem, rezulton të jetë një Fake News i ndërtuar artistikisht, që e arrin qëllimin që në zanafillën e saj (titulli) dhe të shtyn ta shpërndash akoma pa marrë nismën për ta hapur dhe për ta lxuar, dhe duke e shpërndarë në profiling apo faqen personale apo në një faqe të tretë për ta bëre të njohur tek miqtë dhe ndjekësit tuaj, kjo nuk përbën absolutisht një shkelje apo një krim pasi mjafton një kontaktim ndaj jush nga një person kompetent që ju të ndërgjegjësoheni për ta hequr atë por kursesi asnjëherë të rrezikoni të ndaloheni apo arestoheni!

Në raste të tilla megjithëse ka një sjellje aktive (shpërndarja – share) edhe pa ndërgjegjie mbi falsitetin e përmbajties, e vetmja shkelje e mundshme që mund të merret parasysh është keqinformimi, por duke vënë theksin tek shpërndarja e pavullnetshm e lajmeve të rreme.

Ndryshon rasti kur pas shpërndarjes së një lajmi të rreme vijon një koment. Shprehja e opinionit personal, tjetërsimi apo ndyshimi me qëllim i thelbit të një lajmi të rremë, së paku presupozon se ai lajm më parë është lexuar përpara se të shpërndahet.

Në këtë rast sjellia e atij qe merr, komenton dhe shpërndan është objekt i një vlerësimi të ndryshëm duke qënë se mund të vlerësohet si një pjesëmarrje aktive të cilësuar sipas rastit dhe vlerësimit që e thekso vetëm një Gjykatë mund të vendosë, e dënueshme vetëm në rast se provohet se është kryer me ndërgjegjie dhe me qëllime për të shpifur qëllimisht apo për të përhapur Panik apo terror në publik në mënyrë të qëllimshme.

Pra duke parë të shkruar të zeze mbi të bardhë dispozitat Ligjore të njehsuara nga Konventat e ndryshme Europiane konkludojmë se nuk duhet ngatërruar një ligj për sjellien Online me atë të botës Reale pasi ndryshimet janë të mëdha sidomos në rastet e sipërpërmendura.

Nga Thanas Dimço

Eskpert i Krimeve Kibernetike

Referenca:

Polizia Postale e Delle Communicazioni

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës

Kodi Penal për krimet kibernetike i njëhsuar për vendet Europiane.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Horoskopi i ditës, 5 dhjetor 2019

Publikuar

-

Nga

DASHI 21. mars – 20. prill

Do tundoheni shume nga dikush tjetër sot dhe mundet ta tradhtoni atë qe keni ne krah. Ky në fakt do jete një gabim i madh qe do shkatërrojë gjithçka keni ndërtuar deri me tani. Beqaret nuk do e kenë te lehte ta bëjnë për vete dike dhe mund te mërziten për këtë gjë. Ne planin financiar duhet te bëni pak me shume përpjekje qe ta mbani situatën te stabilizuar sepse kushtet nuk duken te mira.

DEMI 21. prill – 21. maj

Ndikimi i Plutonit do jete i madh tek jeta sentimentale e te dashuruarve. Gjerat për ta do ecin për mrekulli dhe do zgjidhen disa nga dyshimet qe kane pasur. Beqaret edhe sikur te duan nuk do mund ta shmangin dot një dashuri me shikim te pare. Buxheti nuk do jete i keq megjithatë mire është t’i bëni sytë katër sa here qe te shpenzoni. Asgjë e keqe nuk ka për t’iu ndodhur.

BINJAKET 22. maj – 21. qershor

Te dashuruarit do kalojnë një dite te këndshme dhe pa ndonjë emocion te jashtëzakonshëm. Gjerat për ta kane për te ecur edhe me mire nga sa e kishin ëndërruar. Beqaret do surprizohen nga një ftese qe do marrin dhe jeta e tyre do ndryshoje rrënjësisht. Sektori i financave nuk do jete i keq megjithatë duhet te gjeni një strategji me te mire menaxhimi qe situata te mbetet gjate e qëndrueshme.

GAFORRJA 22. qershor – 22. korrik

Venusi do iu beje me joshës gjate kësaj dite dhe partneri do ndihet më me fat qe ju ka ne krah. Shpesh emocionet për ju do jene super te forta. Beqaret kane njohur se fundmi disa persona, por do jene ne dileme për zgjedhjen qe duhet te bëjnë. Ne planin financiar mire është te dëgjoni këshillat e miqve sepse vetëm ashtu do mund te zgjidhni edhe disa probleme te vogla.

LUANI 23. korrik – 22. gusht

Do përjetoni ndjesi shumë te forta sot ju te dashuruarit dhe do doni te qëndroni me shume kohe me atë qe doni. Yjet ne përgjithësi do ua plotësojnë dëshirat. Beqaret do jene me te gatshëm për ta hapur zemrën dhe sot kane për te marre disa ftesa. Ne planin financiar do jete Neptuni ai qe do ua stabilizoje situatën. Ju tashme do jeni me te logjikshëm për çdo hap qe do hidhni.

VIRGJERESHA 23. gusht – 23. shtator

Dite shume e veçantë ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Gjerat mes jush dhe partnerit kane për t’iu ecur për se mbari. Beqaret do lumturohen pafund nga ftesat qe do marrin dhe jeta e tyre do ndryshoje përgjithmonë. Me menaxhimin e financave duhet te tregoni sa me shume seriozitet ne mënyrë qe gjendja te mbetet sa me e qëndrueshme.

PESHORJA 24. shtator – 23. tetor

Dite shume e qëndrueshme ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ndiheni shume me te qete pasi do i zgjidhni një e nga te gjitha problemet qe keni pasur. Për beqaret do ketë plot mundësi për takime, por jo te gjithë do mund te bëjnë zgjedhjen përfundimtare. Ne planin financiar fati do jete gjithë kohës ne jetën tuaj kështu qe mund ta kryeni pa frike edhe ndonjë shpenzim me te madh.

AKREPI 24. tetor – 22. nëntor

Do keni zënka te njëpasnjëshme me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe ne një moment mund te mendoni edhe te shkëputni çdo lidhje. Për pak kohe do qëndroni larg njeri-tjetrit. Beqaret do lodhen pak duke e kërkuar dashurinë, por ne fund do ja arrijnë qëllimit. Te ardhurat nuk do jene te kënaqshme kështu qe me mire shpenzoni me kursim ne mënyrë qe te mos vuani me vone.

SHIGJETARI 23. nëntor – 21. dhjetor

Perspektivat ne jetën tuaj ne çift janë shume te mira sot. Do jeni me te hapur me njeri tjetrin dhe do arrini te zgjidhni çdo problem qe ju kishte dale. Beqaret do jene shume te ngarkuar me pune dhe nuk do gjejnë aspak kohe te lire për t’ia kushtuar jetës sentimentale. Ne planin financiar fati do jete gjithë kohës ne anën e tyre. Me ne fund do i shlyejnë borxhet dhe do kryejnë disa investime te mira.

BRICJAPI 22. dhjetor – 20. janar

Dite shume e ngrohte ka për te qene kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do i sqaroni te gjitha keqkuptimet qe ju kishin dale dhe do ndiheni te qete. Beqaret nuk do ndihen ende gati për te hedhur hapa te mëdha dhe do preferojnë te presin ende disa dite. Gjendja e financave nuk ka për te qene e shkëlqyer, por e mjaftueshme për te kryer investimet e nevojshme.

UJORI 21. janar – 19. shkurt

Sot do përjetoni ndjesi me te forta ju te dashuruarit dhe marrëdhënia ne çift ka për te qene shume e ngrohte. Do dini si t’ia shprehni me shume njeri-tjetrit ato qe do ndieni dhe lumturia do jete e tejskajshme. Beqaret do bëjnë mire te mos ndërmarrin shume rreziqe vetëm për ta ndryshuar statusin sepse do zhgënjehen. Ne planin financiar fati do ju buzëqeshë gjithë kohës.

PESHQIT 20. shkurt – 20. mars

Asnjë planet nuk do ndikoje negativisht ne jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Ne përgjithësi marrëdhënia me partnerin ka për te qene ngrohte dhe e begate. Beqaret mund te bien ne dashuri me personat e gabuar, prandaj me mire le t’i marrin gjerat shtruar pa marre vendime te menjëhershme. Sektorin e financave mos e neglizhoni sepse do keni probleme serioze me vone.

LEXO TE PLOTE