LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Financim 100% i partive nga buxheti i shtetit/ Ivi Kaso sqaron propozimin e PD-së

19 Nëntor 2019, 19:45, Politikë CNA
Financim 100% i partive nga buxheti i shtetit/ Ivi Kaso sqaron propozimin e

Sekretari i Partisë Demokratike për çështjet zgjedhore, Ivi Kaso ka komentuar tryezën për Reformën Zgjedhore të mbajtur ditën e sotme në prezencë të OSBE-së.

Në një intervistë për ?Mbrëmje në ABC?, Kaso ka ritheksuar rëndësinë e kësaj reforme teksa shprehet se PD po bën përpjekjet e saj për paraqitjen e një drafti serioz që të përfshijë një pjesë të mirë të problematikave që kanë të bëjnë me zgjedhjet.

?E rëndesishme është që reforma të bëhet për shqiptarët. Qëndrimi janë ka qenë dhe është konseguend. Besoj se në fund të këtij ushtrimi në vështirë do të riafirmohet qëndrimi jonë zerioz ndaj reformës.

Drafti ynë ka për të qenë një draft serioz, i cili në mos të gjitha problematikat, do të adresojë një pjesë të mirë të këtyre problematikave?, ka thënë ndër të tjera Kaso.

I pyetur në lidhje me nismën e demokratëve për financimin e partive politike 100% nga shteti gjatë fushatave, Kaso qartësonë se kjo është një nismë e hershme e opozitës, e cila ka mbetur e pakonkretizuar.

Sipas sekretarit të Partisë Demokratike për çështjet zgjedhore, synimi i kësaj nisme është shkëputja e partive politike nga financimi që mund të bëhet nga grupet kriminale.

?Propozimi për financimin 100% publik për partitë politikë nuk është paraqitur sot, por daton të paktën që në vitin 2016 nga opozita e bashkuar. Kjo tezë tashmë ekziston, por ende nuk është e draftuar.

Synimi është për të shkëputur lidhjen e politikës me krimin dhe për të eleminuar kostot indirekte të financimit në politikbërëje, pasi kemi parë persona të cilët financojnë partinë politike e cila mendohet që mund të fitojë zgjedhjet duke kërkuar më pas favore ndaj tyre.

Propozimi ynë nuk është një qëllim në vetëvete, pra nuk mund ta shohim si një propozim të shkëputur, por ndërthuret me një mozaik propozimesh të cilët bashkë sigurojnë se kjo situatë e ndodhur në zgjedhjet e kaluara të mos ndodhi më.

Zgjidhja është ulja e nivelit të fushatës për të gjitha buxhetet dhe përcaktimin e një garantuesi, i cili do të mund të përcaktojë një manual aktivitetesh që do të mbahen nga subjektet politike në fushatë me koston e tyre reale.

Po ashtu, do të bëhet limitimi i daljeve publike live në televizione dhe limitimi i aktiviteteve publike për të shkurtuar koston?, është shprehur Ivi Kaso./CNA.al

Lajmet e fundit nga