LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E akuzuar për zhvatjen e 1.5 mln eurove/ Lirohet nga burgu ish Prokurorja Speciale e Maqedonisë së Veriut

19 Nëntor 2019, 17:06, Kosova & Bota CNA
E akuzuar për zhvatjen e 1.5 mln eurove/ Lirohet nga burgu ish Prokurorja

Ish prokurorja speciale e Maqedonisë së Veriut, Katica Janeva është liruar ditën e sotme nga burgu i Shutkës. Mediat maqedonase bëjnë me dije se Janeva është larguar nga qelia pasi iu dha masa e sigurisë ?arrest shtëpie?.

Katica Janeva është e akuzuar për rastin ?Reket? për shkak se së bashku me Boki 13 dhe Zoran Kiçeecin kanë zhvatur mbi 1.5 milion euro nga biznesmeni Orce Kamçev.

Lirimi i ish prokurores pas 3 muajësh qëndrimi në qelinë e paraburgimit, është konfirmuar edhe nga Gjykata e Apelit e cila ka pranuar garancinë./CNA.al

Lajmet e fundit nga