LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dokumenti-Gara për Prokuror të Përgjithshëm/ Arta Marku ankimon renditjen?

19 Nëntor 2019, 15:12, Politikë CNA
Dokumenti-Gara për Prokuror të Përgjithshëm/ Arta Marku

Arta Marku ka kërkuar informacion lidhur me renditjen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për garën për Prokuror të Përgjithshëm.

Një ditë pas intervistimit, të tre kandidatëve për kryeprokuror KLP nxorri listë me vlerësimet për kandidatët. I pari në listë është Olsian Çela me 459 pikë, e dyta Arta Marku me 406 pikë dhe e treta Fajona Memçaj me 362 pikë.

Marku ka kërkuar t?i vihet në dispozicion pikëzimi i detajuar prej secilit anëtar të KLP me analizën dhe metodologjinë përkatëse të vlerësimit të ndjekur nga secili anëtar.

Ky dyshim, nga ana e saj, lidhur me pikëzimin siç duket do e çojë Markun drejt ankimimit për renditjen nga KLP për garën për Prokuror të Përgjithshëm.

Lajmet e fundit nga