Connect with Us

Detajet nga takimi/ Ilir Meta kryqëzon opozitarët dhe paralajmëron zgjedhje

Politikë

Detajet nga takimi/ Ilir Meta kryqëzon opozitarët dhe paralajmëron zgjedhje

Publikuar

-

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, zhvilloi sot një takim me kryetarët e partive të Opozitës së Bashkuar, drejtuar nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Takimi u mbajt rreth orës 09:00 në Presidencë, ndërsa në fokus të bisedimeve u përfol se do të ishte situata politike në vend, pas përplasjeve të fundit mes Presidencës dhe KED në lidhje me emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Mirëpo Meta duket se e ka shfrytëzuar këtë mbledhje për të shfryrë të gjithë inatin e tij dhe kritikat ndaj krerëve të Opozitës, të cilët dogjën mandatet dhe braktisën Parlamanetin, duke e lënë të gjithë pushtetin në duart e Edi Ramës.

Sipas burimeve të CNA.al, mësohet se krerët e Opozitës kanë qëndruar “sus” para Presidentit, i cili nuk është kursyer aspak me gjuhën e tij teksa ka marrë dhe rolin e “shefit”.

LEXO EDHE:  Foto-Fillon grumbullimi i protestuesve/ Blindohet Kryeministria

Meta iu është drejtuar opozitarëve: “Keni humbur të gjitha betejat. I keni lënë Ramës të gjitha pushtetet. Duhet të bëheni gati për zgjedhje, me ligjin e Ramës”.

Por më i trembur duket se ka qenë Luli. Teksa Meta e ka pyetur për Reformën Zgjedhore, kreu i Opozitës është detyruar të gënjejë, duke thënë se po punojnë dhe se në datë 25 do kenë gati amandamentet, paçka se në PD asnjë nuk po shkruan amandamente.

Meta nuk e ka përjashtuar dhe opsionin e shpërndarjes së Parlamentit, ndërsa i ka urdhëruar opozitarët të jenë gati për zgjedhje të parakohëshme në muajt janar-shkurt./CNA.al

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Gjykata e Posaçme ktheu dosjen për rigjykim/ Saimir Tahiri bën lëvizjen e radhës

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Posaçme ktheu dosjen për rigjykim/ Saimir Tahiri bën lëvizjen e radhës

Ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-drejtori i Policisë së Vlorës Jaeld Çela kanë bërë rekurs në Gjykatën e Lartë, për vendimin e dhënë në apel, për rikthimin e hetimeve në pikën zero.

Sipas Gjykatës së Posaçme, Prokuroria ka ngritur akuza të reja për ish-ministrin dhe dhe ka gabuar në rikualifikimin e veprës penale.
Sipas Apelit të Posaçëm, Saimir Tahirit dhe ish-drejtorit të Policisë së Vlorës Jaeld Çela nuk u është lënë mundësia të mbroheshin.



LEXO EDHE:  Asnjë kusht i plotësuar/ Spaho: Negociatat nuk do të hapen

Tahiri ishte dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë vetëm për ‘shpërdorim detyre’, akuzë që u konvertua në 3 vite shërbim prove, dhe teksa pritej të shpallej i pafajshëm nga Gjykata e Apelit me vendim të formës së prerë, kjo e fundit e ka kthyer sërish mbrapsht çështjen./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Të sëmurët me Covid duan gjak”/ Alarmi i Panaritit: Të sigurohet plazma e Konvaleshencës

Publikuar

-

Nga

"Të sëmurët me Covid duan gjak"/ Alarmi i Panaritit: Të sigurohet plazma e Konvaleshencës

Ish-ministri, Edmond Panariti ngre alarmin për neglizhencën e Ministrisë së Shëndetësisë, me koordinimin e Qendrës së Gjakut.

Sipas Panaritit, sot më shumë se kurrë, është e nevojshme që pacientët që kanë kaluar sëmundjen me virusin Covid-19 të thirren për të dhuruar gjakun e tyre, pasi do të shpëtonin jetë.

“Ku është qendra e dhurimit të gjakut? Kaq e vështirë qenka të sigurohet plazma e Konvaleshencës?



Që potencialisht mund të shpëtonte shumë jetë nga kurthi i intubimit të koronavirusit ?

LEXO EDHE:  Rama - Meta paqe dhe pazare

Jam i sigurt, se ata qindra pacientë të shëruar nga COVID, por me gjakun plot antitrupa neutralizues të virusit do të dhuronin me dëshirë gjakun e tyre për të ndaluar rrëshqitjen drejt fatalitetit të shumë fatkeqëve që u duhet të luftojnë me vdekjen.
Çfarë teknologjie kërkohet? Mos duhet ndonjë shpikje hata?
Thjesht marrje gjaku intravenoz sipas protokolleve, centrifugim dhe ja ku e prodhove plazmën… Dhe ke një armë për të luftuar këtë rrezik vdekjeprurës”, shkruan Panariti. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Publikohet video: Banorët e Barçit në Korçë pa ujë dhe pa infrastukturë

Publikuar

-

Nga

Ish-deputeti i LSI-së Endrit Braimllari teksa ka publikuar një video, ka bërë publik faktin se banorët në Barc të po perballen me mungesen e infrastruktures dhe ujit të pijshëm.

Sipas Braimllarit, koha e Rilindjes së fasadave ka marrë fund.



“Banoret e Barçit te Korçes po perballen me mungesen e infrastruktures dhe ujit te pishem si pasoje e nje qeverisje te deshtuar klienteliste dhe fasade te Rilidjes. Edi Rames dhe kukullave te tij nuk i interesojne problemet e perditshme te qytetareve por vetem politika e fasades.
Qytetaret perveçse mungeses se vendeve te punes, kostos se larte te jetes, mungeses se investimeve ne bujqesi, falimentimin e biznesit te vogel dhe te mesem, largimin e te rinjve nga vendi sot duhet te kthehen shume vite pas.
Mungesa e infrastruktures dhe ujit te pishem eshte kthyer ne nje problem serioz per jeten e perditshme. Koha e rilindjes fasade ka marre fund. Eshte koha e sherbimit qytetar per te kthyer shpresen dhe besimin ne vend”, shkruan Braimllari./CNA.al

LEXO TE PLOTE