LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dëshironi të studioni në SHBA?/ Ambasada ka një njoftim të rëndësishëm

19 Nëntor 2019, 08:17, Sociale CNA
Dëshironi të studioni në SHBA?/ Ambasada ka një njoftim

Ambasada e SHBA në Tiranë ka bërë sot një njoftim të rëndësishëm për të gjithë ata që janë të interesuar të studiojnë në Amerikë.

Në një postim në rrjetet sociale, Ambasada e SHBA bën të ditur se kjo është Java Ndërkombëtare e Arsimit dhe koha e duhur për të mësuar më shumë mbi arsimin në Shtetet e Bashkuara.

Ambasada i fton të gjithë të interesuarit të marrin pjesë sot në orën 13:00, në Këndin Amerikan në Tiranë, për një bisedë virtuale me Bora Bejkon dhe Dario Cenkon, ish studentë të Klubit Konkurues të Kolegjeve, të cilët janë duke ndjekur universitetin Capital në Ohio nëpërmjet një burse studimi.

?Jeni të interesuar të studioni në Shtetet e Bashkuara? Kjo është Java Ndërkombëtare e Arsimit, koha e duhur për të mësuar më shumë mbi arsimin në Shtetet e Bashkuara! Ejani sot në orën 13:00, në Këndin Amerikan në Tiranë, për një bisedë virtuale me Bora Bejkon dhe Dario Cenkon, ish studentë të Klubit Konkurues të Kolegjeve, të cilët janë duke ndjekur universitetin Capital në Ohio nëpërmjet një burse studimi. Ata do të flasin për procesin e aplikimit, bursat dhe përvojën e tyre si studentë ndërkombëtarë në Shtetet e Bashkuara.?-thuhet në mesazh./ CNA.al

Lajmet e fundit nga