LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Deklarimi vjetor është taksim i të varfërve/ Gazetari sfidon publikisht qeverinë

19 Nëntor 2019, 14:15, Ekonomi CNA
Deklarimi vjetor është taksim i të varfërve/ Gazetari sfidon

Gazetari Klodian Tomorri ka reaguar në lidhje me deklaratën e djeshme të drejtoreshës së Tatimeve, Delina Ibrahimaj, e cila justifikonte detyrimin e qytetarëve të dypunësuar për të bërë deklarim vjetor të të ardhurave, duke u shprehur se si qëllim kishte barazinë në treg.

Në një postim në rrjetet sociale, Tomorri thekson se deklarimi vjetor është taksim i të varfërve.

Më tej, gazetari Tomorri sfidon publikisht qeverinë, ndërsa sjell disa shembuj.

?Degjova drejtoreshen e Tatimeve dje te justifikonte detyrimin e qytetareve te dypunesuar per te bere deklarim vjetor, dhe rrjedhimisht per te paguar me shume taksa, si nje mase qe nuk synon rritjen e barres, por barazine ne treg.

Mire shume. Tani, mblidhni pak te gjithe mendimtaret qe keni ne qeveri dhe na zgjidhni pak kete ekuacionin!

Rasti 1:
Një qytetar punon vetëm një muaj në vit dhe pjesën tjetër të vitit rri i papunë. Gjatë këtij muaji ai bën dy punë të ndryshme nga të cilat siguron në total 3.5 milionë lekë të vjetra. Për këtë nivel të ardhurash, taksa që ky qytetar do të paguajë në shtet është 616 mijë lekë të vjetra.

Rasti 2:
Një qytetar tjetër bën vetëm një punë, por punon në të gjithë muajt e vitit. Ai paguhet 300 mijë lekë në muaj ose 3.6 milionë lekë të vjetra në vit. Taksa që ky qytetar paguan në shtet është zero.

Pra, qytetari që merr 3.5 mln lekë rrogë ne vit paguan 616 mijë lekë taksa. Ai që merr 3.6 milionë lekë rrogë ne vit paguan zero taksa. Pyetje për qeverinë: Po kjo është e barabartë??-shkruan ndër të tjera Tomorri.

Postimi i plotë:

Deklarimi vjetor eshte taksim i te varferve

Degjova drejtoreshen e Tatimeve dje te justifikonte detyrimin e qytetareve te dypunesuar per te bere deklarim vjetor, dhe rrjedhimisht per te paguar me shume taksa, si nje mase qe nuk synon rritjen e barres, por barazine ne treg.

Mire shume. Tani, mblidhni pak te gjithe mendimtaret qe keni ne qeveri dhe na zgjidhni pak kete ekuacionin!

Rasti 1:
Një qytetar punon vetëm një muaj në vit dhe pjesën tjetër të vitit rri i papunë. Gjatë këtij muaji ai bën dy punë të ndryshme nga të cilat siguron në total 3.5 milionë lekë të vjetra. Për këtë nivel të ardhurash, taksa që ky qytetar do të paguajë në shtet është 616 mijë lekë të vjetra.

Rasti 2:
Një qytetar tjetër bën vetëm një punë, por punon në të gjithë muajt e vitit. Ai paguhet 300 mijë lekë në muaj ose 3.6 milionë lekë të vjetra në vit. Taksa që ky qytetar paguan në shtet është zero.

Pra, qytetari që merr 3.5 mln lekë rrogë ne vit paguan 616 mijë lekë taksa. Ai që merr 3.6 milionë lekë rrogë ne vit paguan zero taksa. Pyetje për qeverinë: Po kjo është e barabartë?

Morali I fabulës:
Taksa progresive dhe barazia nuk shkojnë asnjëherë më njëra tjetrën. Progresivizmi është trade-off mes barazisë dhe dhembshurisë. Është një konsensus, ku shoqëria cënon barazinë dhe drejtësinë për të ndihmuar pjesën më vulnerabël të saj, pra për të mos lënë njeri pas.

Koncepti strikt i barazise eshte taksa lump sum. Madje as taksa e sheshte nuk eshte, por lump sum, pra taksa per koke ku cdo njeri paguan te njejten takse fikse. Por meqense tregu, aftesite, rrethanat dhe fati bejne qe nje pjese e individeve te mbeten pas apo te bien ne mjerim, shoqeria ben kete konsensus. Dhembshuri ne kurriz te barazise dhe drejtesise.

Ah dhe nje gje. Mos genjeni me here tjeter kur sillni shembuj me njerez qe paguhen 2.5 milione leke ne muaj. Sepse te gjithe ata qe kane page mbi 1.66 milione leke ne muaj e kane prej vitesh detyrimin per te bere deklarim vjetor te ardhurash. Ky rregullimi i fundit eshte per taksuar fukarenjte.

Lajmet e fundit nga