Connect with Us

“Çfarë ka bërë Basha për censusin?”/ Përgjigjet Mesila Doda: Vetëdeklarimi i rremë, 1 mln lekë gjobë

Politikë

“Çfarë ka bërë Basha për censusin?”/ Përgjigjet Mesila Doda: Vetëdeklarimi i rremë, 1 mln lekë gjobë

Publikuar

-

Ish deputetja e PDIU, Mesila Doda, ka folur edhe në lidhje me debatet për vetëdeklarimin. Në një intervistë në studion e emisionit “Top Talk”, e pyetur se çfarë ka bërë deri tani Basha përsa i përket censusit Doda është shprehue se është votuar ligji që gjobit personat që bëjnë vetdeklarime të rreme.

Çfarë ka bërë Basha për censusin?

Doda: Basha për censusin ka votuar ligjin që thotë se nuk mund të ketë vetëdeklarim të rremë për kombësinë sepse do të marrësh gjobë prej 1 milion lekësh të vjetra.

LEXO EDHE:  Negociatat/ Basha: Europa refuzoi Ramën jo shqiptarët

Kemi folur edhe me Greqinë në lidhje me këtë çështje.

Kjo është një çështje kombëtare, është një çështje madhore dhe po zhbëhet pak nga pak sepse shtetarët japin një pjesë të shqipërisë për të ruajtur pushtetin e tyre./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Rama thërret në zyrë inxhinieren Bozdo/ Kryeministri i kërkon ndihmë: Do ishte shumë pozitive

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka pritur sot në zyrën e tij, inxhinieren Luljeta Bozo.

Rama i kërkoi ndihmë Bozdos për fazën e ekspertimit të godinave të cilat janë dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

“Ajo që unë doja në fakt tju kërkoja meqë janë angazhuar, mendoj që do ishte shumë pozitive nëse ju do të na ofronit ndihmë. Po bëjmë një paketë të thjeshtë standardesh të riparimit. Ne duam që ti supervizionojmë vetë në ato raste kur kompanitë do të marrin përsipër që t’i riparojnë vetë, gjithsesi ne do ti’ supervizionojmë vetë. Nëse ju do të na ndihmonit në këtë proces jeni një burim sigurie më shumë për njerëzit”, u shpreh Rama.

LEXO EDHE:  Basha dhe Rama teatër në parlament/ Zbardhen prapaskenat

LEXO EDHE:  VIDEO/ Rama-Basha përballë njëri-tjetrit

“Tani fillon kjo ekspertiza, unë këtu e kam merakun sepse nuk ka mundësi një grup t’i mbulojë të gjitha. Një rast konkret, shkon i huaji thotë godina s’ka gjë. Vete njësia vendore me specialistët që ka dhe i vë shiritin”, tha Bozdo./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Shembet banesa 4 katëshe në Shkozet/ Ishte dëmtuar nga tërmeti

Publikuar

-

Nga

Një tjetër banesë e dëmtuar nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit është shembur në Shkozet.

Mësohet se IKMT ka bërë mesditën e sotme shembjen me eksploziv të një banese katër katëshe përballë tregut Agro Ushqimor.

Fillimisht policia evakuoi të gjithë banorët e zonës dhe më pas është bërë shpërthimi i kontrolluar.

Deri më tani ka shkuar në katër numri i banesave të shembura nga IKMT pasi janë shpallur të pabanueshme nga dëmet e marra nga tërmeti./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nuk bëhet vaji i korbit në ditë zie”/ Balla thumbon deputetët e opozitës

Publikuar

-

Nga

Kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla i bëri apel deputetëve të opozitës parlamentare të bashkëpunojnë me mazhorancën dhe të mos marrin shembullin e opozitës joparlamentare.

Nga foltorja e Kuvendit, Balla i tha deputetëve të mos bëjnë “vaj korbi” në ditë zie dhe kërkoi të mos merren me PPP-të.

“I them kolegut të ri në Shqipëri nuk bëhet korbi në ditë zie, as vaji i korbit. Shqipëria prej 26 nëntorit po kalon një nga momentet më të vështira, më të hidhura. Tërmeti i tmerrshëm që goditi Shqipërinë e që u shoqërua me një bilanc tragjik, përbën një sfidë që shkon përtej mundësive të qeverisë sonë, e të kombit tonë.

Por qeveria nuk po rri. Për ata që ende nuk e dinë, 29 të lënduar po marrin një kujdes të veçantë dhe janë nën mbikqyrjen e bluzave të bardha, 3 janë dërguar jashtë për një mjekim më të specializuar.

Edhe falë gatishmërisë së qeverisë italiane, ne menaxhuam momentet e vështira. Kryeministri Rama ka qënë çdo ditë në kontakt me kryeministrin italian, i cili vazhdon të jetë në gatishmëri për çdo nevojë që ne kemi”, deklaroi numri 2 i PS-së, ndërsa thumboi deputetët opozitarë që ofendojnë në parlament.

“Ju dëgjova me vëmendje ju të opozitës, dhe ndonjëri nga ju për efekt të karriges, ka trashëguar fjalorin e opozitës së parë. Ky Kuvend sot mbështet të gjitha aktet që bëri qeveria menjëherë për t’i ardhur në ndihmë banorëve të prekur.

LEXO EDHE:  “Kombi në zi”/ Basha mesazh ngushëllimi për Demaçin

LEXO EDHE:  Basha dhe Rama teatër në parlament/ Zbardhen prapaskenat

Qeveria solli sot në mëngjes aktin normativ, dhe Kuvendi ka sot detyrë ta miratojë.

Lidhur me buxhetin, në këtë situatë u alokua fondi i duhur pa prekur fushat e tjera të jetës. Qeveria i akordoi pension të posaçëm të gjithë familjarëve të viktimave.

Mjaft më me këngën e  Albana Vokshin, PPP, PPP, këtu skanë lidhje fare. Po flasim për rikuperimin e banorëve të prekur.

Dhe sa për PPP-të, të jeni të sigurt që gjithçka kemi bërë ë këmi bërë më bindjen e plotë, për të mirën e Shqipërisë. Brenda vitit ngrihet SPAK, kush ka ankesa le ti bëjë.

Dua të falenderoj Forcat e Armatosura, Policinë e Shtetit, Urgjencën Kombëtare, vëllëzërit tonë nga Kosova për ndihmën e jashtëzakonshme dhe padyshim, pa përmendur emra se kam frikën mos gaboj, të gjitha shtetet që u solidarizuan dhe ndihmuan Shqipërinë në këto momente dramatike.

Thirrja e kryeministrit për opozitën jashtë paralmentit vlen edhe për ju këtu, mbështesni shqiptarët’, theksoi Balla./ CNA.al

LEXO TE PLOTE