LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha kryeministër?/ Ironia e Patozit: Nuk kemi nevojë për një Ramë tjetër”

19 Nëntor 2019, 21:19, Politikë CNA
Basha kryeministër?/ Ironia e Patozit: Nuk kemi nevojë për

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, i ftuar në ?Repolitix? ku po diskutohet kriza politike është shprehur me rezerva lidhur me rolin e opozitës dhe kreut të saj Lulzim Basha.

Patozi theksoi se opozita nuk po bën asgjë për të kufizuar rolin e kryeministrit  në keqpërdorjen e pushtetit, dhe në vend të kesaj merret me hallin që nuk përfill Presidentin.

?Nuk kemi nevojë të iki një Ramë dhe të vijë një tjetër. Ne kemi nevojë për një kryeminiter në kafaz.

Kryeministri jo vetëm si person por edhe si institucion është problemi këtu. Duhet ti lëmë pak hapësirë të këqpërdorë pushtetin.

Pse nuk e bën opozita këtë? Opozita ka hallin pse nuk përfilli Presidentin, kur dhe vetë Presideneti nuk duhet të merret me këtë.

Partia Demokratikie është e pafalshme, nuk ka ende një vizion si e vizaton ajo Shqipërinë e së nesermës. Të gjithë ne këtu e kemi. Partia Demokratike është duke shtyrë ditët e veta?, u shpreh Patozi./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga