Politikë
Aldo Bumçi zbulon planin e opozitës për zgjedhje të parakohshme/ Ja kur pritet të mbahen

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi ka zbuluar planin e opozitës që pritet të vihet në zbatim në në ardhmen. Në një intervistë për News24, Bumçi sqaron se: “protestat u ndalën për shkak të integrimit (deri më 18 tetor) sepse nuk donim të dukeshim sikur ishim ne ata që po pengonim Shqipërinë, kur në fakt është kriza e rëndë”.
Ish deputeti ka paralajmëruar se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme për 4 muaj, ndërsa shton se ndodhemi në një krizë të thellë dhe vetëm zgjedhjet e parakohshme janë zgjidhja.
“Tani po punojmë për Reformën Zgjedhore dhe sapo reforma të përfundojë është gati baza ligjore për zhvillimin e zgjedhjeve.
Ndërkohë janë ngritur dhe institucionet kryesore të drejtësisë, ndaj duhet të shkojmë në zgjedhje të parakohshme, në pranverë, në mars 2020.
Kjo është zgjidhja! Nëse nuk ndodh kështu, ne do të dalim në protesta, të cilat nuk do të jenë më një shëtitje në Bulevard.
Shqipëria është e sëmurë, po lëngon. Është kancer, që i ka prekur organet vitale të trupit. Ekonomia është në krizë shumë të rëndë.
Duhet zgjidhje dhe zgjidhja vjen me zgjedhje të parakohshme, të lira e të ndershme.
Sa më gjatë të zgjasë kjo, do të çojë në një situatë, që do jetë e vështirë ta rikthejmë. Shkaktari i krizës është Edi Rama”, deklaroi Bumçi./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Bojaxhiu i 99-shave!
Dy ditët e fundit në rrjet ka qarkulluar një video, ku bojaxhiu i 99-shave, ai që pretendon se është kryebashkiaku i Tiranës, që merr urdhër...

Ngjela flet me emra/ Ja kush janë 4 fajtorët për ndërtesat pa leje buzë detit
Avokati Spartak Ngjela ka përmendur emra, teksa foli për fajtorët e kësaj situate ku ndodhet vendi, pas tërmetit të 26 nëntorit. Ngjela cilësoi si fajtorë...