Connect with Us

18 ditë pas atentatit/ Arjan Ndoja dhe miku i tij lënë spitalin

Kronika

18 ditë pas atentatit/ Arjan Ndoja dhe miku i tij lënë spitalin

Publikuar

-

Parditen e djeshme, prokurori i Durrësit Arjan Ndoja ka lënë spitalin dhe është rikthyer në shtëpi.

Ndoja la spitalin 18 ditë pas atentatit të ndodhur te mbikalimi i Shkozetit dhe u dërgua në shtëpi për të vazhduar rehabilitimin pas plumbave që mori të premten e 1 nëntorit.

Gjithashtu, edhe Landi Muharremi (Aleksandër Laho), doli dje nga spitali pasi qendroi 18 ditë në spital për shkak të plagës që mori në nofull teksa udhëtonte me Arjan Ndojën.

LEXO EDHE:  Rama cakton afatet/ Në 15 dhjetor të gjithë do të jenë në shtëpi të re

Kujtojmë se shoferi i Arjan Ndojës, Andi Maloku humbi jetën 1 javë pas ngjarjes për shkak të plagëve të marra në shtyllën kurrizore./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Drejt Anglisë në mënyrë të paligjshme/ Arrestohen 14 shqiptarë

Publikuar

-

Nga

14 shqiptarë janë arrestur në tentativë për të hyrë në Angli në më mënyrë të paligjshme.

Shqiptarët janë ndaluar pranë fshatit të vogël anglez Blythburgh.

Ndërsa, dy të tjerë janë arrestuar nën dyshimin se kanë ndihmuar në emigracionin klandestinë, shkruajnë mediat e huaja.

Sipas mediave vendase, policia ka bllokuar gjithashtu dhe 2 automjete, të cilat përdoreshin për transportin e emigrantëve.

LEXO EDHE:  Si të tërheqim paratë në shtëpinë tonë

LEXO EDHE:  Rama cakton afatet/ Në 15 dhjetor të gjithë do të jenë në shtëpi të re

Emigracioni i paligjshëm në Britani vazhdon të mbetet problematikë e mprehtë, ndërsa rastet me shqiptarë janë po ashtu të shumta./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Tregtonin drogë/ Pranga çiftit shqiptar në Itali

Publikuar

-

Nga

Një çift shqiptarësh, burrë e grua janë arrestuar në Itali, pasi  akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike.

Gjatë kontrollit në banesë, çiftit shqiptar iu gjetën 4000 euro të gatshme  si dhe një sasi e konsiderueshme droge.

Burri përfundoi në burgun e qytetit, ndërsa gruaja e tij u la në arrest shtëpiak, për shkak se ajo ndodhej në muajt e fundit të shtatzënisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Gjendet i vdekur në banesë ish-prokurori shqiptar

Publikuar

-

Nga

Ish prokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Agron Matjani, është gjetur i vdekur në banesën e tij.

Sipas mediave vendase, lajmi është konfirmua nga vetë familjarët, ndërkaq Prokuroria ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen e dyshimtë.

“Me të marrë lajmin, prokurorja kujdestare së bashku me njësitet relevante policore, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe rasti është iniciuar si ‘vdekje e dyshimtë’”, theksohet në njoftimin e Prokurorisë. Me urdhër të prokurores, trupi i viktimës do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë./CNA.al

LEXO TE PLOTE