LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zotimi i Bashës/ Anullimi i të gjithë aferave korruptive, paratë do u kthehen shqiptarëve

18 Nëntor 2019, 13:38, Politikë CNA
Zotimi i Bashës/ Anullimi i të gjithë aferave korruptive,

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në vijim të turit të tij ?Shpresë për Shqipërinë?, është ndalur sot në Lezhë, ku ka zhvilluar një takim me fermerët.

Gjatë këtij takimi, Basha u zotua se do të anullojë të gjitha aferat korruptive, duke nisur me Milot-Balldre dhe këto para do i kthehen shqiptarëve

?Do të anullohen të gjitha aferat korruptive, duke nisur me Milot-Balldre dhe këto para do i kthehen shqiptarëve.

Kjo do na japë mundësi që 100 milion euro ti japin për mbështetje me subvensione fermerëve nëpërmjet një sistemi të digjitalizuar.

Me këtë skemë mbështetjeje, do të minimizojmë deri në zerim të kostos së prodhimit.?-tha Basha.

Sa i takon kërkesës së fermerëve për uljen e çmimit të naftës, Basha tha se ?do të heqim taksën Rama për karburantin duke e ulur direkt çmimin me 240 lek.?

Më tej, ai u shpreh se duhen specialistë që fermerët të dinë se çfarë të mbjellin.

?Duke mos subvensionuar prodhimin tonë i kemi hapur dyert importit. Duhet të vendosen rregulla për barazi në treg.

Në kontrast me këtë qeveri, tek unë dhe qeveria ime do të gjeni vizionin dhe programin që ju ka ju dhe bujqësinë në qëndër të vëmendjes

Fermerët ankohen për zhgënjimet për mos mbajtjen e premtimeve nga politikanët

Nuk kam ndërmend të fshihem për të ju ikur përgjegjësive. Do të vi prapë këtu për tu ballafaquar me angazhimet dhe përgjegjësitë e mia?-u shpreh kryedemokrati Basha./ CNA.al

Lajmet e fundit nga