Connect with Us

Zbërthehet Presidenti/ Tregon pse ia mbylli portën ambasadorit Borchardt

Politikë

Zbërthehet Presidenti/ Tregon pse ia mbylli portën ambasadorit Borchardt

Publikuar

-

Presidenti Ilir Meta, ka sqaruar edhe një herë  vendimin e tij për të shpallur “non grata” ambasadorin e OSBE-së Bernard Borchardt.

I ftuar në emisionin “Open”, Meta u shpreh se ka ardhur koha ti tregojë kufijt disa diplomatëve.

“Mendoj se jemi shumë vonë për ti treguar disa kufij disa diplomatëve që kanë abuzuar shumë me atë respekt të jashtëzakonshëm që në kemi për të huajt.

Mund të ishte bërë dhe përpara. U duket si sport disa ambasadorëve për të vënë në lojë institucionet e shtetit, që nuk është vetëm Presidenca. Përveç disa sjelljeve të tjera, përfshirë dhe Gjykatën Kushtetuese.

90% e diplomatëve janë me dinjitet, janë mjaft korrekt, por një pjesë e ka tepruar.

LEXO EDHE:  Meta-Hoxhaj/ Me rëndësi bashkëpunimi parlamentar

Nuk është kurrsesi në të drejtën e një ambasadori të vej në dyshim dekretin e një Presidenti për zgjedhjet. Besoj ka qenë mjaft i qartë dhe raporti i OSBE/ODIHR në këtë pjesë.

Janë disa diplomat që janë bërë si leckat e Edi Ramës. Jo vetëm që janë bërë palë më Edi Ramën por janë i vetmi justifikim për çdo shkelje të Edi Ramës dhe dështim” u shpreh Meta./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Të gjithë u ulën paska me vështirësi”/Rama nga Brukseli: Mbërritja për ne nuk do të jetë e lehtë

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një prononcim për median, përpara tryezës së përbashkët të “BE dhe Krerëve të Vendeve të Ballkanit Perëndimor”

Rama shprehet se të gjithë u ulën paska me vështirësi sot në Bruksel, kështu që, sipas tij, është një lloj sinjali se mbërritja për ne nuk do të jetë e lehtë.

Më tej, Rama tha se nesër do të jetë një ditë e madhe pasi kemi konferencën e donatorëve për përballimin e situatës pas tërmetit

Të gjithë u ulën paska më vështirësi sot në Bruksel, është një lloj sinjali se mbërritja për ne nuk do të jetë e lehtë.
Por, në të njëjtën kohë i jemi mirënjohës Presidentit të Këshillit të ri Europian dhe të gjithëve këtu që po bëjnë shumë përpjekje për t’i dhënë shtysë porcesit. Në të njëjtën kohë, jemi shumë të interesuar të shohim e të diskutojmë metodologjinë e re, e cila shpresoj që të rezultojë si një platformë mirëkuptimi Brenda shteteve anëtare. Po kështu, për ne, Shqipërinë, është një ditë e madhe sepse kemi konferencën e donatorëve për përballimin e situatës pas tërmetit dhe shpresoj shumë se do të gjejmë mjaftueshëm solidaritet, mbështetje për të ecur përpara me rindërtimin”, shprehet Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha takim me përfaqësues të familjeve pronare të Tiranës/ PD ka detyrim të pashlyer

Publikuar

-

Nga

Kreu i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar një bashkëbisendim me disa përfaqësues të familjeve pronare të Tiranës.

Basha thotë se Partia Demokratike ka detyrimin e pashlyer t’i japë zgjidhjen e munguar dhe përfundimtare problemit të pronarëve.

“Sonte në mbrëmje prita për një bashkëbisedim të hapur disa përfaqësues të familjeve pronare të Tiranës.
@pdshqiperi ka detyrimin e pashlyer ti japë zgjidhjen e munguar dhe përfundimtare problemit të pronarëve, dhe unë jam personalisht i angazhuar për ta bërë atë realitet”, shkruan Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama në Bruksel/ Pritet nga Presidenti i Këshillit Europian

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ak mbërritur në Bruksel ku është pritur nga presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, para takimit të BE me krerët e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Takimi zhvillohet në kuadër të takimit “BE dhe Krerët e Vendeve të Ballkanit Perëndimor”.
Në këtë takim do të diskutohen problematikat në Ballkanin Perëndimor, midis vendeve ,por edhe metodologjia e re e zgjerimit, që prek të gjitha vendet që aspirojnë për në BE.

“Sonte do të jetë një mundësi për të rikonfirmuar perspektivën evropiane për partnerët tanë të Ballkanit Perëndimor. Ne duhet të thellojmë bashkëpunimin tonë strategjik për çështje si ndryshimi i klimës, multilateralizmi dhe politika e jashtme”, shkruan Charles Michel në rrjetet sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE