Politikë
“Videoja e Metës”/ Gjata: I bën gjërat publike sepse Prokuroria nuk lëviz pa urdhërin e Ramës

“Presidenti i bën gjërat publike sepse Prokuroria nuk lëviz pa urdhërin e Ramës”, kështu është shprehur juristi Çlirim Gjata nga studio e emisionit “Opinion” teksa komentohej deklarata e Metës për zotërimin e videove që kompromentojnë KED-në.
Teksa komenton qëndrimin e Metës referuar radhës për përzgjedhjen e anëtarëve të Kushtetueses, Gjatë është shprehur se “të drejtën për pezullimin e veprimit Administrativ, Presidentit ja jep neni 66 të Kodit të Procedurës Administrative”.
“Presidenti detyrohet t’i bëjë gjërat publike sepse e di që askush nuk lëviz në Prokurori pa urdhër të Edi Ramës.
Presidenti ka respektuar nenin 179 pika 2 që po u zgjodh një anëtar nuk mund të zgjidhet tjetri sepse rradha i takon Parlamentit. Loja me data e Dvoranit e ka bërë Parlamentin që të mund të zgjedh ditën e fundit, duke i djegur afatin 3 ditor Presidentit.
Kështu Presidenti ka vënë në përdorim nenin 66 të Kodit të Procedurës Administrative që e detyron Presidentin ta pezullojë veprimin Administrativ (dekretimin në këtë rast) kur ka një fakt pengues, pra radha që në këtu tashmë me plotësimin e vakancës së parë të Presidentit do t’i takonte Parlamentit.
Prandaj ka dalë me një vendim tjetër që thotë se pezullon veprimin administrativ, sepse pa mbaruar tjetri nuk mund të fillosh ti”, është shprehur Gjata./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Sot pretenca e prokurorisë/ Ish-grupi parlamentar i PD-së braktis Salianjin
Në Gjykatën Penale të Tiranës ka filluar seanca gjyqësore ndaj ish-deputetit të PD-së, Ervin Salianji, i cili akuzohet për kallëzim të rremë në çështjen që...

Dokumenti/ Agron Tufa provon se kryetari i “Vatrës” antikomuniste e ka pas babain persekutor komunist
Dokumenti që zotërojmë institucionalisht, bën me dije, se prokurori komunist Petraq Mishto, përpiqet dhe propozon dënimin me vdekje për një qytetar shkodran, anipse Gjykatësi është...
Z
19 Nentor, 2019 at 1:01 am
Bythlepires medioker!