Connect with Us

Video-Reshje të dendura shiu dhe dëborë në Itali/ Përmbytjet kërcënojnë qytetet e mëdha të artit

Bota

Video-Reshje të dendura shiu dhe dëborë në Itali/ Përmbytjet kërcënojnë qytetet e mëdha të artit

Publikuar

-

Për shkak të motit të keq që ka përfshirë vendin në ditët e fundit, në disa rajone të Italisë vijon të jetë tepër e rënduar situata.

Sikurse raportojnë mediat italiane, reshje të dendura shiu, borë, përmbytje, dalje lumenjsh nga shtrati është panorama që sheh në shumë zona dhe që kanë shkaktuar dëme të mëdha.

Nuk është vetëm Venecia e kërcënuar. Në Pizza dhe Firence lumi Arno rrezikon të dalë nga shtrati. Bolonja ende është nën ujë kurse Modena pa energji elektrike.

Gjithashtu në anën tjetër të Apenineve ka pasur përmbytje prej lumit Reno.

Në Val Martello një zonë në kufi me Zvicrën dhe Austrinë, një ortek gjigand mori me mete gjithçka gjeti përpara derisa u preh mes shtëpive turistike të Val Martellos.

LEXO EDHE:  Iu gjet kokainë e fishekë në banesë/ Arrestohet 25 vjeçari

Këto ditë kanë qenë intensive edhe për zjarrfikësit, të cilët kanë ndërhyrë në rreth 8000 mijë raste në të të gjitha gadishullin.

Në 36 orët e fundit janë regjistruar 450 raste të ndërhyrjes së tyre në Emilia Romagna dhe 380 në Toskana.

Përmbytjet tashmë kanë shkaktuar dëme për miliona euro, duke bërë që qeveria të çlirojë 20 milion në fonde për t’u përballur me shkatërrimet./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Kush është shkrimtarja me origjinë shqiptare që kandidon për kryeministre të Libanit

Publikuar

-

Nga

Shkrimtarja shqiptare Ghada Arnaut (Xhada Arnauti) do të kandidojë për postin e kreryministrit të Libanit.

Ghada Arnaut është një zë i fuqishëm dhe kritik në mbrojtje të të drejtave të njeriut, demokracisë dhe kundër qeverive të trashëguara diktatoriale.

Arnauti ka një biografi të pasur duke qenë emër i njohur në Liban dhe në pjesën tjetër të Lindjes së Mesme.

Arnauti është një shkrimtare e njohur në Liban, drejtuese e mediave liberale dhe shkenctare në Universitetin e Albertas në Kanada.

LEXO EDHE:  Varfëria në Itali…

LEXO EDHE:  Itali/ Dhëndri shqiptar arrestohet në altar si hajdut makinash

Gjatë viteve të fundit Xhada Arnauti ka qenë larguar në ekzil në Kanada.

Kandidatura e saj është nominuar nga koalicioni i ri qeverisës dhe se ajo do të kthehet në Liban për të qeverisur të rinjtë që kanë pushtuar rrugët e Bejrutit.

Libani ka patur disa figura të njohura me origjinë shqiptare, si guvernatori i Libanit gjatë periudhës së Perandorisë Osmane, rilindasi Pashko Vasa, teologu i njohur fetar Abdylkader Arnauti apo studiuesi i teologjise islame, Shejh Albani.

 

 

 

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Albin Kurti paralajmëron/ Nëse s’merremi vesh me LDK-në, vendi shkon në zgjedhje të reja

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, deklaroi sot se vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, nëse  nuk arrihet një koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

“Jam i udhëhequr nga interesi i përgjithshëm, nga interesi shtetëror që kërkon sa më parë një udhëheqje qeverisëse nga VV dhe LDK”, u shpreh Kurti në RTK.

Kreu i VV-së tha se partinë e tij nuk e trembin zgjedhjet e reja, pasi pretendon se pas zgjedhjeve të 6 tetorit është rritur përkrahja nga qytetarët.

LEXO EDHE:  U gjet i murosur në një vilë/ Zbulohet identiteti i viktimës

LEXO EDHE:  Itali emigranti shqiptar aksidentohet në punë e sipër

Gjithashtu Kurti tregoi se në takimet me liderët e LDK-së nuk është përmendur ndonjë emër i përveçëm për president, por theksoi se duhet diskutuar për strategjinë e zgjedhjes së një presidenti të parakohshëm, vetëm pasi të plotësohen pozitat e kryeministrit, kryeparlamentarit dhe 12 ministrave./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

SHBA rifillojnë negociatat e paqes me Talebanët

Publikuar

-

Nga

Shtetet e Bashkuara kanë rifilluar zyrtarisht negociatat e paqes me Talibanët, tre muaj pasi Presidenti Donald Trump ndaloi papritur procesin njëvjeçar që synonte gjetjen e një zgjidhjeje politike me grupin kryengritës dhe përfundimin e luftës në Afganistan.

Përfaqësuesi i posaçëm amerikan i Pajtimit, Zalmay Khalilzad, po udhëheq ekipin e tij në takimin sot në Doha, kryeqytetin e Katarit, ku ndodhen negociatorët kryengritës, tha një burim amerikan për Zërin e Amerikës.

“Shtetet e Bashkuara u ribashkuan në bisedimet sot në Doha. Në fokus të diskutimit do të jetë ulja e dhunës që çon në negociata ndër-afgane dhe armëpushim,” tha burimi amerikan.

Qeveria e Katarit ishte mikëpritëse e negociatave SHBA-Taliban para se ato të ndaleshin nga Presidenti Trump më 7 shtator si hakmarrje ndaj një sulmi kryengritës në Kabul, që vrau mes të tjerëve një ushtar amerikan.

Ndërprerja e bisedimeve ndodhi në një fazë vendimtare kur të dy palët besohej se ishin pranë një marrëveshje që mund të krijonte rrugën për një tërheqje me faza të trupave amerikane dhe atyre aleate nga Afganistani.

LEXO EDHE:  Varfëria në Itali…

LEXO EDHE:  Banda e Habilajve/ Zbulohet data e gjyqit në Itali

Në kthim, marrëveshja do të parashtronte garancitë kundër-terrorizmit në zonat afgane të kontrolluara nga kryengritësit dhe që rebelët do të angazhohen menjëherë në negociata ndër- afgane për t’i dhënë fund përgjithmonë armiqësive të vjetra në vend.

Talibanët thonë se luftëtarët e tyre gjithashtu do të respektonin një armëpushim me trupat e huaja në zonat e tërheqjes. Megjithatë, Talibanët këmbëngulin se çështjet në lidhje me ndërprerjen e armiqësive me forcat afgane të sigurisë do të jenë në rendin e ditës vetëm kur të fillojnë bisedimet mes palëve. Kryengritësit nuk kanë dëshirë të respektojnë një armëpushim mbarëkombëtar, nga frika se kjo do të dëmtonte epërsinë e tyre ushtarake.

Analistët janë skeptikë nëse negociatori Khalilzad dhe ekipi i tij do të jenë në gjendje të kapërcejnë sfidat./VOA

LEXO TE PLOTE