LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video e Metës për Dvoranin/ Këshilltari i presidentit zbulon detaje

18 Nëntor 2019, 13:27, Politikë CNA
Video e Metës për Dvoranin/ Këshilltari i presidentit zbulon

Këshilltari ligjor i Presidentit Ilir Meta , Bledar Dervishi ka deklaruar se në videon e Metës për kreun e KED, Ardian Dvoranin ka disa të dhëna me rëndësi.

Duke mos dashur të japë më shumë detaje, Dervishi ka bërë më dije se kjo video do të jetë gati para fundit të javës.

I ftuar më studion e Opinion në News 24, Dervishi ka zbuluar se padia e Metës ndaj Dvoranit është material voluminoz. Sipas tij, konflikti për Gjykatën Kushtetuese nuk ka nisur nga presidenti pasi ai nuk ka vepruar me vonesë.

Dervishi shprehet se Kuvendi nuk tregoi bashkëpunim për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese./CNA.al

Lajmet e fundit nga