Connect with Us

U lirua pas pesë vitesh nga kampi i Sirisë/ Alvini shtrohet në spital

Sociale

U lirua pas pesë vitesh nga kampi i Sirisë/ Alvini shtrohet në spital

Publikuar

-

Alvin Berisha është shtruar në spital mëngjesin e sotëm pasi ka nisur vizitat mjekësore në spitalin e Leço-s.

Sipas RTV Ora News, një ekip i specializuar mjekësh do të analizojë gjendjen shëndetësore të vogëlushit i cili mbeti i plagosur rëndë gjatë një atentati në Siri.

Nga atentati me bombë Alvin u plagos rëndë në njërën këmbë e u kurua në kampet e Sirisë nga një staf mjekësor i organizatave humanitare. Plaga në këmbë i ka krijuar vështirësi në ecje e mjekët italianë po vlerësojnë një ndërhyrje kirurgjikale të specializuar./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Diell dhe reshje/ Kapricot e motit për këtë javë

Publikuar

-

Nga

Për ditët e hënë dhe të martë moti do të vijoj të jetë i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare, ditë me diell por, mengjese të freskëta. Përgjatë ditës së mërkurë do të ndryshim gradual të situatës meteorologjike pasi duke nisur nga orët e mesditës fillon shtimi gradual i vranësirave mesatare deri të dendura.

Sipas shërbimit Meteorologjik, përgjatë orëve të pasdites dhe kryesisht ato të mbrëmjes të ditës së Mërkurë nisin reshjet e shiut me itensitet të ulët në të gjithë territorin.

Dita e enjte do të karakterizohet nga moti i vranët shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me itensitet të ulët dhe mesatar në formë shtrëngatash. Në relievet malore reshje dëbore në lartësitë mbi 300 metër, por ato zbresin deri dhe në lartësitë kodrinore 500-600 metër.

LEXO EDHE:  FOTO – Protesta para Parlamentit/ Policia i thyen dorën aktivistit

LEXO EDHE:  Lady Gaga anullon koncertin/ Përfundon në spital pas dhimbjeve të vazhdueshme

Ditën e premte rikthehet moti i kthjellët në të gjithë vendin por temperaurat mendohen të zbresin ndjeshëm në vlerat minimale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Pajisja me pasaporta biometrike/ Konsullata Shqiptare në Selanik bën njoftimin e rëndësishëm

Publikuar

-

Nga

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Selanik, ka bërë një njoftim të rëndësishëm për shtetasit shqiptarë, të cilët kërkojnë të pajisen me pasaporta biometrike.

Në një njoftim në faqen zyrtare bëhet e ditur se për t’ju ardhur në ndihmë qytetarëve, takimet e planifikuara për në muajin prill 2020 janë spostuar në muajin mars 2020.

“Një tjetër ditë e bukur këtë fundjavë në Konsullatën e Përgjithshme të RSH-së në Selanik.

Së bashku me stafin në shërbim të vogëlushëve shqiptarë për pajisjen me pasaportë biometrike.

Kënaqësi për t’ju shërbyer qytetarëve më të rinj të Shqipërisë. Falenderim i veçantë për stafin dhe gatishmërinë e tyre për të ofruar shërbime edhe këtë ditë të shtunë.

LEXO EDHE:  E mbani mend Iljazin nga Shamikuqja?/ Lajme të hidhura për të

LEXO EDHE:  Publikohen pamjet nga Pediatria në QSUT/ Fëmijët e sëmurë presin radhë në oborr për tu mjekuar

Për t’ju ardhur në ndihmë qytetarëve, njoftojmë edhe njëherë se takimet e planifikuara për në muajin prill 2020 janë spostuar në muajin mars 2020.

Lutemi dhe kërkojmë vëmëndjen tuaj për tú paraqitur në ditën dhe orën e caktuar. Mirëpresim mirëkuptimin tuaj për respektimin e rregullave të përcaktuara, ditën dhe orën e takimeve për t’ju shërbyer me shpejtësi dhe cilësi.
Duke ju falenderuar për mirëkuptimin tuaj.
Konsulli i Përgjithshëm”-thuhet në njoftim.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Surprizat e motit/ Mësoni sa arrijnë sot temperaturat

Publikuar

-

Nga

Ditën e sotme, vendi ynë do të vijojë të ketë mot të kthjellët në të gjithë territorin, përjashtuar vranësirat kalimtare në relievet malore.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 7 / 15 °C
në vendet e ulëta: 5 / 16 °C
në vendet malore: -1 / 9 °C

Era pritet të fryjë e lehtë.

LEXO TE PLOTE