LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U hoq si juriste dhe mori 50 mijë euro/ Gjykata lë në burg Amarilda Lekën

18 Nëntor 2019, 11:59, Kronika CNA
U hoq si juriste dhe mori 50 mijë euro/ Gjykata lë në burg

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën ?arrest me burg? për Amarilda Lekën e cila hiqej si jurist e Gjykatës së Lartë.

Kjo shtetase ka mashtruar shtetasin B. Z., me banim në Tepelenë, duke i marrë 50 000 euro, me pretendimin se ishte juriste pranë Gjykatës së Lartë Tiranë dhe me njohjet që ajo kishte do të ndikonte pranë trupës gjykuese në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë dhe në Gjykatën e Lartë për të nxjerrë nga burgu shtetasin A. M.,

Ky shtetas ishte dënuar me 30 vjet heqje lirie, për një vrasje në rrethana rënduese që kishte kryer në Memaliaj, në vitin 2015, i cili është duke vuajtur dënimin në IEVP Bënçë, në Tepelenë./CNA.al

Lajmet e fundit nga