Connect with Us

Tragjike/ Makina përplas për vdekje çiklistin në Kavajë

Kronika

Tragjike/ Makina përplas për vdekje çiklistin në Kavajë

Publikuar

-

Një tjetër aksident me pasojë vdekjen e një 52 – vjeçari është regjistuar mbrëmjen e sotme pas atij në Elbasan.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën dytësore të Malit të Robit, ku automjeti me drejtues shtetasin me inicialet B. F ka përplasur çiklistin G. L., 52 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, 52 vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Kavajë/Informacion Paraprak

Rreth orës 17:40 në rrugën dytësore të Malit të Robit, automjeti me drejtues shtetasin B. F ka përplasur çiklistin G. L., 52 vjeç.

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë/ Treni shtyp këmbësorin

Si pasojë e përplasjes, çiklisti shtetasi G. L si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtuesi i automjetit shtetasi B. F është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Aksident në Tiranë/ Makina përplas këmbësorin te vijat e bardha

Publikuar

-

Nga

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë ku një makinë ka përplasur një këmbësor.

Mësohet se këmbësori është përplasur nga makina tek vijat e bardha në “rrugen e Durrësit”.
I plagosuri është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit, ndërkohë autoritetet kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të tyre./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

50 vjeçarin e zë poshtë traktori/ Dërgohet në spital në gjendje të rëndë

Publikuar

-

Nga

Një 50 vjeçar me inicialet A.Gj ka marrë dëmtime të rënda në trup pasi e ka zënë poshtë nga traktori.

Raportohet se 50-vjecari ka qenë duke punuar tokën pasditen e sotme, ndërsa traktori është përmbysur dhe e ka zenë poshtë.
50 vjeçari ka marrë dëmtime të rënda në trup dhe është transportuar në gjendje kritike në Spitalin Rajoanl të Vlorës.

Autoritetet kanë nisur hetimnin për shkaqet dhe rrethanat e aksidentit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident i shumëfishtë në autostradë/ Përplasen 5 makina

Publikuar

-

Nga

Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës , në zonën e Sukthit

Mësohet se disa makina janë përplasur me njëra-tjetrën, por fatmirësisht nuk ka pasur dëme në njerëz.
Mësohet se dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Policia ka mbërritur në vendngjarje për të disiplinuar trafikun dhe zbardhur rrethanat e plota të aksidentit ku raportohet të jenë përfshirë 5 makina.

LEXO EDHE:  Aksident në Tiranë/ Urbani përplas këmbësorin

LEXO EDHE:  Zyrtare/ Ja versioni i policisë së Shkodrës për aksidentin

Paraprakisht dyshohet se një frenim i papritur dhe mosrespektimi i distancës nga mjeti në mjet ka sjellë përplasjen zinxhir në autostradë./CNA.al

LEXO TE PLOTE