Connect with Us

Thirrjet në stadium/ Basha nga Lezha: Të gjithë e dëgjuam jehonën e shqiptarëve, mesazh i qartë për Ramën

Politikë

Thirrjet në stadium/ Basha nga Lezha: Të gjithë e dëgjuam jehonën e shqiptarëve, mesazh i qartë për Ramën

Publikuar

-

Kreu i PD, Lulzim Basha ndodhet sot në Lezhë ku po zhvillon një bashkëbisedim me fermerët.

Gjatë fjalës së tij, Basha u shpreh se të gjithë e dëgjuan jehonën e shqiptarëve në stadium dhe sipas tij ky ishte një mesazh i qartë për Ramën që të hapë rrugën.

“Të gjithë e dëgjuam jehonën e shqiptarëve në stadium. Ishte një mesazh i qartë për Ramën që të hapë rrugën për zgjedhje të lira e të ndershme që janë dhe zgjidhja e krizës që ka pllakosur”, u shpreh Basha.

Basha tha se bujqësia duhet të ketë prioritet për buxhetin e shtetit, por sipas tij ky buxhet nuk po administrohet si duhet.

LEXO EDHE:  Debutimi me Juventusin/ Facebooku ka një dhuratë për të gjithë fansat e portugezit

“Bujqësia duhet të këtë prioritet në buxhetin e shtetit. Rama jep 120 milion euro për 10 oligarkë, për fermerët vetëm një të dhjetën. As në Japoni nuk ndërtohen 17 km rrugë me 300 milion euro, siç ndërton kjo qeveri në Milot-Balldre. Prandaj nuk ka para për fermerët dhe pagat më të ulta në rajon.
Buxheti i shtetit po të administrohet mire, ka mumdësi të mbështesë fermerët dhe jo të gjithë lekët të shkojnë për një grusht oligarkësh”, u shpreh Basha./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Presidentja e KE-së: Metodologjia e re i hap rrugë çeljes së negociatave para samitit të Zagrebit

Publikuar

-

Nga

Në përfundim të takimi jo zyrtar ku është diskutuar metodologjia e re e zgjerimit të BE-së, Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, tha se integrimi i Ballkanit Perëndimor është një prioritet.

Për Von der Leyen, metodologjia e re i hap rrugë Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për të nisur negociatat për anëtarësim në BE mundësisht para Samitit të Zagrebit.

“Sonte, siç e dini kishim prioritet Ballkanin Perëndimor në Komision dhe e dini që është në interesin e përbashkët ta kemi sa më afër Bashkimit Europian Ballkanin Perëndimor. E dini që kemi rishikuar metodologjinë tonë dhe pas rishikimit kjo metodologji duhet të krijojë dhe rifitojë besimin e ndërsjelltë te procesi sepse përshpejton status quo-n e reformave dhe nga ana tjetër krijon prespektivë të besueshme për Ballkanin Perëndimor që t’i bashkohen në të ardhmen BE-së. Gjithashtu i hap rrugën Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për të nisur negociatat për anëtarësim në BE mundësisht para Samitit të Zagrebit. Në lidhje me samitin po përgatisim një paketë investimesh nga Komisioni dhe shpresojmë që Këshilli të japë dritën jeshile në këtë aspekt. Nesër do të mbahet Konferenca e donatorëve për Shqipërinë me qëllim që të ngremë fonde për rindërtimin pas tërmetit të rëndë që ka goditur Shqipërinë”, tha Ursula von der Leyen./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Të gjithë u ulën paska me vështirësi”/Rama nga Brukseli: Mbërritja për ne nuk do të jetë e lehtë

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një prononcim për median, përpara tryezës së përbashkët të “BE dhe Krerëve të Vendeve të Ballkanit Perëndimor”

Rama shprehet se të gjithë u ulën paska me vështirësi sot në Bruksel, kështu që, sipas tij, është një lloj sinjali se mbërritja për ne nuk do të jetë e lehtë.

Më tej, Rama tha se nesër do të jetë një ditë e madhe pasi kemi konferencën e donatorëve për përballimin e situatës pas tërmetit

Të gjithë u ulën paska më vështirësi sot në Bruksel, është një lloj sinjali se mbërritja për ne nuk do të jetë e lehtë.
Por, në të njëjtën kohë i jemi mirënjohës Presidentit të Këshillit të ri Europian dhe të gjithëve këtu që po bëjnë shumë përpjekje për t’i dhënë shtysë porcesit. Në të njëjtën kohë, jemi shumë të interesuar të shohim e të diskutojmë metodologjinë e re, e cila shpresoj që të rezultojë si një platformë mirëkuptimi Brenda shteteve anëtare. Po kështu, për ne, Shqipërinë, është një ditë e madhe sepse kemi konferencën e donatorëve për përballimin e situatës pas tërmetit dhe shpresoj shumë se do të gjejmë mjaftueshëm solidaritet, mbështetje për të ecur përpara me rindërtimin”, shprehet Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha takim me përfaqësues të familjeve pronare të Tiranës/ PD ka detyrim të pashlyer

Publikuar

-

Nga

Kreu i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar një bashkëbisendim me disa përfaqësues të familjeve pronare të Tiranës.

Basha thotë se Partia Demokratike ka detyrimin e pashlyer t’i japë zgjidhjen e munguar dhe përfundimtare problemit të pronarëve.

“Sonte në mbrëmje prita për një bashkëbisedim të hapur disa përfaqësues të familjeve pronare të Tiranës.
@pdshqiperi ka detyrimin e pashlyer ti japë zgjidhjen e munguar dhe përfundimtare problemit të pronarëve, dhe unë jam personalisht i angazhuar për ta bërë atë realitet”, shkruan Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE