Politikë
Tërhiqesh nga padia ndaj Dvoranit?/ Meta: Do ta bëj shembull, nuk ka shaka me Kushtetutën
Presidenti i Republikës, Ilir Meta i ftuar në studion e emisionit “Open” mbrëmjen e sotme për të komentuar vendimin për shpalljen “non grata” të ambasadorit të OSBE-së Borchardt, ndër të tjera ka folur edhe për qëndrimin ndaj kreut të KED-së Ardjan Dvorani.
I pyetur se nëse do të mund të tërhiqej nga padia për Dvoranin, Meta është shpehur se Kreu i KED-së ka kryer shkelje dhe për këtë arsye ai do të bëhet shembull, duke treguar se Reforma në Drejtësi funksionon.
“Absolutisht jo, dhe ai do të bëhet shembull. Ai është i vetmi shembull që pritet, me qëllim që të gjithë të besojnë tek Reforma në Drejtësi. Ka kryer shkelje duke paraqitur lista të tilla dhe do të përgjigjet për një gjë të tillë.
Faktet janë flagrante dhe janë kata (qeveria) dhe Dvorani përgjegjës që është hapur një debat i tillë. Unë si President i Republikës e ritheksojë edhe njëherë që nuk bëj shaka kur bie fjala tek Kushtetuta”, ka thënë ndër të tjera Meta./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Sot pretenca e prokurorisë/ Ish-grupi parlamentar i PD-së braktis Salianjin
Në Gjykatën Penale të Tiranës ka filluar seanca gjyqësore ndaj ish-deputetit të PD-së, Ervin Salianji, i cili akuzohet për kallëzim të rremë në çështjen që...

Dokumenti/ Agron Tufa provon se kryetari i “Vatrës” antikomuniste e ka pas babain persekutor komunist
Dokumenti që zotërojmë institucionalisht, bën me dije, se prokurori komunist Petraq Mishto, përpiqet dhe propozon dënimin me vdekje për një qytetar shkodran, anipse Gjykatësi është...