LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sherr mes të rinjve/ Plagoset me mjete prerëse 30-vjeçari

18 Nëntor 2019, 19:05, Politikë CNA
Sherr mes të rinjve/ Plagoset me mjete prerëse 30-vjeçari

Një person ka mbetur i plagosur pas një sherri midis të rinjve mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës. Nga të dhënat paraprake, policia njofton se 30-vjeçari me iniciale  D.L., është plagosur me mjete prerëse në këmbë.

Ndërkaq, mësohet se i shpallur në kërkim si autori ngjarjes është një 20-vjeçar.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 18.11.2019, ora 17:30, është paraqitur në Spitalin Rajonal Shkodër, shtetasi D. L. 30 vjeç, me dëmtime në këmbë me mjete prerëse.

Nga verifikimet e para të bëra nga policia, dyshohet të jetë autor, shtetasi D. L. 20 vjeç dhe po punohet për kapjen e tij.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje./CNA.al

Lajmet e fundit nga