LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama i traumatizuar nga thirrjet e tifozëve në stadium/ Anullon të gjithë axhendën e sotme

18 Nëntor 2019, 12:08, Politikë CNA
Rama i traumatizuar nga thirrjet e tifozëve në stadium/ Anullon

Ish kryeministri Sali Berisha thotë se kryeministri Edi Rama ka anulluar të gjithë axhendën e sotme për shkak të incidentit të ndodhur dje në stadiumin ?Air Albania?.

Sipas Berishës, Rama është ndryrë në sarajet e Surrelit, pasi është traumatizuar nga thirrjet ?Rama ik? në stadium.

?Rama ndryhet në Sarajet e Surrelit! Anullon të gjithë axhenedën e sotme!
Miq, i traumatizuar nga nata e mbrëmshme në stadium ku thirrjet e 20000 tifozëve Kuq e Zi i rikujtuan thirrjet e qytetarëve të Bukureshtit në dhjetor të vitit 1989, Edvini ka anulluar të gjithë axhendën e ditës së sotme dhe është ndryrë në Sarajet e Surrelit!
Nderim tifozëve Kuq e Zi që me thirrjet e tyre ?Rama ik? lëshuan kushtrimin popullor për fazën përfundimtare të revolucionit demokratik për përmbysjen e Edvin Mafisë dhe narkoshtetit të tij?, shkruan Berisha./CNA.al

Lajmet e fundit nga