Connect with Us

Projekti i Unazës së Re/ Balliu nxjerr dokumentat: Eshtë pa një leje të vlefshme ndërtimore

Politikë

Projekti i Unazës së Re/ Balliu nxjerr dokumentat: Eshtë pa një leje të vlefshme ndërtimore

Publikuar

-

Ish deputeti i PD, Klevis Balliu deklaron se projekti i Unazës së Re, është pa leje të vlefshme ndërtimore.

Sipas Balliut, “rol kyç në skemën e vjedhjes me projektin e Unazës së Re ka Agjencia e Rrugëve, e cila, në kundërshtim me ligjin e sponsorizimeve, ka pranuar si dhuratë një projekt të gatshëm mbi 1 milionë euro nga kompania AVE CONSULTING”.

“Dokumentat provojnë se projekti teknik eshte jo i plotë. Atij i mungon studimi topografik, gjë që vërtetohet nga shkresa e 16 Tetorit 2018 e Autoritetit Kombëtar të Rrugëve. Mungesa e këtij studimi sjell pasoja juridike në pavlefshmërinë e lejes së ndërtimit të projektit që kushton 20 milionë euro për 1 kilometër. Duke mos patur një studim të fazes së parë të projektit, shkaktohet edhe një dëm i madh ekonomik, pasi volumet e punës llogariten keq, aksi i rrugës zhvendoset sipas interesave korruptivë të momentit dhe rritet kostoja e punimeve”, u shpreh Balliu.

Deklarata e plotë:

Projekti korruptiv i Unazës së Re, që po shkatërron shtëpitë e qindra familjeve për vjedhjen e disa milionë eurove dhe ndërtimin e disa komplekseve me pallate në të njëjtin vend është pa një leje të vlefshme ndërtimore.

Që prej një viti, Partia Demokratike ka publikuar dokumenta dhe të dhëna që tregojnë se projekti i Unazës së Re u nis si një projekt për të vjedhur, duke shkelur disa nga rregullat kryesore për ndërtimin e një vepre të tillë.

Rol kyç në skemën e vjedhjes me projektin e Unazës së Re ka Agjencia e Rrugëve, e cila, në kundërshtim me ligjin e sponsorizimeve, ka pranuar si dhuratë një projekt të gatshëm mbi 1 milionë euro nga kompania AVE CONSULTING.

Dokumentat provojnë se projekti teknik eshte jo i plotë. Atij i mungon studimi topografik, gjë që vërtetohet nga shkresa e 16 Tetorit 2018 e Autoritetit Kombëtar të Rrugëve.

Një shkresë tjetër, e 11 Dhjetorit 2018 e Ministrisë së Infrastrukturës, tregon kompania “AVE CONSALTING” ,që ka sponsorizuar projektin, në kundërshtim me ligjin, nuk ka drejtues teknik në fushën e gjeodezise. Ky është një fakt shtesë për mungesën e studimit topografik, pa të cilin nuk mund të projektohen detajet e zbatimit të projektit.

LEXO EDHE:  Projekti i “Unazës së Re”/ Braçe: Presidenti si drejtues punimesh

Mungesa e këtij studimi sjell pasoja juridike në pavlefshmërinë e lejes së ndërtimit të projektit që kushton 20 milionë euro për 1 kilometër. Duke mos patur një studim të fazes së parë të projektit, shkaktohet edhe një dëm i madh ekonomik, pasi volumet e punës llogariten keq, aksi i rrugës zhvendoset sipas interesave korruptivë të momentit dhe rritet kostoja e punimeve.

Përveç anës teknike, që bën të pavlefshëm lejen e ndërtimit, në këtë çështje ka edhe një konflikt të pastër interesi të kompanisë që gjoja i ka falur qeverisë një projekt 1.2 milionë euro. Nga njëra anë, Ave consulting, që ka projektuar shkatërrimin e qindra shtëpive tek Unaza e Re, ka fituar tenderin per të permbyllur procedurat e legalizimit te objekteve informale.

Parti Demkoratike i kërkon Prokurorisë të hetojë pa vonesë këtë aferë të rëndë korruptive, duke mos e zvarritur atë siç po bën me rastin e DH Albania, për të cilën, akoma pas një viti nuk ka asgjë konkrete.

Partia Demokratike do t’i dorëzojë Prokurorisë te gjitha dukementat e nevojshme për të nxjerrë në dritë këtë aferë korruptive, ku një grusht njerëzish duan të shtojnë pasuritë duke shkatërruar jetën e qindra familjeve.

Një prokurori e pavarur, që nuk sakrifikon drejtësinë për t’ia hedhur vetingut, ka në dorë të kërkojë pezullimin e menjëhershëm të zbatimit të këtij projekti korruptiv dhe të pavlefshëm juridikisht tek Unaza e Re!

Kur shqiptarët t’i besojnë Partisë Demokratike qeverisjen e vendit, zyrtarët apo privatet e përfshirë në këtë aferë do të përgjigjen para ligjit. Me ligjin tonë të ri Antimafia dhe me programin tonë “Ndiq paranë”, ata do të paguajnë çdo dëm që i është shkaktuar shtetit shqiptar dhe banorëve të Unazës së Re nga projekti korruptiv 20 milion euro për 1 km./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Rama u mburr me rrugën e filluar nga Berisha/ Ish-kryeministri zbulon skemën e vjedhjes

Publikuar

-

Nga

Rama u mburr me rrugën e filluar nga Berisha/ Ish-kryeministri zbulon skemën e vjedhjes

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, inspektuan sot punimet në kantierin e ndërtimit të aksit Delvinë-Kardhiq.

CNA.al kujtoi faktin se punimet në këtë rrugë janë ndaluar kur Rama erdhi në pushtet në 2013-n, pasi ishte nisur nga qeveria e Sali Berishës.

Për këtë ka reaguar edhe ish-kryeministri, i cili thotë se rruga Kardhiq – Delvinë është histori tjetër vjedhjeje dhe mashtrimi e Ramës.

Berisha deklaron se kjo rrugë duhet të përfundonte 6 vite më parë, ndërsa tregon edhe skemën e asaj që ai e quan vjedhje.



“Miq, sot Edvin Kristaq Hajduti inspektoi një segment të rrugës Kardhiq – Delvinë, e cila duhej të përfundonte në vitin 2014 por që u shndërrua në histori vjedhjeje dhe mashtrimi dhe sot 6 vite pas afatit të përfundimit nuk është ndërtuar as gjysma e saj. Kjo sepse Edvin Hajduti e braktisi atë deri në vitin 2018 dhe ju rikthye me një skemë vjedhjesh të hatashme.

LEXO EDHE:  Bllokojnë rrugën dhe hedhin bomba molotov/ Nuk përmbahet Klevis Balliu: “Është lufta jonë”

LEXO EDHE:  Komshi me Erion Veliajn/ Çuni i Fahriut hap dyert e shtëpisë për banorët e Astirit

Kështu, në rast se loti i parë prej 7 km përfundoi brenda 7 muajve në vitin 2012 me 5,1 milion euro dhe përveç kësaj u hap traseja dhe në 8 km të tjera, Edvin Kristaq Hajduti tenderoi në vitin 2018 lotin e dytë prej 7 km por në një akt vjedhjeje të pastër me çmim të katërfishtë, 22 milionë euro dhe afat kohor për tu ndërtuar jo për 7 por për 24 muaj”, shkruan ai në rrjetet sociale./ CNA.al

Kardhiq-Delvinë/ Rama mrekullohet me rrugën e filluar nga Berisha

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nuk ka strategji”/ Shehu leksion qeverisë: Duhet të stimulohen laboratorët

Publikuar

-

Nga

“Nuk ka strategji”/ Shehu leksion qeverisë: Duhet të stimulohen laboratorët

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, pretendon se qeveria nuk ka asnjë strategji për normalizimin e situatës së krijuar nga Covid-19.

Shehu deklaroi se vendi sot është më keq në fillimin e mbylljes dhe hapjes.

“Qeveria nuk ka një strategji. Sot jemi më keq se në fillimin e mbylljes dhe hapjes. Ne nuk kemi pasur një strategji të qartë. Komiteti ynë që u krijua nuk kishte epidemiologë dhe priste atë që do të thoshte kryeministri. Pamë një komitet që nuk bëri asnjëherë një debat me kryeministrin. I gjithë mekanizmi drejtues nuk funksionoi. E vetmja gjë që funksionojë kanë qenë vetëm mjekët”, u shpreh ai në Rtv Ora.



LEXO EDHE:  Komshi me Erion Veliajn/ Çuni i Fahriut hap dyert e shtëpisë për banorët e Astirit

Demokrati kërkoi një strategji të re në raport me krizën shëndetësore që po kalon vendi.

LEXO EDHE:  Nga “Rruga e Kombit” tek studentët/ 2018 viti i protestave në Shqipëri

“Unë do të thërrisja ekspertët më të mirë nga Itali me kontratë pune për 1 vit. Do të stimuloja gjithë laboratorët që të bëjnë të gjithë testimet për Covid-19, për të arritur së paku 2000 testime PCR në ditë dhe mijëra serologjike”, theksoi Shehu./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bashkia e Durrësit nxori bllof Bashën/ Xhaferraj zbulon mbledhjen urgjente të Këshillit

Publikuar

-

Nga

Bashkia e Durrësit nxori bllof Bashën/ Xhaferraj zbulon mbledhjen urgjente të Këshillit

Kryetari i Republikës së Re, Lulzim Basha, vizitoi sot disa familje të prekura nga tërmeti në Manzë, ndërsa për njërën prej tyre Bashkia e Durrësit i përgënjeshtroi deklaratën se nuk ishte përkrahur nga qeveria.

Pas vizitës së Bashës, Këshilli Bashkiak i Durrësit mbajti një mbledhje për të miratuar grantet për rindërtim.

Këtë e bën me dije kreu i degës së PD-së në Durrës Ferdinand Xhaferraj, i cili thotë se Bashkia e Durrësit u vu në lëvizje nga Basha.



“Sot, pas denoncimeve të Kryetarit të PD z. Lulzim Basha dhe qytetarëve të pastrehë që prej 26 Nëntorit të Manzës, u mblodh me urgjencë Këshilli Bashkiak i Durrësit për të miratuar grantet për rindërtim. Kjo mbledhje dhe vendimi shoqërues vijnë pas plot 9 muajsh pritje të qytetarëve të cilët vazhdojnë të jenë të strehuar në çadra. Tërmeti ishte një fatkeqësi, por fakti se me qindra qytetarë vazhdojnë të ndjejnë pasojat është një zgjedhje e qeverisë Rama.

LEXO EDHE:  “Nxehet  çuni i Fahriut”/ Thur vargje për kryeministrin Rama

LEXO EDHE:  Filozofi Nard Ndoka si fytyrë e Lulzim Bashës

Bashkia e Gjushit ka zgjedhur të mos punojë për qytetarët por për oligarkët dhe ka zgjedhur të bëjë korrupsion e jo rindërtim. Sot u duk qartë se qytetarët e shohin zgjidhjen vetëm tek Partia Demokratike, Kryetari i së cilës bëri të pamundurën… Këshilli Bashkiak u mblodh për të marrë një vendim që për herë të parë nuk dëmton edhe më shumë qytetarët e rrënuar”, shkruan Xhaferraj në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE