Connect with Us

Policia vazhdon aksionin/ Procedon 42 shoferë dhe pezullon 223 leje drejtimi

Kronika

Policia vazhdon aksionin/ Procedon 42 shoferë dhe pezullon 223 leje drejtimi

Publikuar

-

Policia Rrugore e Tiranës në vijim të aksionit për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore ka proceduar penalisht 42 drejtues mjetesh, ndërkohë që janë pezulluar edhe  223 leje drejtimi.

Burime nga policia bënë me dije se nga rrugorët e kryeqytetit kanë arrestuar 20 shoferë në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 8 u kapën të pa pajisur me leje drejtimi dhe në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, si dhe 14 të tjerë janë hetuar në gjendje të lirë, po për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Njoftimi i policisë

Policia Rrugore e Tiranës procedon penalisht 42 drejtues mjetesh, përgjatë javës.

Në funksion të kontrolleve policore parandaluese, nga rrugorët e kryeqytetit janë proceduar penalisht 42 drejtues mjetesh, nga të cilët:

• 20 drejtues mjetesh janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

• 8 drejtues mjetesh janë arrestuar në flagrancë, pasi janë konstatuar të papajisur me leje drejtimi dhe në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, si dhe 14 të tjerë janë hetuar në gjendje të lirë, po për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

LEXO EDHE:  Iu gjetën 15 kg drogë në makinë/ Arrestohen 2 të rinjtë (Emrat)

• Janë pezulluar 223 leje drejtimi, nga të cilat 58 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 129 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 36 për shkelje të tjera.

• Janë proceduar për shkelje të semaforit 43 drejtues mjetesh.

• Janë proceduar për mosvendosje të kaskës mbrojtese 163 drejtues mjetesh me dy rrota.

• Janë proceduar për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjeteve 271 drejtues mjetesh.

• Janë shoqëruar 14 automjete me targa regjistrimi të shteteve te tjera, për verifikim nga strukturat e tjera policore.

• Si dhe janë vendosur 2 700 masa administrative për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Këshilla e psikiatres/ Si të kaloni frikën nga tërmetet

Publikuar

-

Nga

Psikiatria Arjana Rreli, pohoi se frika që përjetuan qytetarët për shkak të tërmetit të 26 nëntorit, është një fazë normale, por pavarësisht këtij fakti të gjithë duhet t’i kthehemi jetës së përditshme.

E ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘Neës24’, Rreli tha truri ka qenë organi më i goditur nga tërmeti shkatërrimtar, që la pas 51 persona të pajetë dhe mbi 700 të plagosur.

Mes të tjerash Arjana Rreli tha se një nga zgjidhjet për të luftuar frikën është kthimi i tyre tek hobet dhe përditshmëria.

“Tërmeti është një ngjarje që nuk parashikohet dot. Ndaj nuk mund të jetojmë me frikërat tona. Le t’i kthehemi jetës tonë normale që të arrijmë normalitetin sa më shpejt. Normaliteti u cënua. Secili nga ne është i ndryshëm, ndaj dhe reagimet janë të ndryshme. Më të cënuar kanë qenë ata që janë më afër dëmeve, njerëzore apo materiale. Po ashtu dhe personat që kanë pasur ankth të instaluar, për shkak të traumave të vjetra, ndaj e nxjerr në pah atë. Kjo ishte një traumë e një niveli të lartë. U cënua jeta e cilit prej nesh. Ne jemi mësuar që të quajmë traumë dhe humbjen e një familjari të dashur, por emocionalisht ndikon jo mirë në mbarëvajtjen e përditshme.

Nëse personi shikon se gjithë kjo përfshirje mbetet në atë intensitet apo shtohet, ai duhet të kërkojë ndihmë. Aq më tepër nëse cënon aktivitetin e përditshëm. Secili nga ne ka kaluar mbi një të kaluar. Mund të ketë pasur jetë pa trauma dhe problematika të forta në pjesën e rritjes. Apo goditjet e forta që personi merr papritur, ato përjetohen nga sistemi nervor dhe japin impaktin e vet tek ekuilibri. Teksa prisja telefonata nga ata që unë i kisha nën trajtim për ankthin, këta persona më morën për familjarët e tyre. Vet ata ishin më të fortë se kurrë.

LEXO EDHE:  FOTO – Aksidenti i rëndë në Vlorë/ Kush është 18-vjeçari që humbi jetën

LEXO EDHE:  Vjedhja e shtëpisë në Korçë/ Policia nis punën për arrestimin e autorëve

Për çdo shqetësim që tejkalon çfarë ne quajmë ekuilibër, duhet të drejtohemi tek punonjësi i shëndetit mendor. Kësaj radhe truri ka qenë organi më i goditur. Ne duhet të ecim në normalitetin tonë. Kemi ditë të tjera përpara. Është shumë e domosdoshme që ne t’i kthehemi hobeve tona. Nëse dikush ka hob leximin, duhet të kthehet tek ai. Pjesa e sportit është e domosdoshme. Është ai që shkarkon impulset tona. Është mirë që të bisedojmë me njëri-tjetrin, për gjëra të këndshme, kreative. Pas një fëmije të tronditur, duhet të shihet një familjar që ka përjetuar panikun në momentin e tërmetit. Prindërit duhet të komunikojnë me fëmijët, t’i argëtojnë, t’i çojnë nëpër këndë lojërash. Për hir të së vërtetës ky tërmet do të ngelet shumë në mendje tek ne”, tha psikiatria Rreli.

LEXO TE PLOTE

Kronika

U dëmtua nga tërmeti/ Gjykata e Apelit Durrës zhvendoset në Kavajë

Publikuar

-

Nga

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur sot që Gjykata e Apelit të Durrësit të zhvendoset në Kavajë.

Vendimi ka ardhur pasi godina e Gjykatës së Apelit të Durrësit është dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

KLGJ thekson se deri në përfundim të rikosntruksionit të godinës, seancat gjyqësore të Gjykatës së Apelit të Durrësit do të zhvillohen në Kavajë.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Në kërkim nga Italia për vjedhje me dhunë/Arrestohet në Morinë 29-vjeçari

Publikuar

-

Nga

Një 29-vjeçar është vënë sot në pranga nga policia në Morinë pasi akuzohet për një serë veprash penale.

Shtetasi 29-vjeçar me iniciale R.N., banues në Rreshen është arrestuar sot në Morinë në kohën kur po largohej për në Kosovë.

Ky shtetas është shpallur në kërkim në Itali për vepra penale si vjedhje me dhunë dhe kërcënim i nëpunësit publik.

LEXO EDHE:  Vjedhja e shtëpisë në Korçë/ Policia nis punën për arrestimin e autorëve

LEXO EDHE:  Tragjedia në Kanionin e Holtës/ Shpëtohen dy të humburit e tjerë

Arrestimi i shtetasit të sipërpërmendur është bërë me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

LEXO TE PLOTE