Connect with Us

Përplasjet për Kushtetusen/ Shalsi: Meta vazhdon të na surprizojë

Politikë

Përplasjet për Kushtetusen/ Shalsi: Meta vazhdon të na surprizojë

Publikuar

-

Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduard Shalsi, i ftuar në “Mbrëmja në ABC”,  ku po diskutohen përplasjet për Gjykatën Kushtetuese, është shprehur se këto janë përpëlitjet e fundit të atyre që nuk e kanë dashur këtë Reformë.

“Është një betejë që do vazhdojë edhe për pak. Ndoshta janë përpëlitjet e fundit të gjithë atyre që nuk e kanë dashur këtë Reformë, kanë qenë kundër saj, dhe mesaduket do vazhdojnë përpjekjet për të mos e lejuar ta vijojë.”

Sa i përket deklaratave të Presidenti për të hedhur në gjyq kreun e KED, Shalsi theksoi se ky nuk është një veprim i panjohur, por vijmësi e qëndrimeve të Presidentit kundër Reformës në Drejtësi.

“Nuk është veprim i panjohur, është vijmësi e qëndrimit të Presidentit kundër Reformës në Drejtësi dhe institucioneve.

Edhe sot nuk na surprizojë kur sulmojë një ambasadore të Bashkimit Europian duke e quajtur si vegël të Rilindjes. Presidenti si duket do të bëjë ccështë e mundur për ta penguar.

Janë vetëm 4 anëtarë të Gjyakatës Kushtetuese, por qartëzi jurisprudenca tregon rrugën që ne kemi marrë. Jemi këshilluar dhe me ekspertë ndërkombëtarë.

LEXO EDHE:  Takimi Rama-Meta/Top Channel: Reformë zgjedhore përtej 18 qershorit

Nëse do të shohim të gjithë rrugëtimin që ka pësuar Reforma në Drejtësi, nuk është rasti i parë dhe nuk do jetë as i fundit, sicc ka qenë opozita që kanë dashur vazhdimisht ta pengojnë Reformën.

Në këtë Reformë nuk kemi qene vetëm. Pa mbështetjen e partnerëve tanë nuk do kishte qene e mundur asgjë. Ccdo hap e kemi ndërmarrë duke u konsultuar me parnerët stategjik, Bashkimin Europian dhe SHBA.

Luftën që i kanë shpallur titullarëve të ndryshëm në institucionet e BE vazhdojnë ta bëjnë dhe më e fundit është rasti i sotëm.”, u shpreh Shalsi./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Të gjithë u ulën paska me vështirësi”/Rama nga Brukseli: Mbërritja për ne nuk do të jetë e lehtë

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një prononcim për median, përpara tryezës së përbashkët të “BE dhe Krerëve të Vendeve të Ballkanit Perëndimor”

Rama shprehet se të gjithë u ulën paska me vështirësi sot në Bruksel, kështu që, sipas tij, është një lloj sinjali se mbërritja për ne nuk do të jetë e lehtë.

Më tej, Rama tha se nesër do të jetë një ditë e madhe pasi kemi konferencën e donatorëve për përballimin e situatës pas tërmetit

Të gjithë u ulën paska më vështirësi sot në Bruksel, është një lloj sinjali se mbërritja për ne nuk do të jetë e lehtë.
Por, në të njëjtën kohë i jemi mirënjohës Presidentit të Këshillit të ri Europian dhe të gjithëve këtu që po bëjnë shumë përpjekje për t’i dhënë shtysë porcesit. Në të njëjtën kohë, jemi shumë të interesuar të shohim e të diskutojmë metodologjinë e re, e cila shpresoj që të rezultojë si një platformë mirëkuptimi Brenda shteteve anëtare. Po kështu, për ne, Shqipërinë, është një ditë e madhe sepse kemi konferencën e donatorëve për përballimin e situatës pas tërmetit dhe shpresoj shumë se do të gjejmë mjaftueshëm solidaritet, mbështetje për të ecur përpara me rindërtimin”, shprehet Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha takim me përfaqësues të familjeve pronare të Tiranës/ PD ka detyrim të pashlyer

Publikuar

-

Nga

Kreu i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar një bashkëbisendim me disa përfaqësues të familjeve pronare të Tiranës.

Basha thotë se Partia Demokratike ka detyrimin e pashlyer t’i japë zgjidhjen e munguar dhe përfundimtare problemit të pronarëve.

“Sonte në mbrëmje prita për një bashkëbisedim të hapur disa përfaqësues të familjeve pronare të Tiranës.
@pdshqiperi ka detyrimin e pashlyer ti japë zgjidhjen e munguar dhe përfundimtare problemit të pronarëve, dhe unë jam personalisht i angazhuar për ta bërë atë realitet”, shkruan Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama në Bruksel/ Pritet nga Presidenti i Këshillit Europian

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ak mbërritur në Bruksel ku është pritur nga presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, para takimit të BE me krerët e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Takimi zhvillohet në kuadër të takimit “BE dhe Krerët e Vendeve të Ballkanit Perëndimor”.
Në këtë takim do të diskutohen problematikat në Ballkanin Perëndimor, midis vendeve ,por edhe metodologjia e re e zgjerimit, që prek të gjitha vendet që aspirojnë për në BE.

“Sonte do të jetë një mundësi për të rikonfirmuar perspektivën evropiane për partnerët tanë të Ballkanit Perëndimor. Ne duhet të thellojmë bashkëpunimin tonë strategjik për çështje si ndryshimi i klimës, multilateralizmi dhe politika e jashtme”, shkruan Charles Michel në rrjetet sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE