LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Për një makinë zbraz llogarinë/ Adriatik Bocaj, gjyqtari që jeton vetëm me pagën

18 Nëntor 2019, 11:15, Vetingu CNA
Për një makinë zbraz llogarinë/ Adriatik Bocaj, gjyqtari

Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Adriatik Bocaj, ish anëtar i KLD-së,  për shtatë vite ka jetuar vetëm me pagën. Duke iu referuar deklarimit të pasurisë, së tij, të paktën që nga viti 2003 dhe deri në vitin 2010 ai deklaron vetëm pagën.

Në vitin 2011 më pagë mujore 1 290 497 lekë, gjyqtari Bocaj, ka marrë kredi dhe hua për blerjen e një makine.

Bëhet fjalë për një kredi prej më shumë 13 000 euro dhe një hua 7 000 euro, ndërkohë shuma e të ardhurave që ai dispononte, përveç pagës ishte 248 120 lekë dhe 12104.2 lekë.

Kredinë bankare e ka shlyer në vitin 2017, ndërsa huanë më në vitin 2018.

Ndërkaq në vitin 2017 ai ka zbrazhur llogarinë bankare duke belrë një makinë Skoda Veti me kontratë financiare, në shumën 22 980 euro.

Pasuri të patundshme ai ka deklaruar vetëm një apartament me sipërfaqe 65 m2, në Vlorë, e trashëguar nga nëna e tij.

Më poshtë po sjellim të detajuar pasurinë e deklaruar nga gjyqtari Bocaj.

Viti 2003

Shtëpi banimi, ndërtuar në vitin 1990 me sip 72 m2, me vlerë 2 500 000 lekë. Blerë nga shitja e shtëpisë në Lezhë.

Të ardhura nga paga si gjyqtar në Lezhë, në shumën 796 512 lekë.

Viti 2004

Të ardhura nga paga dhe shpërblime si gjyqtar në Lezhë, në shumën 789 812 lekë.

Viti 2005

Të ardhura nga paga si gjyqtar në Lezhë, në shumën 767 232 lekë.

Të ardhura të krijuara në shumën 20 000 lekë.

Viti 2006

Të ardhura nga paga si gjyqtar në Lezhë, në shumën 801 677 lekë.

Të ardhura të krijuara në shumën 30 000 lekë.

Viti 2007

Të ardhura nga paga si gjyqtar në Lezhë, në shumën 818 430 lekë.

Viti 2008

Të ardhura nga paga si gjyqtar në Lezhë, në shumën 835 724 lekë.

Viti 2009

Të ardhura nga paga si gjyqtar në Lezhë, në shumën 1 018 346 lekë.

Viti 2010

Të ardhura nga paga si gjyqtar në Lezhë, në shumën 1 015 025 lekë.

Viti 2011

Depozitë bankare në shumën 248 120 lekë.

Depozitë bankare në shumën 12104.2 lekë.

Depozitë bankare e djalit në shumën 33 616 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtar në Lezhë, në shumën 1 290 497 lekë.

Paga e djalit Devis Bocaj si IT, në shumën 33 616 lekë.

Hua për blerje të makinës në shumën 7000 euro.

Kredi bankare për blerje makine në shumën 13 300 euro.

Viti 2012

Të ardhura nga paga si gjyqtar në Tiranë, në shumën 1 021 326 47 lekë.

Shuma e të ardhurave 685 42 lekë.

Paga e djalit Devis Bocaj si IT, në shumën 33 616 10 lekë.

Shuma e të ardhurave të djalit, 29 835 82 lekë.

Kredi bankare për blerje makine në shumën 13 300 euro. Shuma e shlyer është 3 113 euro.

Hua për blerje të makinës në shumën 7000 euro.

Viti 2013

Të ardhura nga paga si gjyqtar në Tiranë, në shumën 1 058 772 65 lekë.

Shuma e të ardhurave 5 106 27 lekë.

Kredi bankare për blerje makine në shumën 13 300 euro. Shuma e shlyer është 3 396 euro.

Hua për blerje të makinës në shumën 7000 euro.

Paga e djalit Devis Bocaj si IT, në shumën 21 626 23 lekë.

Llogaria bankare e djalit në shumën 31 562 lekë.

Viti 2014

Të ardhura nga paga si gjyqtar në Tiranë, në shumën 1 379 682 lekë.

Shuma e të ardhurave 7 691 68 lekë.

Kredi bankare për blerje makine në shumën 13 300 euro. Shuma e shlyer është 3 396  euro.

Hua për blerje të makinës në shumën 7000 euro.

Llogaria bankare e djalit në shumën 12 351 89 lekë.

Viti 2015

Të ardhura nga paga si gjyqtar në Tiranë, në shumën 1 314 900 lekë.

Shuma e të ardhurave 42 354 08 lekë.

Pagesë, dëm kasko, në shumën 26 200 00 lekë.

Kredi bankare për blerje makine në shumën 13 300 euro. Shuma e shlyer është 3 396  euro.

Hua për blerje të makinës në shumën 7000 euro.

Llogaria bankare e djalit, Devis Bocaj në shumën 3 316 33 lekë.

Llogaria bankare e djalit, Devis Bocaj në shumën 171 864 17 lekë.

Viti 2016

Të ardhura nga paga si gjyqtar në Tiranë, në shumën 1 405 050 lekë.

Shuma e të ardhurave 225 503 08 lekë.

Kredi bankare për blerje makine në shumën 13 300 euro. Shuma e shlyer është 3 396  euro.

Hua për blerje të makinës në shumën 7000 euro.

Llogaria bankare e djalit, Devis Bocaj në shumën 347 935 76 lekë.

Llogaria bankare e djalit, Devis Bocaj në shumën 15 000 lekë.

Llogaria rrjedhëse e djalit, Devis Bocaj në shumën 18 819 22 lekë.

Viti 2017

Makinë Skoda Veti me kontratë financiare, në shumën 22 980 euro.

Të ardhura nga paga si gjyqtar në Tiranë, në shumën 1 425 850 lekë.

Shuma e të ardhurave 25 344 lekë.

Të ardhura nga kursimet, në shumën 224 503 08 lekë.

Kredi bankare për blerje makine në shumën 13 300 euro. Shuma e shlyer është 283 euro.

Hua për blerje të makinës në shumën 7000 euro. Shuma e shlyer është 5 000 euro.

Llogaria rrjedhëse e djalit, Devis Bocaj në shumën 296 789 55 lekë.

Llogaria rrjedhëse e djalit, Devis Bocaj në shumën 9 280 45 lekë.

Viti 2018

Ap me sip 65 m2, në Vlorë, e trashëguar nga nëna e subjektit deklarues.

Pakësim në llogarinë rrjedhëse, me 25 344 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtar në Tiranë, në shumën 1 442 505 lekë.

Shuma e të ardhurave 178 018 00 lekë.

Hua për blerje të makinës në shumën 7000 euro. Është shlyer.

Pakësim i llogarisë rrjedhëse të djalit, në shumën 26 975 19 lekë.

Shtim në llogarinë rrjedhëse të djalit në shumën 8 994 26 lekë.

Llogari rrjedhëse e vajzës në shumën 571 18 lekë./CNA.al

Lajmet e fundit nga