Connect with Us

Pas përplasjes me makina, kërcet arma në Vlorë/ 1 i plagosur, 4 në pranga

Kronika

Pas përplasjes me makina, kërcet arma në Vlorë/ 1 i plagosur, 4 në pranga

Publikuar

-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës në rrugor Levan-Vlorë ku ka mbetur i plagosur një person.

Mbrëmjen e kaluar, në Spitalin Rajonal Vlorë ka shkuar i plagosur me armë zjarri shtetasi E. N., 25 vjeç, banues në fshatin Ferras, Fier.

Menjëherë pas veprimeve hetimore të kryera nga një grup i posaçëm hetimor për zbardhjen e ngjarjes ka rezultuar se në aksin rrugor pranë mbikalimit të Levanit janë përplasur automjetet Volskëagen Golf, me drejtues shtetasin E. B., e pasagjerë shtetasit E. Y. dhe Xh. T dhe Alfa Romeo, me drejtues shtetasin M. T. e pasagjerë shtetasit S. Q. dhe E. N.

Sipas policisë, këta të fundit, në tentativë për t’u larguar me mjetin e tyre nga vendi i ngjarjes në drejtim të Vlorës janë ndjekur nga 3 shtetasit e tjerë me Volskëagen Golf dhe ka nisur konflikti midis tyre në mbikalimim e Novoselës, pranë një karburanti, ku si pasojë, duke qenë edhe nën efektin e pijeve alkoolike, dyshohet se shtetasi M. T. ka qëlluar në ajër me armë zjarri dhe aksidentalisht ka plagosur kunatin e tij shtetasin E. N., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën.

LEXO EDHE:  Futet në det për t’u larë/ Mbytet turistja e huaj në plazhin e Vlorës

Grupi i posaçëm hetimor, në vijim të punës intensive për zbardhjen e ngjarjes bëri dokumentimin e plotë të saj, duke arrestuar në flagrancë për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Armëmbajtja pa leje”, “Kanosja”, “Drejtimi i mjetit në gjendje të dehur” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, shtetasit:

• M. T., 41 vjeç, banues në Vlorë, S. Q., 20 vjeç dhe E. N., 25 vjeç, banues në Ferras, Fier.
Gjithashtu, Policia ka arrestuar në flagrancë për “Moskallëzim Krimi” shtetasin E. K., 27 vjeç, banues në Zharrës, Fier, punonjës (roje) pranë karburantit ku ndodhi përplasja.
Materialet do t’i referohen Prokurorisë në ngarkim të tyre, për veprime të mëtejshme./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

U përlesh me grabitësit/ Humb jetën në spital 25- vjeçarja

Publikuar

-

Nga

Një vajzë 25 vjeçe ka humbur jetën tragjikisht pasi u përledh me disa persona që tentuan ta grabsnin e më pas e goditën me thikë.

Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në Rushden, Northants.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve të cilët arritën në vendin e ngjarjes, 25 vjeçarja nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra.

Policia po vijon hetimet teksa ka arrestuar dy persona të dyshuar për vrasjen e saj.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Moderatorja shqiptare në zi/ Humb njeriun e dashur

Publikuar

-

Nga

Moderatorja shqiptare, Dojna Mema ka humbur sot personin e saj më të dashur, babain.

Lamin e ka bërë të ditur vetë moderatorja, përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

Teksa ka ndarë dhe një video me të atin, Dojna shkruan: “Nuk le asnjë sekondë pa jetuar plotësisht. Ndoshta prandaj ike kaq shpejt, e pive jetën me një kupë! Për ata që njohën Bujarin e Interpolit, ky është Babi i familjes.

P.S.: Ti e di, gjithmonë bashkë, gjithmonë një shpirt për katër.”

Bujar Mema punonte prej 16 vitesh në NCB Interpol në Tiranë dhe la pas bashkëshorten dhe dy fëmjët.

LEXO EDHE:  Tropoje, policia asgjeson rrenje kanabis sativa, sekuestron arme

LEXO EDHE:  Tropoje, policia asgjeson rrenje kanabis sativa, sekuestron arme

 

 

View this post on Instagram

 

Nuk le asnje sekond pa jetuar plotesisht. Ndoshta prandaj ike kaq shpejt, e pive jeten me nje kupe! Per ata qe njohen Bujarin e Interpolit, ky eshte Babi i familjes. P.s : Ti e di, gjithmone bashke, gjithmone nje shpirt per kater.

A post shared by Dojna Mema (@dojnamema) on

LEXO TE PLOTE

Kronika

U dënua me 10 vite burg/ Prokuroria e Elbasanit apelon vendimin për atentatorin

Publikuar

-

Nga

Prokuroria e Elbasanit apelon dënimin ndaj Shkëlzen Hasanpapajt, i akuzuar si autor i sulmit ndaj anëtarëve të fisit Çapja në Elbasan gjatë vitit 2016.

Gjykata e Elbasanit e dënoi Hasanpapajn me 10 vite burgim, ndërkohë Prokuroria kërkon që i riu të dënohet me 22 vite burg.

20 vjeçari u akuza nga prokuroria si një nga personat që dyshohet se kishte qëlluar me armë zjarri në drejtim të Florenc Çapjas dhe mikut të tij, Bledar Muçës.

LEXO EDHE:  Vlore/Arrestohet i dënuari me 17 vite burg

LEXO EDHE:  Thirrja e fortë e Berishës: "Rrëmbeni armët, ja vdekje, ja liri"

Ky i fundit mbeti i plagosur , ndërsa Hasanpapaj ishte fiksuar nga kamerat e sigurisë në momentin që largohej nga vendi i ngjarjes./ CNA.al

LEXO TE PLOTE