Connect with Us

“Pak çështje në duar, dhjetra dosje të shkatërruara”/ Klodiana Lala “masakron” Arta Markun

Kronika

“Pak çështje në duar, dhjetra dosje të shkatërruara”/ Klodiana Lala “masakron” Arta Markun

Publikuar

-

klodiana lala

Arta Marku ka shkatërruar një sërë dosjesh të rëndësishme.” Kështu u shpreh gazetarja Klodiana Lala në studion e “Opinion”, teksa tha se në krye të Prokurorisë nuk ka bërë asgjë sa i takon detyrave.

“Në karrierën e saj ka hetuar vetëm disa dosje gjakmarrje, ka patur shumë pak çështje në duar për të hetuar. E ka përfaqesuar akuzën në shumë pak raste. Dy raste gjakmarrje dhe dy të tjera trafiqe. Pastaj ka qendruar në poste drejtuese. E pranoi dhe vetë.  Në krye të Prokurorisë nuk ka bërë asgjë.  Ka shërbyer vetëm për të shkatërruar një sërë dosjesh të rëndësishme.

Arta Marku deklaroi në KLP që unë nuk i kam përmbushur pritshmëritë sepse i kam patur të kufizuara kompetencat, por në fakt ka vepruar si prokurore e përkohshëm me kompetenca të plota. Pra me dy standarte.”, theksoi Lala./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Aksident në Tiranë/ Makina përplas këmbësorin te vijat e bardha

Publikuar

-

Nga

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë ku një makinë ka përplasur një këmbësor.

Mësohet se këmbësori është përplasur nga makina tek vijat e bardha në “rrugen e Durrësit”.
I plagosuri është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit, ndërkohë autoritetet kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të tyre./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

50 vjeçarin e zë poshtë traktori/ Dërgohet në spital në gjendje të rëndë

Publikuar

-

Nga

Një 50 vjeçar me inicialet A.Gj ka marrë dëmtime të rënda në trup pasi e ka zënë poshtë nga traktori.

Raportohet se 50-vjecari ka qenë duke punuar tokën pasditen e sotme, ndërsa traktori është përmbysur dhe e ka zenë poshtë.
50 vjeçari ka marrë dëmtime të rënda në trup dhe është transportuar në gjendje kritike në Spitalin Rajoanl të Vlorës.

Autoritetet kanë nisur hetimnin për shkaqet dhe rrethanat e aksidentit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident i shumëfishtë në autostradë/ Përplasen 5 makina

Publikuar

-

Nga

Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës , në zonën e Sukthit

Mësohet se disa makina janë përplasur me njëra-tjetrën, por fatmirësisht nuk ka pasur dëme në njerëz.
Mësohet se dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Policia ka mbërritur në vendngjarje për të disiplinuar trafikun dhe zbardhur rrethanat e plota të aksidentit ku raportohet të jenë përfshirë 5 makina.

LEXO EDHE:  Akuza nga deputeti i PS/ Arta Marku ka lidhje me grabitjen e Rinasit?

LEXO EDHE:  Nishani pranon ligjin për hapjen e dosjeve

Paraprakisht dyshohet se një frenim i papritur dhe mosrespektimi i distancës nga mjeti në mjet ka sjellë përplasjen zinxhir në autostradë./CNA.al

LEXO TE PLOTE