Connect with Us

“Opozita nuk ka asnjë mekanizëm për të ndaluar Ramën”/ Kryemadhi vendos pikat mbi “i”

Politikë

“Opozita nuk ka asnjë mekanizëm për të ndaluar Ramën”/ Kryemadhi vendos pikat mbi “i”

Publikuar

-

“Opozita nuk ka asnjë mekanizëm për të ndaluar Ramën”, kështu është shprehur kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi gjatë një takimi me gazetarët pas vizitës në SHBA.

Për Kryemadhin ngritja e Gjykatës Kushtetuese do të sjell çmontimin e kontrollit të shtetit nga grupet kriminale.

“Rama nuk do t’i ketë shancet dhe mundësitë për ta prishur Teatrin Kombëtar. E provvoi në verë një gjë të tillë, por nuk ia arriti dot qëllimit. Nuk po e them arsyen se pse, e di vetë ai arsyen…

Sikurse nuk mundi të prishte dot Teatrin Kombëtar ashtu nuk do të mund të vazhdojë dot të kap më institucionet e tjera.

Mendoj se vërtet opozita nuk ka një mekanizëm për të ndaluar Ramën. Përsa kohë erdhi në një rezultat të djegies së mandateve do të thotë se erdhi si rezultat i bejsbollit kushtetues që përdori Rama, duke përdorur grupe të caktuara kombëtare dhe ndërkombëtare për të nxjerrë jashtë loje opozitën dhe për të instaluar një sistem në pamje të jashtme demokratik por që në të vërtetë ishte autokratik.

LEXO EDHE:  Foto-Laert Vasili imiton Ramën/ Regjisori i nxjerr “të palarat” pas sherrit

Por shumë shpejt ky kontroll kriminal do të fillojë të çmontohet dhe ngritja e Kushtetueses është hapi i parë.

Çmontimi i këtij ngërçi politik dhe institucional që zoti Rama ka krijuar, por edhe vijimi i punës së opozitës për informimin e të gjithë partnerëve dashamirës të Shqipërisë përsa i përket kapjes së sistemit të drejtësisë nga zoti Rama është një fazë e dytë.

Ky grusht shteti që ka bërë Rama, me ndihmesën edhe të individëve të caktuar, ca nga padija dhe ca nga shantazhi dhe ca të tjerë nga korrupsioni, sigurishtë që e ka bërë situatën të vështirë”, është shprehur Kryemadhi./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. t

    19 Nentor, 2019 at 3:02 pm

    Opozita nuk ka,por populli ka

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Partneriteti Strategjik Shqipëri-Kosovë/ Bushati kërkon bilanc të plotë për nivelin e zbatimit

Publikuar

-

Nga

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka kujtuar nënshkrimin e Partneritetit Strategjik Shqipëri-Kosovë, gjatë mbledhjes që u mbajt në Prizren më 11 janar të vitit 2014.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Bushati deklaron se 6 vite më parë, përcaktuan objektiva për thellimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit në të gjitha fushat, në dritën e dinamikës së tyre dhe interesave të përbashkëta.

Ish-ministri kërkon një bilanc i plotë rreth nivelit të zbatimit të angazhimeve të ndërmarra dhe pasurimit me instrumente të reja.

“Krahas kundërshtarëve të njohur të kësaj nisme, e cila fillimisht u prezantua në programin qeveritar të votëbesuar nga Kuvendi në Shtatorin e 2013, nuk munguan as kritikët të cilët më shumë sesa me objektivat që parashtronte dokumenti dhe instrumentet për t’i jetësuar ato, merreshin me fotografinë e përbashkët të dy qeverive. 6 vjet më pas në 2020, nevojitet një bilanc i plotë rreth nivelit të zbatimit të angazhimeve të ndërmarra dhe pasurimit me instrumente të reja. Aq më tepër që mjedisi i sigurisë që na rrethon dhe konteksti gjeopolitik që jetojmë kanë evoluar ndjeshëm. Partneriteti Shqipëri-Kosovë është strategjik për ne, stabilizues për rajonin dhe orientues për perspektivën europiane”, shprehet Ditmir Bushati/ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Erion Veliaj përfshihet sërish në skandal/ Pazare dhe afera korruptive në Bashkinë e Tiranës?

Publikuar

-

Nga

Gjatë fushatës elektorale për pushtetin vendor në vitin 2015, Erion Velaj, i qenë në rolin e kandidatit garues të PS-së për kryetar bashkie i Tiranës zotohej dhe premtonte bujshëm se nëse do ti besohej administrimi i Bashkisë do të anulonte të gjitha lejet e ndërtimit të dhena nga paardhësi i tij i PD-së Lulzim Basha, kurse ato që do ti jepte do të ishin sa më larg qendrës së kryeqytetit. Gjë që rezultoi të ketë qenë një mashtrim elektoral pasi realiteti tregon krejtësisht të kundërtën.

Veliaj, rezulton të jetë drejtuesi që ka dhenë më shumë leje ndërtimi gjatë viteve të qënies së tij në krye të Bashkisë më të madhe të vendit. Plot 313 leje brenda vetëm dy viteve, 2016-2018, konfirmon INSTAT, duke e shoqëruar statistikën me tabelën e mëposhtëme.

Sot në Tiranë, qoftë edhe në qendër të kryeqytetit, kanë “mbirë” kulla e pallate të larta.

Një tjetër rast për të cilin pati edhe shumë reagime në media është edhe projekti tek “Shtatë Xhuxhat” tek Rruga e Elbasanit.

Veliaj premtoi se do të shndërrohej në park lojërash, por siç duket dardha e ka bishtin prapa. Këndi i lojërave zë një hapësirë të vogël, ndërsa ngjitur me të po “mbin” një pallat.

Pothuaj e gjithë hapësira e ish-këndit të lojërave është mbuluar me beton dhe në të ka shumë pak lojëra për fëmijët. Ato janë vendosur mbi tapete bari sintetik, të cilat megjithëse në dukje mbulojnë betonin, nuk mbron dot fëmijët gjatë lojës.

Këndi i vogël i lojërave, i shumë propaganduar nga kryebashkiaku Veliaj, do të jetë thjesht hapësira para kësaj kulle, ndërsa parkimi nëntokësor, i propaganduar po prej tij, do jetë thjesht parkimi privat nëntokësor i kullës.

Një tjetër rast i denoncuar jo pak herë në media është edhe ai i Teatrit Kombëtar. Veliaj deklaronte në media se një tërmet i vogël do ta rrëzonte, ama dy tërmet goditën vendin tonë, një në 21 shtator e një në 26 nëntor, që për fat të keq lanë pas bilanc tragjik, por Teatri nuk pati asnjë dëmtim.

Veliaj kërkon ta shembë Teatrin, për t’i dhuruar truallin një firme private dhe sërish interesi janë kullat që do të “mbijnë” edhe aty.

Por, së fundi një tjetër skandal është denoncuar në media.

CNA.al prej ditësh ka denoncuar rastin e kopështit nr.41 në Tiranë, i cili nuk hapet që nga 26 nëntori.

Ndërkohë, rasti në fjalë u denoncua mbrëmjen e djeshme edhe në emisionin investigatin “Stop” në Tv Klan.

LEXO EDHE:  Foto-Laert Vasili imiton Ramën/ Regjisori i nxjerr “të palarat” pas sherrit

LEXO EDHE:  “E keni atë të uruar dorë si përkëdhelje perëndie”/ Gjekmarkaj tallet keqazi me Edi Ramën

Prindërit thonë se nuk kanë marrë asnjë njoftim, se çfarë do të bëhet me fëmijët e tyre.

Ndërkohë, Eliona Kryemadhi, drejtoresha e kopështit, në një prononcim për “Stop” tha se ndërtesa nuk ka pasur dëmtime të mëdha, por vetëm disa plasaritje.

“Ne iu kemi bërë lajmërimin prindërve, që kopshti është në proces. Domethënë, në momentin, që u vendos, që gjithë kopshtet e Tiranës do hapeshin, për kopshtin 41, u vendos që do vazhdojë procesi i konstatimeve dhe i monitorimeve.”-tha Kryemadhi.

Po ashtu ajo tha se nëse kopështi do ishte i shkatërruar nuk do rrinin aty edukatoret dhe ajo vetë. Pra, që do të thotë se kopështi nuk ka rrezik, ose Bashkia e Tiranës nuk e vë ujin në zjarr për sigurinë e atyre punonjësve.

“Në qoftë se kopshti do ishte i shkatërruar, normalisht ne nuk do rrinim i gjithë stafi në kopsht dhe do kishte vulën e kuqe dhe shiritin. Përderisa ekspertët nuk e shohin të arsyeshme të vënë vulën dhe shiritin, do të thotë, që janë akoma duke bërë procesin përfundimtar të vlerësimit dhe do bëhen riparime. Këtë gjë ne jua kemi komunikuar prindërve.”-tha drejtoresha.

E pyetur nëse ka pasur dëmtime nëpër mure, ajo tha se “Jo, nuk ka dëmtime, ka plasaritje.”

Po ashtu ajo tha se urdhëri për të mos lejuar frekuentimin nga ana e fëmijëve u është dhënë nga “Qendra ekonomike për zhvillimin dhe edukimin e fëmijëve dhe Bashkia Tiranë.”.

Pra, sipas asaj çfarë i pa mbrëmë në emisionin “Stop” me zë dhe figurë, kopështi qëndron i mbyllur prej dy muajsh sepse ka pasur disa plasaritje dhe Bashkisë së Tiranës iu dashka një kohë e gjatë për të bërë çertifikimin e kësaj godine.

Pas tërmetit të 26 nëntorit, shumë apartamente, godina shtetërore, dhe shkolla janë çertifikuar, si të sigurta apo jo, për kopështi 41 ende nuk ka asnjë përgjigje, gjë që të çon në dyshime të forta se pas saj fshihen afera të tjera korruptive dhe nuk dihet se çfarë mund të “mbjellë” Erion Veliaj në vend të këtij kopështi.

Ndërkohë, për qindra fëmijë që frekuentonin këtë kopësht askush duket se nuk po e vë ujin në zjarr./ CNA.al

Dështimi i Veliajt në kohë emergjence/ Lë në harresë kopshtet e Tiranës

Veliaj lë në harresë qindra fëmijë/ “Stop” zbarkon në kopshtin e mbyllur pas tërmetit

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video-Një pyetje për kryeministrin/ Ish-ministri kap “mat” Ramën

Publikuar

-

Nga

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Petrit Vasili i ka drejtuar një pyetje publike kryeministrit Edi Rama.

Ndërsa i referohet fjalimit të tij gjatë marrjes zyrtarisht të presidencës së OSBE nga Shqipëria, Vasili shkruan se Rama foli si ministër i Jashtëm, ndërkohë që më parë kishte deklaruar se nuk do të ishte Minister i Jashtem dhe i dha edhe dekretin publikisht Gent Cakajt.

“Edi Rama deklaroi me 23 janar te vitit 2019 ne Ministrine e Jashtme se nuk do ishte fare Minister i Jashtem dhe i dha edhe dekretin publikisht Cakës e tha:

“Unë i nënshkruari Edi Rama, në funksionin e kryeministrit të Republikës së Shqipërisë dhe ministër për Evropë dhe Punë të Jashtme, i delegojë zotit Gent Cakaj, zëvendësministër për Punë të Jashtme, detyrën e drejtimit të Ministrisë për Evropë dhe Punë të Jashtme dhe përfaqësimit të ministrit për Punë të Jashtme brenda dhe jashtë vendit”.

LEXO EDHE:  Opozita kundër dialogut me Serbinë/ Nuk do ta votojë platformën

LEXO EDHE:   “Poshtë Edi Rama”/ Valë protestash në disa qytete

Por, po ky karnaval kryeminister u ul ne OSBE si minister i jashtem mbajti edhe fjalim, mbajti edhe konference shtypi ekzemplare dhe historike per gafat dhe broçkullat prej shkollepakti qe foli.”-shkruan Vasili në një postim në rrjetet sociale.

Më tej, ai thekson se “Eshte apo nuk eshte minister i jashtem ky apo Caka??

Kjo eshte pyetje per njerezit me logjike,me arsye dhe me shkolle.

Per ca njerez si keta qe jane gremine morale dhe te shkollepakesise kjo pyetje nuk vlen.

Shiheni VIDEON te nderuar miq dhe kuptojeni se çfare mjerimi shteteror dhe intelektual eshte ulur ne karrigen e kryeministrit.”.

LEXO TE PLOTE