LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nuk bënte pjesë në listën e PMB-ve të lejuara/ AKU kthen në Gjermani 800 litra Produkt

18 Nëntor 2019, 14:33, Sociale CNA
Nuk bënte pjesë në listën e PMB-ve të lejuara/ AKU

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në kuadër të kontrollit të zbatimit të ligjshmërisë për garantimin e standardeve të sigurisë ushqimore, në vijim edhe të qëndrimeve të njëpasnjëshme se ?Trau? i asnjë Pike Kufitare nuk do të ngrihet për të lejuar hyrjen e produkteve të pasigurta, ka intensifikuar kontrollet rigoroze në të gjithë vendin për kontrollin e produkteve ushqimore, Produkteve për Mbrojtjen e Bimëve (PMB) dhe inputeve bujqësore.

Si rezultat i kontrolleve rigoroze me zero tolerance ndaj çdo tentative abuzimi me produktet ushqimore apo produktet e mbrojtjes së bimeve dhe inputeve bujqësore, nga Drejtoria Rajonale e AKU Shkodër në piken e kalimit kufitar Hani i Hotit janë konstatuar? 800 litra Produkt i Mbrojtjes së Bimëve (Tilt 250 EC), me origjinë nga Gjermania me destinacion Shqipërinë.

Nga verifikimet e kryera u konkludua se ky produkt është importuar në vendin tonë në kundërshtim me kërkesat ligjore, pasi nuk nuk bën pjesë në listen e miratuar nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për Produktet e Mbrojtjes së Bimëve që lejohen të importohen në Republikën e Shqipërisë.

Nisur nga gjetjet e konstatuara nga Inpektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit u vendos që sasia prej 800 litra Produkt për Mbrojtjen e Bimëve (Tilt 250 EC) ?të bllokohej me qëllim kthimin ?në vendin e origjinës.

Lajmet e fundit nga