Connect with Us

Meta zbulon komplotin e ndërkombëtarëve/ “Duan ti japin Gjykatën Kushtetuese Ramës”

Politikë

Meta zbulon komplotin e ndërkombëtarëve/ “Duan ti japin Gjykatën Kushtetuese Ramës”

Publikuar

-

Presidenti Ilir Meta, është shprehur se pas mos njohjes së dekretit, ndërkombtarët kanë përgatitur komplotin e dytë, atë të dhënies së Gjykatës Kushtetuese kryeministrit Rama.

“Kjo lojë tregon shumë qartë për fat të keq se kush janë përgjegjësit e panevojshëm për këtë rrëmujë në Shqipëri. Presideneti nuk e ka shkel Kushtetutën e ka respektuar në mëyrë perfekte.

Ishte një skemë, një komplot, dhe disa ndërkombëtarë që dolën shumë qartë bashkëpunëtorë për ti dhënë Edi Ramës Gjykatën Kushtetuese” , u shpeh Meta në studion e “Open”/ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Hëngshin kokat e njëri-tjetrit”/ PD sulmon Lleshajn: Gangster që lëviz me makina superluksoze

Publikuar

-

Nga

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi ka reaguar pas ngjarjeve kriminale të ndodhura së fundmi në vend.

Ai thekson se bandat vriten në mes të kryeqytetit, në mes të ditës dhe kriminelët nuk kapen, sepse Edi Rama ka dështuar si kryeministër. Bardhi ka sulmuar edhe ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj duke i përmendur skandalin e makinës luksoze, të publikuar nga CNA.al pak javë më parë.

Sipas tij, na vend që të bëjë detyrën për të garantuar rend dhe siguri, Sandër Lleshaj nuk ka asnjë ndryshim nga gangsterët që lëvizin nëpër rrugë me makina superluksoze, ose të vjedhura, ose të blera me para nga aktiviteti kriminal.

“Goditja mafioze, e përjetuar nga shumë qytetarë si një sulm terrorist në një nga qendrat më të populluara të Tiranës, është pasojë e politikës së Edi Ramës “hëngshin kokat e njëri-tjetrit”.

Një politikë e tillë ka lënë krimin të lirë të bëjë çfarë të dojë, kur të dojë dhe si të dojë, duke bërë viktima të luftës së tyre edhe fëmijët, siç ndodhi mbrëmë në aktin mafioz-terrorist në Tiranë.

Politika “hëngshin kokat e veta” e ka burimin tek pakti i Edi Ramës me krimin, i cili është burimi i pasigurisë së qytëtarëve.

Kryeministri në ikje ka dështuar me vendosjen e rendit dhe sigurisë, sepse ai erdhi dhe qëndroi në pushtet, duke patur ortak krimin dhe bandat. Prioriteti i tij është të mbrojë dhe të pasurojë kriminelët që i mbajnë në këmbë pushtetin dhe jo të mbrojë qytetarët shqiptarë.

Shumë nga kriminelët që vriten rrugëve kanë marrë leje, licensa, marrin tendera, ndërtojnë pallate, ku pastrojnë paratë e trafikut të drogës. Janë këto para me të cilat financohet fushata e pistë elektorale dhe qendrimi në politikë i Edi Ramës.

Kjo nuk është histori e sotme! Është historia 22 vjeçare e Edi Ramës në politikë. Ai ka punuar me krimin, e ka mbrojtur krimin, e ka pasuruar krimin!



Këtu gjendet edhe përgjigja përse vrasjet, shpërthimet me tritol, atentatet mafioze nuk parandalohen dhe autorët nuk gjenden.

LEXO EDHE:  Berisha-Metës: Ke vjedhur nga mëngjesi në darkë, interesi vetëm për karrigen

LEXO EDHE:  PS ultimatum Metës/ Sot merr fund ngërci i dekreteve 

Tek qytetarët sot mbizotëron opinioni se shteti mungon dhe territori është lënë nën thundrën e krimit, duke krijuar një situatë të përkeqësuar për sigurinë e jetës së tyre. Çfarë bën Edi Rama për të këtë gjendje? Ble një makinë të re të fjalës së fundit për Ministrin e tij të Brendshëm.

Duke zgjedhur spektaklin e luksit, në vend që të bëjë detyrën për të garantuar rend dhe siguri, Sandër Lleshaj nuk ka asnjë ndryshim nga gangsterët që lëvizin nëpër rrugë me makina superluksoze, ose të vjedhura, ose të blera me para nga aktiviteti kriminal.

Ministri sillet si bandit, duke e angazhuar Policinë e Shtetit në luftë me qytetarët dhe jo me krimin. Policia përdoret për të dhunuar opozitën, protestuesit, studentët, naftëtarët, që protestojnë për të drejtat e tyre, por është kokëulur përballë krimit, sepse është e tradhëtuar nga kupola drejtuese politike e Policisë së Shtetit.

Fjalët ligj, rend, siguri nuk kanë asnjë lidhje me këtë qeveri. Ajo ka dështuar në zbulimin e të gjitha vrasjeve të bujshme dhe nuk ka çuar para drejtësisë qoftë edhe vetëm 1 bos të trafikut të drogës.

Kjo qeveri nuk ka më asnjë ofertë të mirë për qytetarët.

Qytetarët e refuzojnë politikën e Edi Ramës “hëngshin kokat e njëri-tjetrit”.

Në këtë gjendje të vështirë ekonomike, sociale, psikologjike dhe politike qytetarët kanë nevojë për një qeveri që nuk flirton me krimin, nuk është në ortakëri me trafikantët e drogës, nuk mbahet peng nga paratë e pista të krimit të organizuar.

Qeveria e PD, e dalë nga zgjedhjet e 25 Prillit, do të ketë rendin dhe sigurinë publike prioritet kryesor të saj. Kush është për burg, do të shkojë në burg! Ligji nuk do të tregojë mëshirë për askënd që cënon jetën, pronën dhe sigurinë e qytetarëve!”, u shpreh Bardhi në një deklaratë për mediat./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Problematikat në ambasadë/ Rama iu kërkon falje emigrantëve në Greqi

Publikuar

-

Nga

Problematikat në ambasadë/ Rama iu kërkon falje publike emigrantëve në Greqi

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme  një takim me emigrantët shqiptarë që jetojnë e punojnë në Greqi . Ai u ka kërkuar atyre falje për të gjithë problematikat në ambasadë.

Rama u shpreh se me shërbimet online është hequr një pjesë e halleve dhe sorollatjeve.



“Më vjen keq që personeli dhe drejtuesja e ambasadës nuk kanë dhënë atë që duhet por kjo nuk është për t’ia lënë as asaj e as personelit për çfarë ka ndodhur, është përgjegjësia jonë dhe i kërkoj ndjesë gjithë emigrantëve për çfarë ka ndodhur. Gjërat sot janë sidoqoftë shumë më mirë se ç’ishin. Kemi shërbimet online. Ju jeni të familjarizuar dhe jetoni këtu dhe i përdorni këto instrumente. Me shërbimet online kemi hequr një pjesë të halleve e sorollatjet. Do kemi deri në fund të vitit një pjesë tjetër shërbimesh online. Megjithatë kjo nuk e zëvendëson dot plotësisht shërbimin fizik. Kemi sjellë këtu një ambasadore të re, një vajzë që e njoh personalisht, të përkushtuar, ka punuar disa vite në agjencinë për komunikim në kryeministri, ka një përvojë jo të vogël për ankesat e qytetarëve. I vetmi mesazh që i kam dhënë është që politikën e madhe e bëjmë dhe ne të tjerët. Ti ke prioritet shqiptarët që jetojnë në Greqi”, deklaroi Rama.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Zbardhen emrat e anëtarve të KQZ-së re/ Ja cili është afati përfundimtar i aplikimeve

Publikuar

-

Nga

Zbardhen emrat e kandidatëve për anëtarë të KQZ së re. Deri tani kanë aplikuar 25 persona nga ku vetëm 12 vende janë vakante. Afati përfundimtar i aplikimeve është data 18 shtator.

Mësohet se për kryekomisioner kanë aplikuar 6 kandidatë, ndërsa për zëvendës kryekomisioner kanë aplikuar 2 kandidatë.

Ndërsa si komisionere ka aplikuar Lefterije Lleshi, Irsa Ruçi, Haki Mustafa, si dhe ish-prokurori i Pergjithshem Theodhori Sollaku, per pozicionin e Komisionit Rregullator dhe ne KAS.



LISTA E KANDIDATËVE
Irsa Rusi, komisionere dhe Komisioni Rregullator
Agim Paskali Komisioni Rregullator dhe KAS
Halil Hyseni-Komisioner
Hysen Osmanaj-Komisioner, zv.komisioner, komisioni Rregullator- KAS
Ledio Braho – KAS
Lefterie Lleshi- Komisioner, Komisioni Rregullator, KAS
Odeta Berberi – Komisioni Rregullator
Arens Cela – Komisioni Rregullator, KAS
Anjeza Dajzmaili – Komisioni Rregullator
Spiro Maliqi – Komisioni Rregullator, KAS

LEXO EDHE:  Ndihma pas tërmetit/ Meta vlerëson Njësinë izraelite të Shpëtimit Kombëtar me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”

LEXO EDHE:  Dita e Shenjtërimit të Nënë Terezës/ Meta e nis ditën me një porosi

Naim Mecalla – Komisioni Rregullator
Redinela Beqiraj- KAS
Durim Grabova – Komisioni Rregullator, KAS
Farie Osmani – KAS
Arben Xhiku – Komisioner, zv.komisioner dhe Komisioni Rregullator
Theodhori Sollaku – Komisioni Rregullator, KAS
Përparim Shullazi
Eldrina Karafili – KAS
Lealba Pelingu
Akil Mustafa – komisioner, zv.komisioner, Komisioni Rregullator
Arben Isaraj – KAS
Odeta Seferaj
Lindita Tako – Komisioni Rregullator, KAS
Kamerion Salillari
Ardian Myslimaj

 

LEXO TE PLOTE