Connect with Us

Meta shpalli Borchardt “non grata” në presidencë/ Kryemadhi: Gishtin e mesit ta mbajë për vete e për ata që përfaqëson

Politikë

Meta shpalli Borchardt “non grata” në presidencë/ Kryemadhi: Gishtin e mesit ta mbajë për vete e për ata që përfaqëson

Publikuar

-

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka komentuar levizjen e radhës të presidentit Ilir Meta i cili shpalli “non grata” në presidencë ambasadorin e OSBE, Bernard Borchardt.

Kryemadhi është shprehur se Borchard ka fyer shqiptarët me veprimin e tij duke i treguar gishitn e mesit.

“Kush i nxjerr gishtin e mesit shqiptarëve ta marrë mbrapsht për veten e tij dhe për ata që përfaqëson” u shpreh Kryemadhi gjatë bashkëbisedimit me gazetarët.

LEXO EDHE:  “Injorantë dhe me shenja marrëzie”/ Ngjela “zbulon” katër persona që urrejnë Shqipërinë

Sot Presidenti Ilir Meta shpalli ‘Non grata’ në presidencë ambasadorin e OSBE në Shqipëri, Bernd Borchadt, pasi sipas tij, ka vënë në disktutim dekretin e 5 muajve më parë të presidentit për anulimin e zgjedhjeve vendore, dhe nga incidenti i ndodhur në kryeqytet ku ambasadori i tregoi gishtin e mesit disa protestuesve./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Nuk bëhet vaji i korbit në ditë zie”/ Balla thumbon deputetët e opozitës

Publikuar

-

Nga

Kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla i bëri apel deputetëve të opozitës parlamentare të bashkëpunojnë me mazhorancën dhe të mos marrin shembullin e opozitës joparlamentare.

Nga foltorja e Kuvendit, Balla i tha deputetëve të mos bëjnë “vaj korbi” në ditë zie dhe kërkoi të mos merren me PPP-të.

“I them kolegut të ri në Shqipëri nuk bëhet korbi në ditë zie, as vaji i korbit. Shqipëria prej 26 nëntorit po kalon një nga momentet më të vështira, më të hidhura. Tërmeti i tmerrshëm që goditi Shqipërinë e që u shoqërua me një bilanc tragjik, përbën një sfidë që shkon përtej mundësive të qeverisë sonë, e të kombit tonë.

Por qeveria nuk po rri. Për ata që ende nuk e dinë, 29 të lënduar po marrin një kujdes të veçantë dhe janë nën mbikqyrjen e bluzave të bardha, 3 janë dërguar jashtë për një mjekim më të specializuar.

Edhe falë gatishmërisë së qeverisë italiane, ne menaxhuam momentet e vështira. Kryeministri Rama ka qënë çdo ditë në kontakt me kryeministrin italian, i cili vazhdon të jetë në gatishmëri për çdo nevojë që ne kemi”, deklaroi numri 2 i PS-së, ndërsa thumboi deputetët opozitarë që ofendojnë në parlament.

“Ju dëgjova me vëmendje ju të opozitës, dhe ndonjëri nga ju për efekt të karriges, ka trashëguar fjalorin e opozitës së parë. Ky Kuvend sot mbështet të gjitha aktet që bëri qeveria menjëherë për t’i ardhur në ndihmë banorëve të prekur.

LEXO EDHE:  “Vetëvrasja e presidentit”/ Zbulohet mesazhi i koduar i Metës

LEXO EDHE:  28 Nëntori/ Politika shqiptare sërish feston e ndarë

Qeveria solli sot në mëngjes aktin normativ, dhe Kuvendi ka sot detyrë ta miratojë.

Lidhur me buxhetin, në këtë situatë u alokua fondi i duhur pa prekur fushat e tjera të jetës. Qeveria i akordoi pension të posaçëm të gjithë familjarëve të viktimave.

Mjaft më me këngën e  Albana Vokshin, PPP, PPP, këtu skanë lidhje fare. Po flasim për rikuperimin e banorëve të prekur.

Dhe sa për PPP-të, të jeni të sigurt që gjithçka kemi bërë ë këmi bërë më bindjen e plotë, për të mirën e Shqipërisë. Brenda vitit ngrihet SPAK, kush ka ankesa le ti bëjë.

Dua të falenderoj Forcat e Armatosura, Policinë e Shtetit, Urgjencën Kombëtare, vëllëzërit tonë nga Kosova për ndihmën e jashtëzakonshme dhe padyshim, pa përmendur emra se kam frikën mos gaboj, të gjitha shtetet që u solidarizuan dhe ndihmuan Shqipërinë në këto momente dramatike.

Thirrja e kryeministrit për opozitën jashtë paralmentitn vlen edhe për ju këtu, mbështesni shqiptarët’, theksoi Balla./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama deklaron nga Kuvendi se buxhetin po e programon që të ndërtojmë me forcat tona/ Donatorët kanë refuzuar ndihmën???

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Rama zgjodhi të sfidoje akuzuesit, duke deklaruar që nuk është e vërtetë që buxheti nuk ka fonde për të përballuar situatën. Ai tha se buxheti është riprogramuar me idenë që të gjitha shpenzimet e rindërtimit do përballohen vetë duke konsideruar sikur mos ketë asnjë ndihmë nga jashtë.

Nëse kjo është e vërtetë, sa të pritshme janë donacionet e premtuara? Rama e bëri këtë deklaratë, pasi u kthye nga një tur i deklaruar po prej tij, si turi i sigurimit të donacioneve. Ndaj nëse kjo që deklaron sot, është e vertetë, çfarë duhet të mendojmë se i ka ndodhur gjatë turit të mbledhjes së donacioneve?

Nëse kjo që deklaron sot është e vërtetë dhe nëse turi i tij dhuratambledhës ka qënë i suksesshëm, çfarë do bëjë Rama me donacionet? Do i kthejë mbrapsht? Apo thjeshtë, nuk do përdore milionat e akordura për rindërtime në buxhet?

Është interesante se me sa qetësi dhe krenari, kryeministri deklaron gjithë sa deklaroi, pa u merakosur hiç për padijen që dëshmon në raport me rregullat dhe ligjësitë e planifikimit buxhetor dhe mirëpërdorimit të fondeve buxhetore. Buxheti bëhet për tu shpenzuar me eficencë. Nuk është një llogari depozite që po nuk e perdore e llogarit si kursim.

LEXO EDHE:  Krimi që fsheh Ilir Meta

LEXO EDHE:  Paralajmërimi i fortë i Ngjelës/ Rama do rrëzohet, ja çfarë do të ndodhë me opozitën e re

Fondet e papërdorura në buxhet, nuk dëshmojnë që je më i mençur se paraardhësit. Dëshmojnë që nuk di se për çfarë po flet. Mençuria në planifikimin buxhetor qëndron tek planifikimi dhe përdorimi me nikoqirllëk i buxhetit.

Shqipëria nuk e ka luksin që të parashikojë si shpenzime buxhetore miliona që mund edhe të mos përdoren.

Ndaj Rama duhet ta ndajë mendjen. Ose po pret donacione e në këtë rast ato duhen kalkuluar dhe duhet të fillojnë përgatitjet se si do futen në punë me eficencë, ose ka marrë refuzime nga donatorët ndaj sot i duhet të përballojë gjithçka me forcat e veta. Si revolucionar në rrethim!

Por mos bëjë leksione mbi mençurinë e Rilindjes aq më shumë që krahasimin nuk ka se ku dhe me kë e bën. Opozita nuk hyn fare në historinë e sotme. As që dëshiron të hyjë me sa kuptohet. Miliardat e buxhetit do tenderohen për ndërtuesit. Dhe ndërtuesit në këtë vend janë masivisht me pronësi 50/50. Në fund të fundit, përdorimi i fondeve të buxhetit nuk kontrollohet nga donatorët. Donatorët janë të bezdisshem nganjëherë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha në Lezhë/ Milionat e oligarkëve të shkojnë për të pastrehët

Publikuar

-

Nga

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka  qenë pasditen e sotme në Lezhë ku është njohur nga afër me problematikat e banorëve të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.

Teksa shprehet se është e rëndësishme të bëhet gjithçka për të zbutur tronditjen e madhe tek banorët,ndërsa shtoi se paratë që ndahen për oligarkët, duhet të ndahen për të pastrehët.

Postimi i plotë

Sot në Lezhë takova banorë që janë në dilemë të rikthehen apo jo në banesat e tyre të dëmtuara sepse ende nuk është bërë vlerësimi përfundimtar nëse janë të banueshme.

Është shumë e rëndësishme të bëhet gjithçka për të zbutur tronditjen e madhe që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit dhe të rikuperojmë pasojat që la pas në mijëra banesa të dëmtuara dhe të shkatërruara.

Ka nevojë urgjente të shtohen grupet e vlerësimit. Edhe pse kanë kaluar 10 ditë nga tërmeti, ende në shumë banesa nuk është bërë vlerësimi duke lënë banorët në pasiguri.

LEXO EDHE:  Alarmi i Kryemadhit / Ju tregoj 3 arsyet pse vendi po rrëshqet në diktaturë

LEXO EDHE:  Eksluzive-Meta do tronditë sërish qeverinë/ Nuk do dekretojë ministrin e Jashtëm

Realiteti nuk ndryshon duke e mohuar, por duke u përballur me të dhe duke dhënë zgjidhje. Zgjidhja fillon që nga ndihmat emergjente për të cilat banorët kanë nevojë, e deri te çertifikimi zyrtar i banesave.

Vëmendja në këto ditë të vështira për vendin, duhet të shkojë te profesionistët e vërtetë, sepse fatmirësisht vendi ynë ka shumë inxhinierë të zotë, por ka munguar vullneti për ti vënë në punë. Nuk ka kohë për të humbur! Është e pakuptueshme mosangazhimi i shumë inxhinierëve që kanë shprehur gatishmërinë për të kontribuar vullnetarisht!

Duhet urgjentisht të alokohen dhe shpërndahen fonde për familjet në zonat rurale në mënyrë që të nisin riparimin dhe rindërtimin e shtëpive të dëmtuara. Qindra milionat e ndara për oligarkët dhe që nuk kanë asnjë impakt në jetën e qytetarëve duhet tu kalojnë njerëzve të mbetur pa strehë, ndërsa moti është ftohur, dhe pritet të intensifikohen reshjet.

LEXO TE PLOTE