Connect with Us

“Larg duart nga Kosova”/ Rinia i tregon vendin tre “tradhtarëve”

Politikë

“Larg duart nga Kosova”/ Rinia i tregon vendin tre “tradhtarëve”

Publikuar

-

Përveç bandoreloës “Rama ik”, mbrëmjen e djeshme në stadiumin “Air Albania”, ka pasur edhe një tjetër mesazh.

Pas thirrjeve masive “Rama ik”, tifozët shqiptarë i bënë një tjetër “surprise” shefit të qeverisë, ndërsa është shpalosur një tjetër banderolë ku shkruhej “Larg duart nga Kosova”.

Ndërkohë në lidhje me këtë ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili shkruan se ky ishte një mesazh që damkosi tradhëtarët, duke iu drejtuar kështu kryeministrit Edi Rama, presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe gazetarit Baton Haxhiu.

LEXO EDHE:  Lajm i keq për Shqipërinë/ BE pret mundësitë për nisjen e negociatave?

“Larg duart nga Kosova”, damkosi mbreme ne stadium rinia jone tradhetaret e kombit Zografin Bis, Miladinin Shqipfoles dhe Baton Stanishiqin. Nderim tifozeve Kuq e Zi! sb”-shkruan Berisha në postimin e tij.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Braçe i prerë/ Lefter Koka dhe Vangjush Dako duhet të hetohen një për një

Publikuar

-

Nga

“Lefter Koka dhe Vangjush Dako duhet të hetohen një për një”.

Kështu deklaroi zëvendës-kryeministri Erion Braçe në emisionin “Provokacija”, teksa po fliste për akuzat e ngritura ndaj socialistëve se kanë dhënë leje ndërtimi në zonat bregdetare.

Braçe cilësoi si gënjeshtra edhe për pretendimet e opozitës se ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako zhduku provat e dy kateve pa leje në hotelin e tij.

LEXO EDHE:  Ish-kreu i PD thirrje për largimin e Bashës/ Paralajmëron “furtunë” në politikë

LEXO EDHE:  Lajm i keq për Shqipërinë/ BE pret mundësitë për nisjen e negociatave?

“Është gjëja më e lehtë për t’u verifikuar, të shkojnë në Durrës dhe t’i verifikojnë”, nënvizoi ai.

“Hotel Lubjana nuk është me leje të Vangjush Dakos, s’e them dot tani. Është hotel Mira Mare, edhe ky nuk është me leje të Vangjush Dakos. Është përgjegjëse pronarja vetë”, deklaroi më tej zv.kryeministri./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Braçe e thotë troç/ Irritimi im është me pronarët e portaleve, nuk kanë gazetarë

Publikuar

-

Nga

Zëvendës-kryeministri Erion Braçe në emisionin “Provokacija” ka treguar arsyen se përse nuk ka dalë shumë në media në këto ditë pas tërmetit dhe përse qeveria i ka sulmuar gazetarët.

Braçe i tha moderatorit të emisionit se irritimi i tij nuk është me gazetarët e terrenit apo moderatorët, por është me drejtuesit e portaleve dhe gazetarët e tyre.

“Irritimi më i madh nuk është me gazetarët e terrenit, irritimi më i madh nuk është me ju, irritimi më i madh është me drejtuesit e portaleve të cilët nuk kanë gazetarë, nuk kanë pasur dhe nuk kanë. Janë gazetarë të cilët bëjnë komente dhe analiza duke mos ditur shumë për atë që flasin”, tha zv.kryeministri, ndërsa tregoi edhe arsyen se përse nuk ka dalë emisione televizive.

LEXO EDHE:  Indrit Hoxha sulmon Ramën/ Nuk mund të ulem në parlament me “vrasës”  

LEXO EDHE:  Lajm i keq për Shqipërinë/ BE pret mundësitë për nisjen e negociatave?

“Me thënë të drejtën nuk ia vlen, unë nuk kam dalë deri tani të flas për shumë arsye dhe njëra prej tyre është se kam qenë në punë, kam fjetur në makinë në Thumanë, me orë të tëra kemi ndejtur atje derisa u nxorr viktima e fundit, pastaj shkova në Bubq.

Nuk kam dalë në media sepse së pari duhet të jem unë plotësisht i informuar dhe duhet të jenë dhe të tjerët të mirëiformuar se nuk ia vlen të debatosh me dikë që nuk është i informuar”, u shpreh Braçe./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Me Ramën do ballafaqohem në Kuvend”/ Arben Malaj: Unë si ekspert ndërsa ai me pushkën top

Publikuar

-

Nga

Arben Malaj ka komentuar vendimin e qeverisë për pezullimin nga detyra si anëtar i anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

Malaj u shpreh se me kryeministrin Rama do përballet në Kuvendin e Shqipërisë, që brenda 30 ditëve do japë vendimin për shkarkimin ose jo të tij.

Ai shtoi se nuk ka pranuar asnjëherë të jetë kandidaturë e Edi Ramës për bordin e BSH

“Është një përballje që do të vazhdojë gjatë, është një përballje ndërmjet dy mentaliteteve. Unë kam kontribuar dhe konkurruar gjithmonë në zhvillimet politike të vendit tim me filozofinë se shqiptarëve u duhet një vend i fortë ku pushtetet ndahen, balancohen, kontrollohen dhe jo në një mentalitet ku pushteti u takon sovjetëve, gjithë pushtetet qoftë legjislativ, gjyqësor apo parlamentar. Kjo është prezent në publik. Falënderoj të gjithë mbështetjen që më kanë dhënë, jam i bindur se mirënjohja publike është shumë më e rëndësishme se çdo ferman sulltanor. E para ata kanë bërë vetëm pezullimin sepse ligji për të mbrojtur Bankën e Shqipërisë nuk u jep të drejtën asnjë kryeministri të shkarkojë. Nuk kam pranuar asnjëherë të jem kandidaturë e Edi Ramës për bordin e BSH. Kam konkurruar gjithmonë në Parlament aty ku e kam marrë, aty do ta bëj ballafaqimin. Brenda 30 ditëve sipas ligjit Kuvendi i Shqipërisë duhet të votojë propozimin e qeverisë kështu që jo punë zgjidhet shpejt dhe secili në vendin e tij. Unë me kontributet e mia pozitive edhe si profesor, ekspert dhe qytetar për vendin tim, Edi Rama me pushkën top për armiqtë e tij politikë”, u shpreh malaji ftuar në studion elajmvete të Rtv Ora.

LEXO TE PLOTE