LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Kërkojnë 'të rrëmbejnë' sa më shumë para sot, që të vjedhin vota nesër"/ Salianji akuza qeverisë

18 Nëntor 2019, 20:26, Politikë CNA
"Kërkojnë 'të rrëmbejnë' sa

I deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i ftuar në studion e emisionit ?5 Pyetjet nga Babaramo? për të komentuar situatën politike në vend, është shprehur se vendi është bërë i pabanueshëm për shkak të keqqeverisjes.

Ndërsa ka ritheksuar se PD kërkon largimin e Ramës me votë, Salianji ka hedhur akuza ndaj qeverisë duke u shprehur se: ?Qeveria kërkon të rrëmbej sa më shumë para. Duke bërë më shumë para sot, do shkoj të vjedh prap zgjedhjet nesër sepse janë të pangopur?.

Ish deputeti ka kritikuar edhe vijueshmërin e Reformës në Drejtësi teksa thotë se nuk është e nevojshme nëse nuk është funksionale sot.

?Shumë persona sot kërkojnë largimin e Ramës, sepse po ju merr shpirtin njerzëve, duke rritur taksat duke bërë që njerëzit të largohen, shumë të tjerë janë dorëzuar dhe po jetojnë në mizerje, dhe ky vend është bërë i pabanueshëm.

Ndërkohë ne kërkojmë zgjedhje të lira, po kërkojmë që Rama të largohet me votë, me qëllim që të kthehet një qeveri që t?i shërbejë sa më shumë interesit publik.

Sot qeveria nuk ka interes se si t?i shërbejë publikut. Ajo kërkon të rrëmbej sa më shumë para. Duke bërë më shumë para sot, do shkoj të vjedh prap zgjedhjet nesër sepse janë të pangopur. Kështu përfshijnë sa më shumë banditë në qeveri.

Po bëhet një Reform në Drejtësi, por ça reforme është kjo kur vijon të mos fus në burg as kriminel dhe as bandit. Për kur është kjo reformë , për pas 100 vjetësh?Çfarë ndryshoi kjo për qytetarët??, ka thënë ndër të tjera Salianji./CNA.al

Lajmet e fundit nga