Connect with Us

Fusha, kandidat për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi/ Si përfitoi pronën 440 m2, prokurori në Tiranë

Vetingu

Fusha, kandidat për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi/ Si përfitoi pronën 440 m2, prokurori në Tiranë

Publikuar

-

bashkeshortja e gjyqtarit te administratives drejt SPAK

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka publikuar javën që shkoi listën e prokurorëve kandidatë për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

Një prej tyre është prokurori i Apelit të Gjirokastrës, Gjon Fusha.

Sipas të dhënave të ILDKPKI-së, të ardhurat e prokurorit Fusha vijnë nga paga e tij dhe e bashkëshortes.  Ajo që vërehet është se bashkëshortja e tij përveçse si jurist në Këshillin e Qarkut të  Gjirokstrës, punon dhe jurist duke u justifikuar si jashtmë, në komuna dhe Bashki të ndryshme të Qarkut Gjirokatëstër, shkruan CNA.al.

Gjithashtu ajo bën edhe specialisten e prokurimeve pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Gjirokastër, prej së cilës përfiton të ardhura.

Në vitin 2003, prokurori Fusha, deklaron një autoveturë me vlerë, 0.3 milion lekë si dhe të ardhurat nga paga si prokuror në Gjirokastër. Situata është e njëjtë edhe në vitin 2004, ndërsa një vit më vonë ai deklaron një depozitë bankare me vlerë 120 000 lekë, ndërsa në vitin 2006, kursimet janë  300 000 lekë.

Ndryshime të llogarive ka në vitin 2013, kur deklaron depozita bankare për dy fëmijët në vlerat 146 457 lekë dhe 184 853 lekë, të cilat janë shtuar ditët më vijim.

Po në vitin 2013 ai deklaron të ardhura nga paga si prokuror në Gjirokastër, në shumën 1 217 074 lekë, të ardhura nga paga e bashkëshortes si juriste nga Qarku i Gjirokastrës, në shumën 468 984 lekë, të ardhura nga paga e bashkëshortes si juriste e jashtme, Bashkia Libohovë, në shumën 185 520 lekë si dhe të ardhura nga paga e bashkëshortes si juriste e jashtme, Komuna Nepravishtë, në shumën 123 120 lekë.

Në vitin 2015, bashkëshortja deklaron dhe të tjera të ardhura nga shërbimit për shkak të profesionit e certifikuar për prokurimet publike, pranë Gjykatës së shkallës së Parë, Gjirokastër në shumat, 10 200 lekë dhe 10 200 lekë si dhe një kredi e marrë nga bashkëshortja në shumën 550 000 lekë. Kjo kredi është shlyer për një vit.

Në vitin 2016, ndryshimi është deklarimi i llogarisë rrjedhëse të bashkëshortes në shumën 500 000 lekë.

Ndërsa, në vitin 2017, prokurori deklaron se është bashkëpronar në një prone me sipërfaqe 440 m2, në Tiranë, me akt trashëgimie. Nuk e specifikon vlerën e pronës, por më herët i njëjti, bashkë me familjarë të tij, kanë përfunduar në polici për shkak të pronës. Por, duket se situata ka marrë zgjidhje që në vitin 2014, kohë kur edhe ka ndodhur.

Në vitin  2018, të ardhurat e prokurorit të Apelit Gjirokastër janë 1 287 397 lekë nga paga e tij, të ardhura nga paga e bashkëshortes si juriste nga Qarku i Gjirokastrës dhe dietat në shumën 838 660 lekë, të  ardhura nga bashkëshortja, si specialiste prokurimesh, në Gjykatën e Gjirokastrës në shumën 34 000 lekë, të ardhura të bashkëshortes si anëtare e Komitetit të Përhershëm të Pranimit për nëpunësit Civil, në Bashkinë e Dropullit, në shumën 17 000 lekë si dhe 495 000 lekë kursime të bashkëshortes.

Më poshtë, po sjellim të detajuar pasurinë e deklaruar nga prokurori Gjon Fusha.

Viti 2003

Autoveturë me vlerë, 0.3 milion lekë.

Të ardhura nga paga si prokuror në Gjirokastër, në shumën 0,8572 milion lekë.

Viti 2004

Të ardhura nga paga si prokuror në Gjirokastër, në shumën 934 271 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes nga Qarku i Gjirokastrës, në shumën 380 220 lekë.

Viti 2005

Depozitë bankare me vlerë 120 000 lekë.

Të ardhura nga paga si prokuror në Gjirokastër, në shumën 1 049 787 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes nga Qarku i Gjirokastrës, në shumën 467 334 lekë.

Viti 2006

Të ardhura nga paga si prokuror në Gjirokastër, në shumën 885 517 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si juriste nga Qarku i Gjirokastrës, në shumën 396 000 lekë.

Gjendja cash e kursimeve nga paga, 300 000 lekë.

Viti 2007

Të ardhura nga paga si prokuror në Gjirokastër, në shumën 928 327 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si juriste nga Qarku i Gjirokastrës, në shumën 393 046 lekë.

Viti 2008

Të ardhura nga paga si prokuror në Gjirokastër, në shumën 881 549 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si juriste nga Qarku i Gjirokastrës, në shumën 403 370 lekë.

Viti 2009

LEXO EDHE:  Bëmat e gjyqtarëve të Apelit/ Ish anëtari i KLD fsheh pasurinë?

Të ardhura nga paga si prokuror në Gjirokastër, në shumën 993 735 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si juriste nga Qarku i Gjirokastrës, në shumën 530 000 lekë.

Viti 2010

Të ardhura nga paga si prokuror në Gjirokastër, në shumën 1.333 936 lekë.

Shpërblim në shumën  95 000 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si juriste nga Qarku i Gjirokastrës, në shumën 646 000 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si juriste e jashtme, Bashkia Libohovë, në shumën 252 000 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si juriste e jashtme, Komuna Nepravishtë, në shumën 108.000 lekë.

Viti 2011

Të ardhura nga paga si prokuror në Gjirokastër, në shumën 786 941 lekë.

Të ardhura nga raporti mjekësor, 379 533 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si juriste nga Qarku i Gjirokastrës, në shumën 504 000 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si juriste e jashtme, Bashkia Libohovë, në shumën 204 000 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si juriste e jashtme, Komuna Nepravishtë, në shumën 84.000 lekë.

Viti 2012

Të ardhura nga paga si prokuror në Gjirokastër, në shumën 1 249 159 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si juriste nga Qarku i Gjirokastrës, në shumën 478 825 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si juriste e jashtme, Bashkia Libohovë, në shumën 218 040 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si juriste e jashtme, Qendër Libohovë, në shumën 124 168 lekë.

Viti 2013

Depozitë për djalin, në shumën 146 457 lekë.

Depozitë për vajzën në shumën 184 853 lekë.

Të ardhura nga paga si prokuror në Gjirokastër, në shumën 1 217 074 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si juriste nga Qarku i Gjirokastrës, në shumën 468 984 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si juriste e jashtme, Bashkia Libohovë, në shumën 185 520 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si juriste e jashtme, Komuna Nepravishtë, në shumën 123 120 lekë.

Viti 2014

Të ardhura nga paga si prokuror në Gjirokastër, si dhe raporti mjekësor në shuma 946 511 lekë dhe 280 000 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si juriste nga Qarku i Gjirokastrës, në shumën 500 872 lekë.

Viti 2015

Depozitë për djalin, në shumën 273 176 lekë.

Të ardhura nga paga si prokuror në Gjirokastër, në shumën 641 107  lekë.

Të ardhura nga paga si prokuror Apeli në Gjirokastër, në shumën 702 517 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si juriste nga Qarku i Gjirokastrës, në shumën 502 783 lekë.

Të ardhura nga shërbimit për shkak të profesionit e certifikuar për prokurimet publike, pranë Gjykatës së shkallës së Parë, Gjirokastër në shumat, 10 200 lekë dhe 10 200 lekë.

Kredi e marrë nga bashkëshortja në shumën 550 000 lekë.

Viti 2016

Depozitë për djalin, në shumën 125 841 lekë.

Të ardhura nga paga si prokuror Apeli në Gjirokastër, në shumën 1 250 197 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si juriste nga Qarku i Gjirokastrës, në shumën 609 934 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si punonjëse e jashtme pranë Bashkisë Memaliaj, në shumën 207 792 lekë.

Kredi e marrë nga bashkëshortja në shumën 550 000 lekë. Është shlyer.

Depozitë bankare për vajzën në shumën 25 927 lekë.

Bashkëshortja, depozitë në llogarinë rrjedhëse në shumën 500 000 lekë.

Viti 2017

Bashkëpronar të një prone me sip 440 m2, në Tiranë, me akt trashëgimie.

Depozitë për djalin, në shumën 100 000 lekë.

Të ardhura nga paga si prokuror Apeli në Gjirokastër, në shumën 1 274 832 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si juriste nga Qarku i Gjirokastrës dhe dietat në shumën 812 961 lekë.

Viti 2018

Të ardhura nga paga si prokuror Apeli në Gjirokastër, në shumën 1 287 397 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si juriste nga Qarku i Gjirokastrës dhe dietat në shumën 838 660 lekë.

Të ardhura si specialist prokurimesh, në Gjykatën e Gjirokastrës në shumën 34 000 lekë.

Të ardhura si anëtare e Komitetit të Përhershëm të Pranimit për nëpunësit Civil, në Bashkinë e Dropullit, në shumën 17 000 lekë.

Debitor në llogarinë rrjedhëse, 11 684 lekë.

Bashkëshortja, gjendje llogarie në shumën 495 000 lekë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vetingu

Dorëzoi detyren e Kryeprokurores/ Zbulohet ku do të transferohet Arta Marku

Publikuar

-

Nga

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur pёr caktimin e përkohshёm tё prokurores Arta Marku si prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Tiranë.

Vendimi i KLP-së hyn në fuqi me datë 1 Janar 2020.

Kujtojmë këtu se Prokurorja Arta Marku është edhe anëtare e KED për 2019-ën.

Po ashtu, Arta Marku mbajti për rreth dy vite edhe detyrën e Kryeprokurores së Përkohshme, ndërsa pak ditë më parë ia dorëzoi këtë detyrë Kryeprokurorit të ri, Olsian Çela./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Me 19 dhjetor betohen 8 anëtarët e SPAK/ “Shkrihen” Krimet e Rënda, ja ku transferohen prokurorët

Publikuar

-

Nga

Këshilli i Lartë i Prokurorisë po zhvillon në këto momente mbledhjen plenare të saj, ku të pranishëm janë të gjithë anëtarët e këtij institucioni.

Kreu i KLP, Gent Ibrahimi, tha se me 19 dhjetor do të betohen 8 anëtarët e Prokurorisë së Posaçme, apo siç njihet nga opinioni publik si SPAK-u.  Ngritja e kësaj strukture  pritet të “shkrijë” Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

“Më 19 dhjetor betohen 8 anëtarët e SPAK. 16 prokurorë nga Krimet transferohen në tjetër vend. Sot transferohen në rrethe prokurorët e mbetur te Krimet”-tha mes tjerash Gent Ibrahimi.

Ndërkohë, KLP vendosi transferimin e prokurorëve që aktualisht janë të emëruar në Prokurorinë e Shkallës së Parë për Krime të Rënda dhe Prokurorinë e Apelit për Krime të Rënda, si rezultat i mbylljes së këtyre prokurorive, në prokurori të tjera të juridiksionit të përgjithshëm.

LEXO EDHE:  Shtëpitë në Himarë/BE: E drejta mbi pronën, kusht për integrimin

LEXO EDHE:  I varfëri i Krimeve të Rënda/ Prokurori Dritan Prençi sfidohet nga luksi i kolegëve

Kështu, KLP vendosi që të transferohen në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë, prokurorët: Arens Çela,  Blerim Tominaj, Besim Hajdarmataj,  Doloreza Musabelliu, Elisabeta Imeraj, Manjola Kajana, Vladimir Mara, Sonila Muhametaj dhe  Pranvera Pustina.

Prokurori Artan Bajrami do të transferohet në Prokurorinë e Apelit Tiranë.

Ndërsa Përparim Kulluri transferohet në Prokurorinë e Shkalles së Parë Shkodër.

Eugen Beci transferohet në Prokurorinë e Shkallës së Parë Korçë.

Me 11 vota pro, KLP vendosi që Anton Martini të caktohet përkohësisht në Prokurorinë e Shkallës së parë Tiranë.

Edhe drejtuesja e komanduar e Krimeve të Rënda, Donika Prela, me 10 vota pro dhe një kundër, u caktua përkohësisht në Prokurorinë e Shkallës së parë Tiranë.

Po ashtu, në Prokurorinë e Tiranës janë caktuar edhe prokurorët Ditan Prençi dhe Isa Jata./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Video-SHBA tjetër mesazh për Reformën në Drejtësi/ Tregon si do të funksionojë SPAK

Publikuar

-

Nga

Ambasada e SHBA në Tiranë ka përcjellë sot një tjetër mesazh në lidhje me Reformën në Drejtësi.

Në një mesazh në faqen zyrtare të ambasadës, tregohet sesi do të funskionojë Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion dhe Krim i Organizuar, e njohur ndryshe si SPAK.

“Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën.

Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë.

LEXO EDHE:  Bëmat e gjyqtarëve të Apelit/ Ish anëtari i KLD fsheh pasurinë?

LEXO EDHE:  Frika nga Vettingu/Berisha me bindje të plotë: Njeriu me zero impresion është ...!

Këtë javë, mësoni se si Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion dhe Krim i Organizuar, ose SPAK, do të funksionojë. Me t’u ngritur, do të shënjestrojë korrupsionin e nivelit të lartë. Kjo video tregon se si mbështetja prej 2 milionë dollarësh nga Shtetet e Bashkuara po përdoret për të siguruar që SPAK do të ngrihet dhe do të funksionojë në mënyrë të pavarur.”-thuhet në mesazh./ CNA.al

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: