LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto+video-Beton në breg të detit/ Thellohet skandali në Sarandë

18 Nëntor 2019, 13:09, Politikë CNA
Foto+video-Beton në breg të detit/ Thellohet skandali në

Disa ditë më parë, CNA.al publikoi një rast skandali të ndodhur në Sarandë, ku persona me lidhje të forta politike duke përfituar nga pozicioni i tyre kanë ndërtuar në breg të detit.

Bëhet fjalë për Arjan Kalcuni dhe Noreta Kalcuni, të cilët po bënin një shtesë kati në vilën e tyre, rreth 30 metër nga bregu i detit.

Denoncimi nga CNA.al fillimisht u duk se nuk ra në vesh të shurdhër, dhe ndërtimi u ndërpre.

Por, siç duket gjithçka ishte vetëm sa për të hedhur hi syve. Edhe pse për pak ditë kishte një ndërprerje të punimeve, tashmë punimet kanë rifilluar.

Dhe për më tepër, ajo çfarë e bën edhe më skandaloze, është fakti se tashmë nuk po bëhet një shtesë kati, por dy kate shtesë, që dyshohet se janë pa lejen e institucioneve përkatëse.

Kur njerëzit e thjeshtë nuk munden dot as të ndërrojnë tjegullat sepse i arreston policia, rreth 30 metër nga bregu i detit në Sarandë, pas portit tek plazhi Afrika, hidhet beton ditë e natë.

Institucionet bëjnë sehir, ndërkohë që betoni vijon në të katër anët.

Por, kush është Noreta Kalcuni.

Noreta Kalcuni ka të bëjë me një rast të denoncuar më shumë se një vit më parë në emisionin ?Stop?.

Më datë 20 Mars 2018, emisioni ?Stop? transmetoi rastin e juristes së Portit të Sarandës, Noreta Kalcunit, e cila në shkelje të ligjit, punonte njëkohësisht edhe si avokate private, duke shkelur ligjin.

Më pas, ishte Shefi i Shërbimit të Brendshëm të Portit, Kastriot Shkrepa telefonoi sot pranë redaksisë së emisionit ?Stop? për të njoftuar se Kalcuni ka dhënë dorëheqjen nga detyra e do të vazhdojë punën si avokate.

CNA.al sjell më poshtë foto dhe video të vilës Kalcuni, ku po bëhet ndërtimi në fjalë./ CNA.al

Skandal në Sarandë/ Beton në breg të detit, institucionet bëjnë sehir

Lajmet e fundit nga