Connect with Us

“Fillon një epokë e re”/ Kongresi i Të Gjelbërve, në pritje të hapit të madh

Bota

“Fillon një epokë e re”/ Kongresi i Të Gjelbërve, në pritje të hapit të madh

Publikuar

-

Të Gjelbrit për momentin nuk bëjnë shumë gabime. Ata nuk grinden, fitojnë zgjedhje dhe pushtojnë qendrën e shoqërisë. Por zgjedhjet parlamentare janë dy vjet më vonë. Në thelb shumë vonë, thotë Jens Thurau.

Përpara sallës së bashkisë në Bielefeld, një poster i madh paraqet përmbledhtazi atë që po bëjnë Të Gjelbrit: “Pothuajse kemi mbërritur. Por akoma jemi larg arritjes së objektivit”. Pikërisht kjo është ndjesia në parti tani. Për tre ditë të Gjelbërit diskutuan, me pasion dhe të fiksuar në detaje si gjithmonë. Por pa konfliktin e hidhur mes krahëve partiakë të kohërave të mëparshme. Sepse të Gjelbrit tani duan – po të shprehemi me zhargonin e tyre – të mos rrezikojnë më për asgjë.

Pothuajse kanë mbërritur. Në mesin e shoqërisë, mund të thuash. Vlera të qëndrueshme ka pasur kjo parti në sondazhet në mbarë Gjermaninë për muaj me radhë, në nivelin 20 përqind të votave, ndonjëherë edhe më shumë. Në perëndim të vendit, në shumë qytete të mëdha të Gjelbrit ka kohë që janë parti e shumicës. Së fundi, ata fituan që me të parën zgjedhjen për kryetar bashkie në Hannover, ku socialdemokratët e SPD-së kanë qenë gjithmonë në epërsi, që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore. Dyshja e drejtuesve Robert Habeck dhe Annalena Baerbock, të cilët janë në detyrë që nga janari i vitit 2018, u konfirmuan qartë në Bielefeld si drejtues të partisë, me rezultate mbi 90 përqind, dhe Baerbock-u madje me 97.1 përqind. Të dy u kanë dhënë vrull të ri Të Gjelbërve. Dhe jo vetëm ata, të gjithë të Gjelbrit e bëjnë të qartë: ata e dinë se që prej zgjedhjeve të ardhshme parlamentare ata ndoshta do ta bashkëqeverisin Gjermaninë, dhe këtë nuk e konsiderojnë problem për ta.

Deutschland Bundesparteitag der Grünen l Robert Habeck (picture-alliance/dpa/G. Kirchner)
“Fillon një epokë e re”

Në Bielefeld ata nuk diskutojnë vetëm për mbrojtjen e klimës, por marrin vendime të përcaktuara qartë për strehimin dhe mbi të gjitha, për politikën ekonomike. Këtu, ish-partia antiparti shprehet qartë në mbështetje të ekonomisë së tregut, po të respektohen kufijtë socialë dhe ekologjikë. Me besim në vete ata formulojnë një fund të mundshëm të politikës së “zeros së zezë”, ata janë të gatshëm të marrin borxhe për të investuar në infrastrukturë dhe në arsim. Vetëm këtë po të marrësh, kemi të bëjmë me një sfidim të qartë për partnerët e mundshëm të koalicionit, konservatorët, dy vjet para mbajtjes së zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. “Epoka e Merkelit po merr fund, fillon një e re,” u thërret Robert Habeck delegatëve.Deutschland Bundesparteitag der Grünen l Annalena Baerbock (Reuters/L. Kuegeler)

LEXO EDHE:  Nëndetëse gjermane për Izraelin

Ne jemi të pranishëm, jemi përgatitur, dëshirojmë, mund të thuash me pak fjalë. Pothuajse kanë mbërritur, por ende jo te objektivi. Pothuajse në çdo fjalim, në çdo diskutim, bëhet e qartë: Të Gjelbërit e dinë se sa shpejt mund të përfundojë euforia. Ata e kanë bashkëqeverisur njëherë Gjermaninë në vitet 1998 deri 2005, dhe u është dashur të përjetojnë përvoja të dhimbshme me realitetin, veçanërisht kur përfshirja e Bundeswehrit në misionin e luftës në Kosovë pothuajse e copëtoi partinë. Kohët kanë ndryshuar, në atë kohë të Gjelbrit mezi arrinin dhjetë përqind të votave, sot ata janë dy herë më të fortë. Megjithatë, pas triumfit në zgjedhjet evropiane me mbi 20 përqind në maj, zgjedhjet në tre lande të Gjermanisë Lindore ishin më shumë një hap pas. Të Gjelbërit vazhdojnë të mbeten më shumë një parti perëndimore.

Thurau Jens Kommentarbild App
Jens Thurau

Mesi i shoqërisë

Ndoshta ndryshimi më i madh me kohën kur Të Gjelbrit bashkëqeverisnin, dhe me sot është se të Gjelbrit tani në mënyrë të natyrshme e shohin veten në mes të shoqërisë. Për temën e ekstremizmit të djathtë dhe antisemitizmit Habeck thërret në sallë: “Ne jemi mbrojtësit e kushtetutës!” Një fjali që më parë do të shkaktonte trazira në kongreset e Të Gjelbërve. Po, të Gjelbrit mbrojnë Kushtetutën, shoqërinë e hapur, ekonominë sociale të tregut. Ata ndihen si avokatë për shumicën dërrmuese në vend, e cila edhe shqetësohet për demokracinë, kohezionin dhe gjithashtu për klimën. Por jo vetëm për të.

Më e mira për të Gjelbrit do të ishte që zgjedhjet në Gjermani të mbaheshin tani. Por nuk është kështu. Dhe kjo është arsyeja për moton: ruaj nerva të qeta, mos bëj gabime, që të korrësh ndoshta më pas (mbase) fryte të mëdha./ DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Japoni, evakuohen nga anija shtetasit amerikanë

Publikuar

-

Nga

Të dielën pasagjerët amerikanë që ndodheshin në karantinë në një anije në brigjet e Japonisë që prej datës 3 shkurt, janë evakuuar. Shtetasit amerikane në bordin e anijes “Diamond Princess”, e cila njoftoi për 355 persona të infektuar, u evakuuan nga anija dhe u nisën drejt SHBA-së me avionë çarter, ku gjasat janë të qëndrojnë në karantinë edhe për katërmbëdhjetë ditë të tjera.

Më herët zyrtarët kinezë njoftuan të dielën se numri i rasteve të reja të personave të prekur me koronavirus është ulur për të dytën ditë me radhë. Komisioni kinez i Shëndetësisë konfirmoi 1.843 raste të reja, që përfaqësojnë një rënie kahasuar me dy ditë më parë kur Kina njoftoi më shumë se 7.500 raste.

Numri i vdekjeve nga virusi në territorin e Kinës arriti në 1.665, me 142 vdekje të raportuara të dielën. Por Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi të dielën se është “e pamundur të parashikosh se çfarë drejtimi do të marrë epidemia”. Duke folur në konferenca e Sigurisë në Mynih, shefi i OBSH-së Adhanom Ghebreyesus u bëri thirrje qeverive të punojnë me këtë organizatë për të informuar në mënyrën e duhur publikun për rreziqet që paraqet virusi, por pa shkaktuar histeri në publik siç tha ai.

Ndërkohë publikimi nga mediat shtetërore kineze të një fjalimi të mbajtur 3 shkurt nga Presidenti Xi Jinping ka ngritur pikëpyetje të reja.
Publikimi i fjalimit të shtunën ishte një përpjekje e dukshme për të demonstruar se Partia Komuniste kishte vepruar me vendosmëri që në fillim ndaj situatës, por nxiti gjithashtu kritika mbi arsyen se pse publiku nuk u njoftua më herët.

LEXO EDHE:  Foto/ Berisha tallet keq me Ramën

LEXO EDHE:  I mbuluar me gjethe në kanal/ Gjendet i masakruar i riu shqiptar në Gjermani

Zyrtarët lokalë kinez janë kritikuar mbi mënyrën se si e kanë menaxhuar situatën pas shpërthimit të virusit, ndërsa përfshirja e presidentit ishte minimizuar, deri tani. Zyrtarë të Huanit, qyteti ku u shfaq për herë të parë virusi si dhe të provincës Hubei u shkarkuan nga detyra për shkak të asaj që u tha se ishte një përgjigje jo e duhur ndaj situatës emergjente të shkaktuar nga virusi./VOA

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Shpërndahet Kuvendi/ Maqedonia e Veriut shkon në zgjedhje të parakohshme

Publikuar

-

Nga

Sot u shpërnda Kuvendi i Maqedonisë dhe vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare që do të zhvillohen më 12 prill.

Sipas “INA”, për shpërndarjen e parlamentit pro votuan 108 deputetë, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Me këtë vendim, Maqedonia e Veriut edhe zyrtarisht shkon në zgjedhje të reja parlamentare të parakohshme që do të jenë më 12 prill.

Zgjedhjet do të organizohen nga Qeveria teknike me mandat 100 ditësh. Përbërja e deritanishme parlamentare e përbërë nga 120 deputetë, ishte e dominuar nga LSDM, VMRO-DPMNE, por edhe nga partitë shqiptare BDI, ASH, Lëvizja BESA, Alternativa, PDSH, etj.

LEXO TE PLOTE

Bota

Sulmohen me tre raketa bazat ushtarake afër Ambasadës Amerikane

Publikuar

-

Nga

Baza ushtarake amerikane në Baghdad të Irakut është sulmuar me 3 raketa.

Sipas mediave ndërkombëtare, nuk ka asnjë të lënduar nga baza që ndodhet afër me Ambasadën Amerikane.
Raportohet se deri tani askush nuk ka marrë përgjegjësi për ngjarjen, ndërsa ky është sulmi i fundit nga shumë të tillë që kanë patur objektiv trupat e koalicionit SHBA-Irak.

Në fillim të këtij viti SHBA vrau me një sulm ajror me anë të një droni gjeneralin iranian Qassem Solemaini, ndërsa Irani u përgjigj me dy raketa balistike afër bazës ushtarake amerikane në Irak, ku mbetën disa të plagosur./CNA.al

LEXO TE PLOTE