Politikë
Fermeri i drejtohet Bashës me emrin Edi/ Plasin batutat në Lezhë

Gjatë takimit të kreut të PD, Lulzim Basha me fermerët në Lezhë u krijuar edhe një situatë humori.
Njëri nga fermerët që u ankua për mosmbajtjen e premtimeve ngatërroi emrin e kryetarit të PD me emrin e kryeministrit Edi Rama.
Fermeri: Përshëndetje zoti Edi, më fal
Basha: Mirëmbrëma zoti Zef
Fermeri: Të dëgjova me shumë vëmendje, hë mo se s’prish punë.
Basha: Ta dëgjojmë njëherë se ndoshta ka pas në mendje me i thënë dicka edhe atij
Fermeri: Jo për Zotin këtë që po të them ty ia kam thënë edhe atij e ai nuk mundet me ardh me u ballafaqu me ne. Por edhe ty po të them a do vish më me këto fjalë që na the sot këtu? Unë kam qen me Salën, Fatosin, kam le e rrit e jam bo 57 vjec, asnjëri se ka pru. A do mundesh me u kthy prap me këto fjalë që na the?
Basha: Faleminderit Zef. Zef ëë??
Fermeri: Po, paradite Zef.
Basha: Po mbasdite?
Fermeri: Mbasdite si të duash./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Sot pretenca e prokurorisë/ Ish-grupi parlamentar i PD-së braktis Salianjin
Në Gjykatën Penale të Tiranës ka filluar seanca gjyqësore ndaj ish-deputetit të PD-së, Ervin Salianji, i cili akuzohet për kallëzim të rremë në çështjen që...

Dokumenti/ Agron Tufa provon se kryetari i “Vatrës” antikomuniste e ka pas babain persekutor komunist
Dokumenti që zotërojmë institucionalisht, bën me dije, se prokurori komunist Petraq Mishto, përpiqet dhe propozon dënimin me vdekje për një qytetar shkodran, anipse Gjykatësi është...