Connect with Us

Fëmijët shqiptarë peng në Siri/ Andi Përmeti “shuplakë” qeverisë

Politikë

Fëmijët shqiptarë peng në Siri/ Andi Përmeti “shuplakë” qeverisë

Publikuar

-

Deputeti i Bindjes Demokratike, Andi Përmeti ka folur sot për çështjen e fëmijëve shqiptarë, të cilët kanë mbetur peng në kampin Al-Hol, në Siri.

I ftuar në studion e A2 CNN, deputeti Përmeti theksoi se veç Alvin Berishës në këtë kamp ka edhe të tjerë fëmijë shqiptarë që duhen shpëtuar.

Sa i takon interpelancës së kërkuar me ministrin e Jashtëm në parlament, Përmeti tha se nuk mori asnjë përgjigje nga qeveria se çfarë po bën për nxjerrjen e atyre fëmijëve.

Ndërsa në lidhje me shpëtimin e Alvin Berishës, Andi Përmeti tha se nuk ka qënë aspak meritë e autoriteteve shqiptare.

“Gjatë interpelancës së zhvillluar në parlament nuk mora asnjë përgjigje se kur mund të tërhiqen këta fëmijë.

LEXO EDHE:  Tekstet shkollore falas?/ Zbulohet skema e mashtrimit e qeverisë

Sa i takon Alvinit, sipas informacioneve që unë kam pala shqiptare nuk ka bërë asgjë. Megjithatë ishte një operaciin sekret.

Por këta nuk japin përgjigje se kur do tërhiqen fëmijët e tjerë të mbetur në Siri.”-tha Andi Përmeti.

Gjithashtu ai tha se pa këtë presion që u bë nga mediat, Alvin Berisha mund të ishte ende në Siri.

“Unë kam frikë se pa këtë presion Alvini nuk do ishte tërhequr.

Kjo tregon se kur bëhen bashkë dhe bëjnë presion arrijnë diçka. Ne nuk duhet të dorëzohemi”-u shpreh ndër të tjera Andi Përmeti./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Kuvendi zgjedh kryeprokurorin e ri

Publikuar

-

Nga

Me 101 vota pro, Kuvendi i Shqipërisë ka votuar sot për Olsian Çelën, për detyrën e Kryeprokurorit, me një mandat 7-vjeçar dhe pa të drejtë rikandidimi.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Po fshihen provat pas tërmetit?/ Rama: E keni gabim, gjithçka është fotografuar

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur edhe akuzave, ku pretendohet se me pastrimin e rrënojave të ndërtesave të shembura nga tërmeti po fshihen provat, që fajësojnë përgjegjësit e kësaj katastrofe.

Nga foltorja e Kuvendit, Rama hodhi poshtë çdo akuzë, ndërsa theksoi se gjithçka është fotografuar, dhe për më tepër ai tha se janë marrë edhe kampionet e tullave dhe të betonit.

LEXO EDHE:  Basha sërish kundër Berishës/ E thotë copë, pranon “vetëvrasjen”

LEXO EDHE:  Ndalohen në Stamboll 3 adoleshentë britanikë që synonin Sirinë

“Po fshihen provat? E keni shumë gabim. Është fotografuar gjithçka. Aty ku është pastruar janë marrë edhe kampionet e tullave dhe të betonit”-tha Rama.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ja ku do të zhvendosen rrënojat e pallateve të shkatërruara nga tërmeti

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama, nga foltorja e Kuvendit ku po diskutohet projekt- buxheti i vitit 2020, tha se mbetjet nga pallatet dhe shtëpitë e shembura do të përdoren për të mbyllur fushën Porto Romanos si dhe zonat e dëmtuara të shkaktuara nga guroret në Krujë.

Kemi vendosur që të gjithë sasinë e e mbjeteve në Durrës të mbyllim fushën e kancerit në Porto Romano dhe ta transformojmë në një park të madh publik. Po studiojmë mundësinë e mbetjeve në zonën e Krujës, në Thumanë, por ndoshta edhe duke futur një sasi nga Durrësi për të mbyllur kancerin mbi lëkurë të guroreve që kanë turpëruar të gjithë ne. Jemi i vetmi vend në botë që mund të kthejë në gurore peisazhin e një vendi të shenjtë, Kruja”./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE