Connect with Us

Edhe pas shumë shekujsh, Murtaja mbetet një problem global

Blog

Edhe pas shumë shekujsh, Murtaja mbetet një problem global

Publikuar

-

Në Kinë, dy pacientë të diagnostikuar me sëmundjen e Murtajës, po kurohen në një spital të Pekinit. Autoritetet janë duke punuar që sëmundja e tmerrshme, të mos përhapet tek njrëzit e tjerë. Por vetë lajmi, thuhet se ka ngjallur panik midis qytetarëve.

Sëmundja e Murtajës shfaqet në 3 mënyra:Murtaja Pneumonike, është një infeksion i mushkërive; Murtaja Septicemike është një infeksion i gjakut; ndërsa Murtaja Bsubonike prek sistemin e gjëndrave limfatike. Kjo e fundit, është ajo që ne e njohim ndryshe edhe si Vdekja e Zezë, epidemia që shfarosi më shumë se gjysmën e popullsisë evropiane në Mesjetë.

Murtaja Pneumonike, mund të jetë më pak e njohur se ajo bubonike, por është gjithsesi më vdekjeprurësja. Deri tani në Kinë, është identifikuar Murtaja Pneumonike. Nuk është e qartë se si janë prekur dy të infektuarit. Por e sigurtë është se ata nuk e infektuan në Pekin.

Mësohet se ata vinin nga Mongolia e Brendshme, dhe erdhën në Pekin ankas për t’u kuruar. Një bakter i quajtur “Yersinia pestis”, që bartet nga minjtë dhe pleshtat që ushqehen me to, shkakton të treja llojet e murtajës. Murtaja Pneumonike, është shumë ngjitëse dhe e transmetueshme midis njerëzve.

Ajo mund të përhapet, edhe vetëm kur kollitet një person i infektuar. Ky fakt la alarmuar qytetarët kinezë qëkur u publikua ky lajm. Një përdorues në faqen popullore Ueibo, shkroi se qeveria duhet të japë informacione se si udhëtuan pacientët drejt Pekinit. Pra nëse ata përdorën transportin publik, mund ta kenë përhapur tashmë Murtajën tek pasagjerët e tjerë.

Përdoruesit e tjerë, u ankuan se qeveria kineze duhej të kishte njoftuar më herët mbi këto 2 raste (pacientët raportohet se kërkuan trajtim që në datën 3 nëntor), si dhe të kishte një transparencë më të madhe. Kina ka një histori të gjatë të fshehjes së rasteve me sëmundjet infektive.

Por Qendra Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, deklaroi se qytetarët e Pekinit, nuk kanë pse të frikësohen, pasi rreziku i përhapjes më tej të sëmundjes është ”jashtëzakonisht i ulët”. Ajo konfirmoi se zyrtarët kanë dezinfektuar çdo vend, që mund të ketë qenë i ekspozuar ndaj baktereve të Murtajës.

Le të hpresojmë që nuk do të ketë më infektime dhe raste të reja me këtë sëmundje. Gjithsesi, ky rast është një kujtesë e rëndësishme se Murtaja, megjithë perceptimin e zakonshëm, nuk është një sëmundje që tashmë i përket histrisë. Për më tepër, ajo nuk kufizohet vetëm në Kinë.

Vitet e fundit, Murtaja është shfaqur në shumë vende, nga Madagaskari në Shtetet e Bashkuara. Dhe është një problem global. Murtaja përbën një rikujtesë mbi rrezikun gjithnjë e më të pranishëm të pandemive. Një rrezik, për të cilin ekspertët thonë se ne nuk jemi realisht të përgatitur.

LEXO EDHE:  SHBA i ndalon hyrjen ish Sekretarit të NATO-s, Havier Solana

Në shtator të këtij viti, ekspertët paralajmëruan në një raport të zgjeruar se po rritet rreziku i një pandemie globale. “Ekziston një kërcënim shumë real i një pandemie me lëvizje të shpejtë dhe shumë vdekjeprurës të një patogjeni të frymëmarrjes, që mund të shkaktojë vdekjen e 50- 80 milionë njerëzve”-shkruajnë ata.

Murtaja është më një problem shumë më shqetësues, sesa mund të mendohet në pamje të parë, madje edhe në SHBA. Kur mendoni mbi kërë sëmundje, mendja mund t’ju shkojë tek jeta e Uilliam Shekspirit. Në kohën e tij, Vdekja e Zezë, vrau çerekun e popullsisë së qytetit të tij.

Dhe para atij shpërthimi epidemik, në mesin e shekullit XIV, Murtaja Bubonike vrau rreth 60 përqind të popullsisë së Evropës. Është e vështirë të kuptohet përmasa e një katastrofe të tillë, apo shpejtësia me të cilën sëmundja tejet ngjitëse, u përhap në vetëm 6 vjet.

Fatmirësisht, sëmundja infektive nuk po prek popullatën njerëzore me një shkallë kaq alarmante. Edhe pse është shumë vdekjeprurëse kur nuk trajtohet, nivelet e rimëkëmbjes prej saj janë mjaft të mira, nëse trajtohet me antibiotikë që në fillim të simptomave.

Por Murtaja, si ajo Bubonike dhe ajo Pneumonike, vazhdon që të prekë njerëzit nga Afrika në Azi, nga Amerika e Jugut në atë të Veriut. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ajo preku 3.248 njerëz, duke i marrë jetën 584 prej tyre në të gjithë botën midis viteve 2010- 2015.

Në vitin 2014, në Kinë vdiq një burrë dhe 151 njerëz u vendosur në karantinë për shkak të Murtajës. Qyteti i Jumen, u izolua për disa javë nga bota. Dhe vetëm këtë vit në Mongoli, një çift ka vdekur nga Murtaja, pasi kishte konsumuar mishin e infektuar të një marmote

Në vitin 2015, Murtaja zuri titujt kryesorë në mediat amerikane, me 11 raste dhe 3 të vdekur në 6 shtete midi prillit dhe gushtit të atij vitit, sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Çdo vit, SHBA-ja regjistron mbi 10 të vekur nga Murtaja. Ajo është më e zakonshme në zonat rurale. Në vitin 2017, ishulli i Madagaskarit, u prek nga një shpërthim i tmerrshëm i Murtajës, me 2.417 raste të konfirmuara, dhe 209 të vdekur. Pra, Murtaja përbën ende një shqetësim për të gjithë botën. Ajo është një sëmundje për të cilin do të bënim mirë të merrnim masa, para se të jetë shumë vonë./ VOX-Përshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

A na nxisin kartat e kreditit të shpenzojmë më shumë, se sa kur blejmë me para kesh?

Publikuar

-

Nga

Paraja është një koncept abstrakt. Dhe sot ne e marrim atë si të mirëqenë, duke harruar shpesh sesi një copë letër apo një copë metali, janë në vetvete sende me vlerë. Por paraja është një shpikje relativisht e kohëve të fundit, dhe që ka sjellë një ndryshim thelbësor në shoqërinë njerëzore, thotë Natasha Vinej, historiane e parave dhe financave në Shkollën Ekonomike të Londrës.

Përdorimi i parë i regjistruar i parave, ishte në Irakun dhe Sirinë e Lashtë, në civilizimin e Babilonisë, rreth vitit 3000 Para Krishttit. Në kohën e Babilonisë, njerëzit përdorën copa argjendi, të cilat llogariteshin sipas një peshe të standardizuar të njohur si sikël.
“Në çdo kohë, që paratë të kenë vlerë, duhet besim”- thotë Vinej. Por rruga e parasë ka pasur shumë zhvillime. Rreth vitit 1000 Para Krishtit, edhe civilizimet e tjera po përdornin metalin të çmuar, dhe në Greqinë e Lashtë, dhe Mbretërinë e Lidisë, u prodhuan monedhat e para.

Ndërkohë kartëmonedhat e para në letër u përdorën në Kinën Perandorake gjatë dinastisë Tang (618-907 Pas Krishtit), ndërsa në Evropë ajo nuk do të shfaqej para shekullit XVII. Sot, paratë nuk janë të lidhura me objektet fizike që janë në vetvete mallra me vlerë, siç janë monedhat e arit ose argjendit, por ne i përdorim në formën e kartave të kreditit.
Koncepti i kredisë (dhe borxhit), ekzistonte shumë kohë përpara se të shpikeshin kartat e kreditit. Karta e kreditit u shpikën nga Xhon Bigins nga Banka Kombëtare në Bruklin, Nju York, në vitin 1946.

Në Mbretërinë e Bashkuar, banka Barclays lëshoi kartën e parë të kredisë më 29 qershor 1966.
Nga vitit 2015, pagesave elektronike janë bërë shumë të përhapura. Vendet me nivelet më të larta të shpenzimeve online përfshijnë Kanadanë, ku pasja e më shumë se 2 kartave të kreditit për person është një normë. Në Evropë, Suedia është shoqëria më pa para kesh në botë, me vetëm 13 për qind të suedezëve që raportojnë se kanë përdorur para kesh për blerjen e tyre të fundit, sipas një studimi mbarëkombëtar të kryer vitin e kaluar, nga rreth 40 për qind që ishte kjo normë në vitin 2010.
Sa për krahasim, rreth 70 për qind e amerikanëve përdorin ende paratë kesh çdo javë, sipas një studimi të fundit të Qendrës Kërkimore Pju. Por a shpenzojnë më shumë njerëzit që përdorin zakonisht vetëm karta krediti? Është treguar se në aspektin psikologjik, njerëzit ndiejnë më shumë dhimbje kur humbasin 100 paund, sesa ndiejnë gëzim kur fitojnë 100 paund.

LEXO EDHE:  Kina teston avionin më të madh në Botë

LEXO EDHE:  Sulm me armë në SHBA/ 4 të vdekur dhe 3 të plagosur

Me fjalë të tjera, dhimbja e humbjes është më e madhe, edhe pse të dyja shumat janë saktësisht të njëjta. Kjo lloj qasje psikologjike, ka nxitur një ndryshim të madh në fushën e ekonomisë. Kjo çoi në disiplinimin e ekonomisë së sjelljes dhe degëve të tilla, si psikologjia e konsumatorit. Një nga studiuesit e shkëlqyer në këtë disiplinë relativisht të re është Drazen Prelec.
Profesori i Universitetit të Masaçusetsit në SHBA, kreu dikur një studim që përfshinte një ankand të veçantë. Ankandi u mbajt me studentët e shkollën prestigjioze të biznesit Sloan, për biletat e ndeshjeve të basketbollit amerikan NBA. Studiuesit i thanë gjysmës së ofertuesve, se mund të paguanin vetëm me para kesh, ndërsa gjysmës tjetër iu tha që mund të paguanin vetëm me një kartë krediti.
Rezultatet i habitën studiuesit. Mesatarisht, u zbulua se blerësit me karta të kreditit, po bënin 2 herë më shumë oferta, sesa blerësit që kishin para kesh me vete. Ajo çfarë do të thotë kjo, sipas Prelec, është se kostoja psikologjike e shpenzimit të një dollari në një kartë krediti është vetëm 50 cent.

Shpenzimi i një karte krediti, ka qartazi efekte tek mënyrën se si njerëzit shpenzojnë, dhe kjo vërtetohet nga studime të shumta. Gjithsesi, është treguar gjithashtu se kur mbërrijnë faturat e kartave të kreditit, ato shkaktojnë dhimbje të mëdha për zotëruesin e kartës.
Në fakt, ekonomistët e sjelljes së konsumatorit besojnë se kjo shpjegon popullaritetin e vazhdueshëm të kartave të debitit. Pra me kartat e kreditit, vonohet dhimbja e pagesës (derisa të mbërijë ajo faturë mujore). Aftësia e madhe e kartave të kreditit, është se ato ushtrojnë fuqinë psikologjike, për të ndarë kënaqësinë e blerjes nga dhimbja e pagimit./Burimi: BBC-Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Çfarë fshihet pas krizës së demokracisë?

Publikuar

-

Nga

Nga Harold James “Project Syndicate”

Askush nuk po e mohon, se demokracia është kudo e rrezikuar. Shumë njerëz dyshojnë nëse demokracia po punon për ta, apo nëse po funksionon si duhet. Zgjedhjet nuk duket se ofrojnë rezultate të prekshme, përveçse thellojnë përçarjet politike dhe shoqërore ekzistuese.
Kriza e demokracisë, është kryesisht një krizë përfaqësimi, ose për të qenë më të saktë një mungesë përfaqësimi. Për shembull, zgjedhjet e fundit në Spanjë dhe Izrael, ishin shumë zhgënjyese. Dhe Shtetet e Bashkuara, bastioni më i vjetër i demokracisë në botë, gjendet në mesin e një krize kushtetuese mbi një president që u zgjodh nga një pakicë votuesish, dhe që prej asaj kohe është tallur hapur me normat demokratike, dhe ato të sundimit të ligjit.
Ndërkohë në Britani, ku më 12 dhjetor do të mbahen zgjedhjet parlamentare, dy partitë kryesore dhe liderët e tyre përkatës, janë bërë gjithnjë e më antipatikë. Por edhe alternativa e vetme e mbetur, Liberaldemokratët, e kanë të vështirë të mbushin boshllëkun.
Vetëm partitë rajonale, Partia Kombëtare Skoceze, Plaid Cymru e Uellsit dhe Unionistët Demokratë në Irlandën Veriore, mbeten ende të besueshëm për mbështetësit e tyre lokalë. Ndërkohë në Gjermani, një “koalicion i madh” në dukje i rraskapitur, është shndërruar në
një burim zhgënjimi në rritje.
Për shumë analistë, lodhja aktuale me demokracinë është jashtëzakonisht e ngjashme, me atë
të viteve midis dy luftërave boërore. Por ka një dallim të dukshëm:që kriza e atëhershme e demokracisë, ishte e lidhur në mënyrë të pandashme me mjerimin ekonomik që solli Depresioni
i Madh.
Ndërsa kriza e sotme, ka ardhur në kohën e niveleve të larta historike të punësimit. Ndonëse shumë njerëz sot kanë një ndjenjë të pasigurisë ekonomike, reagimi ndaj krizës aktuale, nuk mund të jetë thjesht një përsëritje e asaj që ka ndodhur më parë.
Gjatë viteve midis 2 luftërave botërore, qeverisja demokratike citohej shpesh për të përfshirë forma të ndryshme të përfaqësimit. Më tërheqësja në atë kohë ishte korporatizmi, ku grupet e interesit negocionin zyrtarisht me qeverinë, në emër të një profesioni apo sektori ekonomik të veçantë.
Pritshmëria ishte që punëtorët e fabrikave, fermerët, madje edhe punëdhënësit të ishin më të
aftë të merrnin vendime, sesa asambletë përfaqësuese, që ishin dobësuar shpesh nga ndarjet politike. Modeli korporativist duket sot i neveritshëm, dhe jo vetëm sepse lidhet me diktatorin fashist italian Benito Musolini.
Gjithsesi, për një farë kohe, qasja e Musolinit ishte tërheqëse për politikanët diku tjetër, përfshirë
edhe ata që nuk mendonin se ishin poziconuar në ndonjë nga ekstremet politike. Për shembull, vizioni origjinal i presidentit amerikan Frenklin Ruzvelt mbi Neë Deal (Marrëveshjen e Re), përbëhej nga shumë elementë korporativistë, përfshirë kontrollin e çmimeve, të cilat do të negocioheshin nga sindikatat dhe organizatat industriale.
Por zgjedhjet dhe pseudo-zgjedhjet e asaj periudhe, filluan të prodhonin edhe diktatura, dhe jo vetëm në Evropë, por edhe në Azi dhe Amerikën e Jugut. Dhe për shkak të këtyre dështimeve katastrofike, demokracia u rrethua në epokën e pasluftës, si nga kufijtë e rinj kushtetues dhe juridikë, ashtu edhe nga angazhime të reja ndërkombëtare.
Në rastin e Evropës kontinentale dhe Japonisë, demokracia u imponua kryesisht si pasojë e disfatës ushtarake. Kjo do të thoshte që rregullat e saj ishin vendosur nga jashtë, dhe nuk i nënshtroheshin ndonjë sfide zyrtare. Pas kësaj, integrimi evropian – në formën e Komunitetit Ekonomik Evropian, dhe më pas Bashkimit Evropian – u shfaq si një sistem gjykimi dhe zbatimi në shërbim të normave të përcaktuara.
Ndërkaq, marrëveshjet ndërkombëtare u bënë një mënyrë për të thënë se disa rregulla ishin të pathyeshme ose thjesht të pashmangshme. Ato nuk mund të kundërshtoheshin më, qoftë në një mënyrë demokratike apo ndryshe. Natyrisht, këtyre kufizimeve të reja ligjore, iu shtuan edhe konsideratat ushtarake.
Aleancat ndërkombëtare, u prezantuan si mjetet për ruajtjen e sigurisë së brendshme. NATO, sipas deklaratës së famshme të Sekretarit të saj të parë të Përgjithshëm, Lordit Ismej, synonte “të mbante rusët jashtë, amerikanët brenda, dhe gjermanët në gjunjë”.
Ajo marrëveshje unike dhe e suksesshme, për të garantuar stabilitetin e pasluftës, ishte duke u shpërbërë edhe para rënies së papritur të legjitimitetit të SHBA-së pas Luftës në Irak në
vitin 2003, dhe krizës financiare globale të viteve 2007-2008.
Kur presidenti francez Emanuel Makron, përdori kohët e fundit një gjuhë ekstreme për të thënë se BE “ndodhet buzë humnerës” dhe NATO “gjendet në një vdekje klinike”, ai ishte tërësisht i saktë. Nën presidentin Donald Trump, Amerika – dhe për pasojë NATO – nuk është më e aftë të mendojë në një mënyrë strategjike, dhe as e gatshme të mbrojë interesat transatlantike.
Rendi i pas luftës, është kritikuar shpesh se nuk ka lejuar ndonjë zgjedhje të mirëfilltë demokratike. Ndaj, politologët perëndimorë nisën të flasin për një çmobilizim në shkallë të gjerë. Dhe shumë kohë përpara se të shfaqej një e djathtë e re ekstreme në Gjermani, intelektualët e shquar gjermanë kishin vërejtur se votimi ishte tashmë një gjë e parëndësishme, dhe se moderniteti ka të bëjë me sundimin nga të moderuarit e vetë-kufizuar, në emër të të palëvizshmëve, në atë që njihet si “letargokraci”.
Pra sfida moderne, është të arrihet një gjithëpërfshirje sa më e madhe demokratike. Përgjigja e duhur mund të mos jetë korporatizmi i stilit të vjetër, pasi shumica e njerëzve nuk e përcaktojnë më vetveten nga një profesion. Ngjashëm, mbrojtja e një teknokracie ndërkombëtare të bazuar në rregulla, duket tani e dalë mode, edhe pse institucionet ndërkombëtare (përfshirë BE-në dhe madje edhe NATO-n), janë ende të nevojshme për të siguruar të mirat publike.
Sot identiteti personal, përcaktohet nga një grupim faktorësh komplekse. Shumica e njerëzve, e mendojnë veten e tyre si konsumatorë, prodhues, partnerë, prindër, qytetarë dhe frymëmarrës të të njëjtit ajër, në varësi të kontekstit. Lipsen zgjedhje më të shpeshta dhe të përcaktuara qartë, për t’i përkthyer kompleksitetet e vetvetes në shprehje politike.
Fatmirësisht në këtë aspekt, mund të na ndihmojnë teknologjitë aktuale. Qytetaria dixhitale – e ushtruar përmes votimit elektronik, apo peticioneve – është një zgjidhje e mirë për problemin e rënies së pjesëmarrjes në zgjedhje. Por mekanizma të tillë, nuk duhet të përdoren për zgjedhje të mëdha përcaktuese, që janë në thelb të diskutueshme dhe përçarëse.
Por ato mund të ndihmojnë në zgjidhjen e çështjeve më të përditshme praktike, siç është vendndodhja e një sistemi hekurudhor ose rrugor, apo çështja e çmimit të energjisë elektrike. Ky vizion i ripërtëritjes demokratike, do të funksiononte në një mënyrë më efektive në vendet më të vogla si Estonia, që është një vend pionier në qytetarinë dixhitale.
Shumë qytetet mund të bënin të njëjtën gjë, duke ofruar kësisoj leksione me vlerë për politikat më të mëdha. Të menduarit lokalisht për problemin e përfaqësimit, mund të jetë hapi i parë drejt tejkalimit të krizës së demokracisë në nivel global./Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

A ka apo jo jetë në planetin Mars?

Publikuar

-

Nga

Kërkimi për jetën e gjallë në Mars, ka qenë që në fillim synimi kryesor i misioneve eksploruese. Për më shumë se 50 vjet, shkencëtarët nuk kanë arritur t’i përgjigjen ende pyetjes themelore:a ka ekzistuar jeta në Mars? Misionet e ardhshme në planetin e kuq, do të synojnë t’i japin përgjigje kësaj pyetje.

Në vitet 1950-1960, shkencëtarët Stenli Miller, Xhoan Oro, dhe të tjerë dëshmuan se në këtë planet shumë pranë Tokës, mund të formoheshin blloqet e jetës, përmes reaksioneve kimike që ndodhin natyrshëm në kushte specifike mjedisore. Këto kushte, mund të kenë ekzistuar edhe dikur në Tokë.

Kur sistemi diellor ishte i ri në moshë, Marsi dhe Toka do të pësonin një evolucion të ngjashëm. Ajo që ndodhi në Tokë, mund të ketë ndodhur edhe në Mars. Në vitet 1990, studiues të tjerë identifikuan mikroorganizmat e quajtur ekstremofile, që janë të afta të ekzistojnë në kushte ekstreme të temperaturës, presionit, kripës, etj.

Këto forma jete elastike, e rrisin ndjeshëm larminë e mjediseve, të cilat ne i menduam si të afta për të pritur jetën, dhe për këtë arsye edhe shanset për të gjetur jetë diku tjetër në sistemin tonë diellor. Misionet “Viking”, synuan të zbulojnë gjurmët e jetës në planetin Mars në vitin 1976. Rezultatet e tyre të pafrytshme, patën një ndikim negativ në rënien e entuziazmit por edhe të financimit të misioneve të ardhshme në këtë planet.

Njëzet vjet më vonë, nisi një fazë e re e eksplorimit të Marsit me sondën “Mars Global Surveyor”, që mbërriti në orbitën e tij në vitin 1997. Që atëherë, është rritur shumë interesi i komunitetit shkencor. Sondra “Rosalind Franklin”, është në përgatitjet përfundimtare për t’u nisur në korrikun e vitit të ardhshëm, dhe zbarkuar në marsin e vitit 2021 në Oxia Planum, aty
ku dikur rridhnin lumenjtë Marsianë.

Synimi i saj është të kërkojë shenja e dikurshme të jetës. Përveç kamerave dhe spektrometrave, “Rosalind Franklin” ka një pajisje që mund të depërtojë deri në 2 metra nën sipërfaqe për të marrë mostrat, dhe i dërgojë ato në instrumentet analitike laboratorike. Që nga viti 1997, ne kemi një rekord të vazhdueshëm të kushteve të motit atje.

Tashmë e njohim shumë mirë atmosferën e Marsit – përbërjen, presionin, temperaturën dhe si ndryshojnë ato sipas stinëve. Ne dimë gjithashtu lëvizjen e erërave në Mars, dhe mënyrën se si rrjedha e tyre përputhet me topografinë e planetit. Madje sapo kemi filluar të kuptojmë se si Marsi e humbi me kalimin e kohës atmosferën e tij.

LEXO EDHE:  Kina teston avionin më të madh në Botë

LEXO EDHE:  Vritet “koka” e sulmit ndaj “Charlie Hebdo”

Ekzistojnë ende shumë pikëpyetje të hapura, që nga mënyra sesi formohen stuhitë e pluhurit, dhe deri tek ajo sesi evoluoi atmosfera në gjendjen e saj aktuale. Gjithsesi ne kemi bërë përparime të mëdha në njohjen e klimës në Mars. Ndërkohë ne kemi hartuar vullkanet, krateret, kanalet e thellë, deltat depozituese dhe rrafshnaltat e mëdha, dhe ne e kuptojmë në analogji me Tokën se
si janë formuar ato.
Të njëjtën gjë kemi bërë edhe me shpërndarjen e elementeve kimike dhe mineraleve si argjilat, sulfatet dhe karbonatet. Gjithsesi, ne njohim ende vetëm sipërfaqen e planetit. Për të kuptuar evolucionin e Tokës, gjeologët eksplorojnë brendinë e saj. Ne kërkojmë vendet ku shtresat e saj të brendshme, janë të ekspozuara nga lëvizjet tektonike.

E njëjta gjë synohet edhe në Mars. Në disa vende, erozioni ka ekspozuar shtresa të brendshme, por shumë të tjera janë të fshehura. Ndërsa uji i lëngshëm, mund të mos ketë qenë i ekspozuar në sipërfaqen e Marsit për pjesën më të madhe të historisë së tij 4.5 miliardë vjeçare, provat e marra nga sondat sugjerojnë se uji ka qenë nën tokë për shumë më gjatë.

Ne nuk kemi përparuar shumë në përcaktimin, nëse jeta ka lulëzuar ndonjëherë në Mars, por ndërkohë kemi zbuluar se dikur aty kanë ekzistuar kushtet e nevojshme për jetën. Këto kushte përfshijnë ujin e lëngshëm, disa elementë kryesorë (karboni, azoti, fosfori dhe squfuri), përbërësit kimikë që sigurojnë energji për metabolizmin, dhe ambientin e duhur për sa i përket rrezatimit, temperaturës, kushteve kimike etj.
Gjithsesi, nuk kemi zbuluar gjurmë të mirrfillta jete. Kemi zbuluar disa molekula karboni që përmbajnë gjurmë të tilla, por ato të gjitha mund të kenë një origjinë jo-biologjike. Molekulat komplekse, të pasura me karbon janë shumë të prirura të degradojnë nga rrezatimi. Prandaj,
ato mund të gjenden vetëm nën sipërfaqe.

Ngjashëm, të gjitha provat sugjerojnë që nëse Marsi ka ujë të qëndrueshëm të lëngshëm, ai ndodhet nën sipërfaqe. Konsensusi i komunitetit të shkencëtarëve, është që ne duhet të
kërkojmë nën sipërfaqe, në mënyrë që të përparojmë në kërkimin e jetës.
Në verën e vitit 2020, drejt Marsit do të nisen disa misione. Dy prej tyre do të çojnë përpara kërkimin për jetën, duke eksploruar nën sipërfaqe. Shumë agjensi përveç NASA-s dhe ESA (agjencisë evropiane të hapësirës), po planifikojnë nisjen e misioneve të ardhshme në Mars në vitin 2020, 2022 dhe 2024./Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE