Connect with Us

Denoncimi i “Fiks Fare”/ “Luftë” për shtëpinë dhe truallin e Vaçe Zelës në Lushnje, ish-drejtori i Hipotekës pranon ryshfetin

Denoncim

Denoncimi i “Fiks Fare”/ “Luftë” për shtëpinë dhe truallin e Vaçe Zelës në Lushnje, ish-drejtori i Hipotekës pranon ryshfetin

Publikuar

-

Emisioni “Fiks Fare” denoncoi skandalin e radhës të pronave në Lushnje, ku kësaj here “lufta” bëhet për shtëpinë dhe truallin e këngëtares së famshme Vaçe Zela.

Familja e saj përfitoi një truall në qendër të Lushnjes, me vendime të Kthimit të Pronave dhe vendime të gjykatës, deri në Gjykatën e Lartë. Më pas, kjo pronë iu shit me dokumente të rregullta dy vëllezërve Bani në vitin 1998. Por, megjithëse kanë kaluar 21 vite, familja Bani nuk ka mundur dot ta regjistrojë në Hipotekë, megjithëse për këtë pronë janë dënuar dhe proceduar drejtorë dhe ish-drejtorë hipoteke. Madje, të gjitha institucionet pranojnë se dokumentet janë false, por ato vazhdojnë të qëndrojnë në Prokurori dhe Kadastër.

“Fiks Fare” faktoi me dokumente, zë dhe figurë të gjitha falsifikimet, madje edhe një ryshfet prej 1 milionë lekësh që i është dhënë një zyrtari në vitin 2011. Madje, këtë fakt e pranon edhe ish-zyrtari, tashmë avokat. Por, sërish prona nuk është regjistruar, pasi herë pas here dalin dokumente që janë falsifikuar. Gjatë investigimit disa javor, gazetarët e Fiks Fare faktuan se edhe një dokument tjetër i viti 2018 rezulton i falsifikuar. Por, prokuroria nuk ndërmerr asnjë veprim prej 1 viti e gjysmë, duke pritur parashkrimin e veprës penale.

Ilir Bani u ankua në “Fiks Fare” se në vitin 1998 ka blerë këtë pronë zonjës Vera Zelës, e cila kishte prokurë nga motrat dhe vëllezërit për t’i përfaqësuar. Mes dokumenteve, figuron edhe emri dhe firma e këngëtares së famshme Vaçe Zela. “Kjo është shtëpia dhe trualli i familjes Zela. Këtu ka lindur dhe është rritur Vaçja. Unë bashkë me vëllanë kam blerë truallin që ishte regjistruar në Hipotekë në vitin 1998. Kam bërë pagesat dhe kam pritur për ta regjistruar. Por, deri më sot asnjë gjë” thotë Bani.Ai shton se në vitin 2011 ka shkuar në Hipotekë dhe ka takuar drejtorin e atëhershëm Sajmir Korreshi. “Më kërkoi 1 milionë lekë ryshfet për të më ulur gjobën, që më vunë pasi nuk kisha shkuar në kohë për të regjistruar truallin. Pagova 3 milionë e 700 mijë lekë gjobën dhe 1 milionë lekë ryshfet. Por, edhe pas kësaj pagese, çështja nuk mu zgjidh” thotë ai, duke pohuar se ish-drejtori, tashmë avokat, i ka kthyer 700 mijë lekë dhe i ka akoma edhe 300 mijë lekë për t’i dhënë.

Pak vite më parë mësoi se një pjesë e truallit që bleu nga familja Zela ishte regjistruar në emrin e z. Spiro Mita. “Nuk e di si ia dhanë. Bëra denoncim në prokurori. Para pak kohësh, gjykata dënoi ish-drejtorin tjetër të Hipotekës Bledar Koçiu, për shpërdorim detyre. Ky i kishte dhënë me certifikatë familjes Lami një pjesë të trualli” thotë Bami. Ndërkohë, edhe pas këtij vendimi, ai nuk mundi dot të regjistrojë pronën. “Tani, pas gjithë këtyre falsifikimeve më del një tjetër dokument, i vitit 2018. Dhe, Hipoteka i kthen përgjigje Bashkisë së Lushnjes se prona është në emrin e dy vëllezërve Mita. Si doli në emrin e tyre” pyet me të drejtë qytetari, i cili deri më sot ka vetëm dokumentet.

Qytetari interesohet në Kadastrën e Lushnjes, ku drejtori Shkëlqim Mebelli i thotë se dokumentet false janë akoma në atë zyrë. Ai i thotë se dokumenti i vitit 2018 është i falsifikuar dhe nuk e di si ka dalë. “Fiks Fare” disponon këtë dokument, ku rezulton se Bashkia e Lushnjes i kthen përgjigje qytetarit se për këtë pronë ka pasur një letërkëmbim me Kadastrën. Kadastra i shkruan Bashkisë se në këtë pronë janë në proces legalizimi dy pasuri të tjera, në emrin e dy vëllezërve Lami. Pra, të njëjtët që më parë morën një certifikatë pronësie që doli më pas e falsifikuar. “Është i falsifikuar. Të mbajë përgjegjësi kush e ka lëshuar” thotë drejtori Mebelli.

Më pas, qytetari shkon në Prokurorinë e Lushnjes, ku takon prokurorin Skënder Mestani, i cili ka ndjekur çështjen e tij. Qytetari i thotë se përse nuk ka shpallur të falsifikuar certifikatën që është dënuar ish-drejtori, ndërsa i thotë se “do e bëj”. Në lidhje me dokumentin e vitit 2018, prokurori i thotë se “duhet një akt ekspertimi”. Pra, të gjithë zyrtarët pranojnë se dokumentet janë të falsifikuara, por qytetari nuk ka arritur të hipotekojë.

***

Qytetari shkon në zyrën e Kadastrës, Lushnje

Qytetari – O Çimi, një minutë?

Drejtori – Hajde.

Qytetari – Qysh i bëhet, jeni të detyruar të ma bëni tokën. Dhe këto janë letra falso, siç kemi biseduar bashkë. Po se denoncove ti, do t adenoncoj unë. Ai më marrka 350 metra tokë aty edhe Aluizni thotë këtu mbrapa (dokumenti i Bashkisë Lushnje). Ja kërkon Aluizni atij, ti s’e ke firmos.

Drejtori – Kjo është gabim!

Qytetari – Qysh gabim, është zyra juaj ajo.

Drejtori – Po s’e kam bërë unë…

Qytetari – Ka letrën e bashkisë.

Drejtori – Unë të them është gabim.

Qytetari – Unë dua zgjidhje njerëzore o burrë. Nëmni djersën, e bëni pronar atë, të rri unë nëpër gjyqe.

Drejtori – (Thërret punonjësit) Pasi ti shikoni, të thërresim Ilirin për ato kërkesat që ka dhe…

Qytetari – Ju merreni me dokumenta falso.

Drejtori – Do merresh me zv.drejtorin, grupi i punës hartograf, jurist…

Qytetari – Pse se keni bërë për 6 vjet ti ore…

Drejtori – Zv.drejtor, do ta merrni…

Qytetari – Pse se ke bërë për 6 vjet?

Drejtori – Do ta gjykojnë këta tani.

Qytetari – Ti kështu do më thuash mua dhe kur të vij herën tjetër.

Drejtori – Unë po e delegoj punën time, po ia delegoj zëvendësit.

Qytetari – Mirë.

Drejtori – Do ta bëj zëvendësi.

Qytetari – Po këtë dokument, do denoncosh ti apo do denoncoj unë?

Drejtori – Bëj ça të duash ti!

Qytetari – Të takon edhe ty si institucion shteti.

Drejtori – Bëj ça të duash ti!

Qytetari – Po të takon si institucion…

Drejtori – …unë them që ai (dokumenti) nuk qendron.

Qytetari – Po ish fallso, qysh e nxjerr?

Drejtori – Po s’e kam nxjerrë unë unë, të thash dhe njëherë.

Qytetari – Po ai që e ka nxjerrë.

Drejtori – Po ai mban përgjegjësi, çdo njeri mban përgjegjësi për vete.

Qytetari – Si hipotekën fallso, e nxori ai?

Drejtori – Kush mban përgjegjësi për dokumentin që e lëshon?

Qytetari – Po ka edhe emrin tat, Çim Mebelli!

Drejtori – Po nuk e kam firmos unë.

Qytetari – Po e di që nuk e ke firmosur. Po ish fallso ajo?

Drejtori – Fallso është!

***
Qytetari shkon në Prokurorinë e Lushnjes, takon prokurorin Skënder Mestani

Qytetari – O Skënder, qysh je, nga shtëpia, vetë mirë?

Prokurori – I ngarkuar. Ça bën ti si je? Se jam kështu.

Qytetari – Na kanë dalë dhe fakte të reja o Skëndero.

Prokurori – Ça?

Qytetari – E pohoi dhe Çimi (drejtori i Kadastrës) me gojën e vetë. Ky vërtetimi (i bashkisë) është fallso thotë Çimi. Ça kam prurë unë…

Prokurori – … Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive, për dijeni kthim përgjigje, Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse, Agjencia e Trajtimit të Pronave…

LEXO EDHE:  Skandal- “Fëmijët po rriten analfabetë”/ Dy mësuese japin 14 lëndë mësimore

Qytetari – Ça dermani do më bësh mua ti?

Prokurori – Unë do ta shikoj, të flas me…

Qytetari – Jo ta shikosh ëëë, ke 1 vit e gjysmë që kam denoncuar unë.

Prokurori – Do flas me…

Qytetari – Ato janë fallso.

Prokurori – Kush janë fallso?

Qytetari – Po gent planet.

Prokurori – Po mirë o mirë është parashkruar falsifikimi që atëherë, i thonë… Sa vite kanë kaluar o Ilir?

Qytetari – Ee, lexoje atë (dokumentin e Bashkisë) ça thotë.

Prokurori – Në përgjigje të kërkesës suaj, me numër… na informon se në pasurinë me numër 8/16, posedues është Spiro Lami Mita dhe në pasurinë 8/17 Josif Lami Mita.

Qytetari – Lexoje mbrapa, është falso kjo që bie Hipoteka.

Prokurori – Kush e thotë?

Qytetari – Çim Mebelli vetë, drejtori i Hipotekës!

Prokurori – Të ka thënë Çimi ty, po varet ça thotë Çimi.

Qytetari – 4 – 5 herë më ka thënë, sot e pohoi shqip. Imë ça do më bësh mua, do më japësh ndonjë vendim (falsiteti) për ato?

Prokurori – Unë do të jap…

Qytetari – Se ke 1 vit e gjysmë që nuk e jep.

Prokurori – Mbaji këto, do të jap vendimin.

Qytetari – O Skënder, unë e di që nuk e jep ti atë se mbron…

Prokurori – Do ta jap atë se më…

Qytetari – Po ta japësh ti fallso atë, i bie që Bashkia del apsaq.

Prokurori – Mund ta deklaroj të falsifikuar atë, duhet akt ekspertimi i falsifikuar, ndërsa përgjegjësia penale është tjetër gjë, është parashkruar.

Qytetari – Po mirë, ke 1 vit e gjysmë, pse nuk e merr?

Prokurori – Do ta marr unë!

Qytetari – Më shumë nga 3 muaj s’duhet që ta vonosh ti. Bashkia fallso…

Prokurori – Do ta rregullojmë atë punë

Qytetari – …ajo fallso. Po ça ke 1 vit e gjysmë. Më bëj derman.

Prokurori – Ik pa merak, mirupafshim.

Qytetari – Se unë po zihem me byrazerin.

Prokurori – Do ta zgjidh unë!

***

Qytetari takon Ish Drejtorin e Hipotekës, Sajmir Korreshi, aktualisht avokat

Qytetari – Ça do më bësh mua, do më bësh derman mua?

Ish Drejtori i Hipotekës – Ça thua, po do të bëj!

Qytetari – Se po zihem të dy vëllezër ne.

Ish Drejtori i Hipotekës – Po ç’ke o ç’ke, rri mo.

Qytetari – Hajde Sajmo, po qe mos e vono vëllanë, e di si jam.

Ish Drejtori i Hipotekës – Më prit çik aty sa të mbaroj në Gjykatë.

Qytetari – Të më këpusësh kokën jam, s’po gjej derman.

Ish Drejtori i Hipotekës – Mos u shqetëso fare, të thashë.

Qytetari – Ça do më bësh mua ti?

Ish Drejtori i Hipotekës – Unë ta kam thënë rrugën ty, po ti…

Qytetari – Ish një letër aty, po deshë bëma.

Ish Drejtori i Hipotekës – Hajde, hajde ta shikojmë.

Qytetari – Unë desha derman o burrë, se ai vëllai im s’luan. Po deshe…

Ish Drejtori i Hipotekës – Ta diskutojmëëë.

Qytetari – Unë të kam… të kemi respektuar neve. Unë përshembull dhe atëherë të dhamë 1 milionë lekë.

Ish Drejtori i Hipotekës – Pse nuk ti ktheva unë?!

Qytetari – 700 dha D…

Ish Drejtori i Hipotekës – E mirë, mirë.

Qytetari – 700 dha D…, jo e kam llafin këtu që të kam respektuar o burrë, hajde imë, po qe se më mer përsipër. Me atë letrën aty q ëmë ish drejtuar Hipoteka mua, me atë plan rilevimi, e bëjmë dot tokën? Po s’e bërë, do hapim gjyq.

Ish Drejtori i Hipotekës – Ja ta shohim letrën.

Qytetari – D…, sa lekë i dhe, 7 apo 1?

Ish Drejtori i Hipotekës – 7, 7!

Qytetari – 7 ee, unë të kam dhënë 1, ashtu… dhe 150 mijë lekë më ke mu. Hë Sajmo?

Ish Drejtori i Hipotekës – Hajde, hajde (në zyrë).

Qytetari – Sa të bëj haku përshembull unë do ti jap.

Ish Drejtori i Hipotekës – Po çke, o çke.

Qytetari – Unë e di që të kam respektuar përshembull.

Ish Drejtori i Hipotekës – Po hajde. … përpos asaj, ne do të përdorim ato vendime të vjetra, plus këtë të riun që është shpallur i falsifikuar dhe do ti fshijmë pronën Spiro Mitës, truallin. Dhe këtë, në momentin që do të fshihet nga kartela, e regjistrojnë pronën direkt te Çimi (drejtori aktual i Hipotekës).

Qytetari – Vajtëm ne para ca ditëve.

Ish Drejtori i Hipotekës – Ku, dhe ça tha?

Qytetari – S’dihet kur ta japi gjykatësi.

Ish Drejtori i Hipotekës – Ajo ka mbaruar, ti…

Qytetari – Qysh do ta ndjekim imë ne? Unë po zihem me vëllanë, na ka gjetur belaja. Unë atëherë kur të dhamë i paske dhënë 7 D… ëë?

Ish Drejtori i Hipotekës – Eee!

Qytetari – 7 ia ke dhënë! Jo, më dha 3 e gjysmë ai, i binte edhe 300 mijë lekë.

Ish Drejtori i Hipotekës – Ee, ee.

Qytetari – 150 mua, 150 vëllait.

Ish Drejtori i Hipotekës – E, e.

Qytetari – Imë, sa lekë të tjera do, të ma mbarosh punën.

Ish Drejtori i Hipotekës – Që të fshijmë Spiron duhet të shkojmë në Gjykatë Administrative në Vlorë. Duhet, vendimet e gjykatës këtu që ke bërë gjyq me Spiro Mitën. Dhe vendimet e tjera të kësaj të Kasacionit (Gjykatës së Lartë), të kësaj, vendimet e gjyqësorit.

Qytetari – I kam të gjitha.

Ish Drejtori i Hipotekës – Dhe vendimin e Apelit që është dënuar ai Bledi Koçiu (Ish Drejtori i Hipotekës).

Qytetari – Bledi Koçiu. Sa lekë duhen të gjitha, që ta ndjekësh këtëna?

Ish Drejtori i Hipotekës – 300 mijë lekë do më japësh mua, në fund kur ta mbaroj.

Qytetari – Kur ta mbarosh gjyqin?

Ish Drejtori i Hipotekës – Do paguash 50 mijë lekë kërkesën dhe 300 mijë lekë në fund, dakort? Kërkesën do vesh ta paguash vetë atje. Në rregull?

Qytetari – Jemi në rregull herën e parë, unë të kam respektuar, të dhashë 1 milionë, i paske dhënë D… 700 mijë…

Ish Drejtori i Hipotekës – Pse nuk të thashë unë?!

Qytetari – Ëëë?

Ish Drejtori i Hipotekës – Po normale.

Qytetari – Po the ti i paske dhënë D… 700 mijë, më dha 3 e gjysëm, më ke edhe 150 mijë, nuk i dua ato. Sa do imë, të jap lekët?

Ish Drejtori i Hipotekës – Ta mbaroj.

Qytetari – Unë jam kështu…

Ish Drejtori i Hipotekës – Të thashë, 300.

Qytetari – Unë më fiksim kam lekët, mos të më gënjesh dhe të mbarosh. Sa lekë do, unë do ti jap?

Ish Drejtori i Hipotekës – 300.

Qytetari – Ma hiq këtë stres se unë…

Ish Drejtori i Hipotekës – 300 mijë lekë do paguash.

Qytetari – Se unë të kam respekuar si lushnjar atëherë, deshe 1 milionë kur lamë gjobën (në Hipotekë)…

Ish Drejtori i Hipotekës – Meru me këtë ore, po iku…

Qytetari – Po iku, iku po kështu e hëngra unë i shkreti.

Ish Drejtori i Hipotekës – 300 mijë lekë, dakort?

Qytetari – Mirë, në rregull. Hajt. Mirupafshim./Top Channel/

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

Denoncimi/ Mësuesit e kthejnë shkollën në han, kafe dhe cigare në orë të mësimit

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha, ka publikuar  mesazhin e  një qytetari i cili denoncon  mësuesit e shkollës 9-vjeçare Mizë në Divjakë se e kanë kthyer shkollën në han.

Sipas denoncuesit, i cili është prind i dy nxënësve në këtë shkollë, mësuesit lënë orët e mësimit, për të pirë kafe dhe cigare, dhe pavarësisht ankesave, drejtoresha nuk merr asnjë masë.

“Ne shkolle nuk bejne mesime, narkoshteti shpartalloi arsimin! sb

Pershendetje .Z.Berisha ne shkollen 9 vjeçare Mize mesuesit nuk bejne mesim len çantat dhe e kan kthyer han shkollen.Me ne krye drejtoreshen e shkolles e cila i mbledh ne krye dhe i fusin kafe byrek cigare dhe len çantat ne klase dhe ju ben klasa mesim.Ju lutem zoti Berisha jam nje prind e cula kam 2 vajza . I ankohem drejtoreshes mos ma ler vajzen pa mesim ajo se vret fare me keq vepron.”

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Skema qeveri-koncesione-media/ Pse heshtin moralistët e antikorrupsionit, Lubonja, Bushati & co?

Publikuar

-

Nga

Në një investigim të plotë dhe një skemë të qartë, CNA.al ka treguar sesi ka funksionuar marrëdhënia qeveri-koncesionarë (Oligarkë)-media. Kjo nëpërmjet një aktiviteti inveneratorësh me qeverinë dhe më pas nëpërmjet një biznesi tjetër dhe media që bën propagandën për qeverinë.

Faktet flasin vetë. Mund t’i lexoni të gjitha këtu, që nga denoncimi i parë (lexo këtu), ku ne kemi nxjerrë kompaninë që ka krijuar bashkëshortja e Ben Blushit, drejtorit të Top Channel, me pronarët e ITS, kompanisë koncesionare të inceneratorëve në Shqipëri. Së bashku të tre themeluan një kompani, EM Capital Group AD, në Bullgari.

Më pas ne publikuam edhe dokumentet e tjera sesi EM Capital Group AD, pra sesi gruaja e Ben Blushit, dhe pronarët e inceneraatorëve blinin Valtelina shpk, e cila mban emrin tregtar Lori Kafe. (Lexo këtu). Kompani e cila ka të njëjtët pronarë që ka edhe Top Channel.

Me skemën e mëposhtme ne treguam gjithçka. Nga qeveria te koncesionari, nga koncesionari në Bullgari, dhe nga Bullgaria blihen aksionet e Valtelina Kafe, që është e Top Channel dhe ky i fundit në dy vite ka bërë propagandë gati të pandalur, gjoja në emër të një çështje sociale, për inceneratorët, për mbetjet urbane. Gjithçka filloi me vajtjen e Ben Blushit, drejtor i Përgjithshëm mënyra e mardhënies ka dalë hapur, nëpërmjet zbulimit të skemës që ne iu raportuam.

Por, çfarë ndodhi me moralistët e anti-korrupsionit?

Ku u fshehën Andi Bushati, Fatos Lubonja, Agron Gjekmarkaj, e të tjerë e të tjerë?

Ku u fshehën moralistët e antikorrupsionit, të cilët dalin e flasin çdo ditë në studiot televizive, duke sulmuar koncesionet dhe oligarkët? Nuk thonë e nuk shkruajnë asnjë fjalë, pa folur për ata që e raportojnë e më pas e heqin lajmin.

Pse nuk flet Fatos Lubonja në kë

Fatos Lubonja

të rast kur oligarkë dhe koncesionarë të plehrave dhe inceneratorëve ndërtojnë një kompani në Bullgari me gruan e drejtorit të Top Channel dhe më pas blen kompaninë e kafesë që ka të njëjtët pronar me Top Channel? Top Channel që ka bërë propagandë pa ndalim pro inceneratorëve dhe interesave të tyre. Pa folur më tej për propagandën pro qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Çfarë ia ka zënë gojën Fatos Lubonjës? Rroga e majme në News 24? Nuk e lë Irfan Hysenbelliu? Kush e pengon të flasë?   Se ka disa vite që bën moral e thirrje nëpër ekrane, pse hesht sot?

Të njëjtat pyetje mund t’ia bëjmë edhe Agron Gjekmarkajt, i cili nuk është një moralist marksist si Lubonja, por e mban veten si një njeri të së djathtës dhe i vlerave.

Pse nuk shkruan një rrjesht Agron Gjekmarkaj, i cili është nga ata që ka sulmuar fort korrupsionin e qeverisë dhe me të drejtë.

Ashtu si edhe Lubonja kanë akuzuar për konçesionet, PPP-të, oligarkët e kështu me radhë. Për miliardet e abuzimit të Edi Ramës dhe ka me dhjetëra shkrime të tij e Lubonjës për kapjen e qeverisë, sistemit, medias e kështu me radhë.

Por, zero. Asnjë fjalë. Heshtin të dy.

Agron Gjekmarkaj

Shkojmë më tej tek Andi Bushati. Pse nuk flet ky analist i ndërshëm dhe i pastër, që çdo ditë bën moral kundër qeverisë, kundër PPP-ve dhe konçesioneve? Pse nuk thotë asnjë fjalë Andi Bushati për këtë skemë? Për këtë lidhje të qeverisë me koncesionet dhe me mediat, është rast më i pastër dhe më flagrant në 30 vite tranzicion në Shqipëri. Fillon nëpërmjet kompanive jashtë vendit, të cilat vijnë në Tiranë dhe blejnë shumicën e aksioneve të kompanive shqiptare, që kanë të njëjtët aksionerë që ka edhe televizioni më i madh kombëtar në Shqipëri, siç është Top Channel.

LEXO EDHE:  Fiks Fare/ Kryebashkiaku mungon për 14 muaj në punë, rrogën e merr të plotë

LEXO EDHE:  Fiks Fare-Emigranti qëllon veten "live"/Ku përfundoi plumbi?!

Të tre këta heshtin, ashtu siç hesht edhe Carlo Bollino, ashtu siç hesht edhe Irfan Hysenbëlliu. Ashtu siç heshtën edhe Aleksandër Frangaj, dhe të gjithë botuesit e mediave. Përfshirë këtu edhe media që e pretendojnë veten për opozitare.

Ku janë fshehur moralistët e korrupsionit të qeverisë?

Pse heshtin përballë këtij skandali?

Vjollca Hoxha ia ka mbyllur gojën Andi Bushatit, apo Ben Blushi?

Pse nuk flasin Fatos Lubonja, Bushati, Zheji, Agron Gjekmarkaj etj etj etj etj? Janë me dhjetra.

Çfarë kanë që heshtin? Kush i ndalon të flasin?

E vërteta është e zbardhur me dokumenta. Është publike. Të gjithë e dinë.

Të paktën të kishin guximin të pyesnin dhe të merrnin versionin e atyre që dhanë 2.2 milion dollarë që kanë blerë Valtelina Kafe. Kompaninë që ka të njëjtët aksionerë të Top Channel dhe që ka administratore Vjollca Hoxhën.

Para të qeverisë, të taksave të shqiptarëve që i jepen një kompanie koncesionare, pronarët e së cilës blenë një kompani me të njëjtët aksionerë me Top Channel dhe ky i fundit bën propagandë 24 orë, pro koncesionit të inceneratorëve, pro Ramës dhe pro Veliajt.

Këta moralistë heshtin. Lubonja hesht. Gjekmarkaj hesht. Bushati hesht. Lista është shumë e gjatë. Të gjithë kanë heshtur.  Asnjëri prej tyre nuk ka reaguar qoftë edhe me një fjalë. Sepse e kanë gojën e zënë.

E pra, këta janë ata analistët e ekraneve që bëjnë moral gjoja kundër qeverisë e korruypsionit e konccesioneve. Ata bëjnë moral atëherë kur iu intereson atyre dhe flasin kur kanë interesat e tyre personale dhe për interesat e pronarëve dhe pagatorëve të tyre.

Dhe ky është rasti që i tregon gjithçka dhe nxjerr fytyrën e vërtetë të të gjithë këtyre analistëve dhe opinionistëve tanë që po kthehen në figura të turpshme publike, që heshtin edhe kur të akuza e thënë prej tyre, zbardhet me fakte dhe dokumente të pakontestueshme.

Faktet flasin dhe zbardhin atë të vërtetë që ata kanë akuzuar.

Por, mesa duket ka qënë thjeshtë dhe vetëm propagandë dhe llafollogji, pas asnjë qëllim në vetvete. Ndoshta iu është prishur shumë edhe terezia nga fakti që u vërtetuan me dokumenta ato që ata flisnin në media. Ndoshta i kanë akuzat për zhurmë, për të luftuar gjoja korrupsionin. Por, tani kur korrupsioni, problemet, lidhjet tregohen, ata heshtin dhe vetëm heshtin, për të njëjat akuza që kanë hedhur në ekranet ku shfaqen shpesh.

Këta janë moralistët tanë të antikorrupsionit, mos i harroni./CNA.al

Ekskluzive dokumenti/Zbulohet ortakëria e Klodit të inceneratorëve me Ben Blushin

Ekskluzive dokumentet/ Klodi i inceneratoreve dhe Ben Blushi, blejnë “Lori Kafe”

Skandali/ Zbulohet skema e plotë, si pronarët e inceneratorëve paguan aksionerët e Top Channel

Noterja në skandal/ Ortakëria me Vjollca Hoxhën dhe Klodët e inceneratorëve

 

 

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Berisha reagon pas investigimit të CNA.al/ Blushi i “lëpihet” Ramës, mafia nuk njeh ligj

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas një investigimi të CNA.al, ku u zbulua se bashkëshortja e Ben Blushit, Eva Blushi me profesion notere, ka shkelur ligjin.

CNA.al zbuloi sesi Eva Blushi njëkohësisht me ushtrimin e detyrës së noteres, është edhe pjesë e një kompanie private e themeluar në Bullgari. Gjë të cilën ligji nuk ia lejon. ( lexo këtu).

Por, sipas ish-kryeministrit Berisha, bashkëshortja e Ben Blushit nuk e njeh ligjin, sepse ky i fundit sipas tij i “lëpihet” kryeministrit Rama.

“Lexoni se si e lumturoi me para dhe Arben Malaviten, Eva noterja e cila nuk njeh ligj sepse Beni i lepihet Edvinit!

Ligji per noterine ne nenin 19 te tij sanksionon :”Ushtrimi i funksionit te noterit nuk pajtohet me asnje veprimtari tjeter publike apo private me perjashtim te mesimdhenjes dhe veprimtarise shkencore “Pra ligji ndalon ne menyre kategorike noterin te kete shoqeri tregtare. Por kjo per mafien nuk ka vlere.

LEXO EDHE:  Denoncimi në “Fiks Fare”/ Reagon drejtori i Spitalit të Korçës

LEXO EDHE:  Denoncimi në Fiks Fare/ Kilometrat nuk kanë rëndësi, shteti rimburson njësoj

Prandaj dhe Arben Malavita alias regjistron shoqeri tregtare ne emer te bashkshortes notere Eva Blushi me supermafjozin Klodian Zotaj per te ndare 320 milione para te takspaguesve shqiptar dhe per te blere Lori Kafen.

Prandaj dhe Arben Malavita ka shnderruar teleblushin ne lepiresin me te neveritshem te Edvin Kristaq Mafise!”-shkruan Berisha në postimin e tij./ CNA.al

LEXO TE PLOTE