LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Deklarim i rremë e konflikt interesi/ KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin e Apelit

18 Nëntor 2019, 09:24, Vetingu CNA
Deklarim i rremë e konflikt interesi/ KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin e

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Gjykatës së Apelit në Durrës, Arjan Balliu.

Gjatë seancës dëgjimore, gjyqtarit iu vu në dukje se ILDKPKI e kishte gjetur atë në dy raste konflikti interesi, dhe disa pasuri të tij ishin konstatuar fshehje dhe mosdeklarime, ndërsa në disa raste edhe deklarimi i rremë në deklaratat vjetore ose atë për llogari të vetingut.

Më herët CNA.al ka zbardhur pasurinë e gjyqtarit Balliu.
Sipas të dhënave të formularëve të deklarimit të pasurisë, rezulton se gjyqtari Arjan Balliu, mbahet me ?bukë? nga bashkëshortja e tij Rezarta Balliu, që edhe ajo është gjyqtare.
Çifti i gjyqtarëve Balliu, duket se janë treguar të kujdesshëm në aspektin pasuror, por as këtyre nuk iu mungojnë pasuritë e paluajtshme, të cilat i kanë dhënë me qira.

Deri në këtë pikë, është gjithçka në rregull, nëse edhe drejtësinë dhe vendimet gjyqësore nuk i kanë dhënë me qira.
Kujtojmë se Arjan Balliu u emërua gjyqtar në Gjykatën e Apelit Durrës me dekret të ish-Presidentit, Bujar Nishani në 21 tetor 2013.

Deklarata e pasurisë dorëzuar me datë 23 mars 2017
Llogari në shumën 519 929 lekë. Të ardhurat nga paga dhe kursimet familjare.
Gjendja cash në banese në shumën 1 000 000 lekë. Nga kursimet familjare dhe të ardhurat e përfituara nga shitja e pasurisë së paluajtshme të një apartment 1+1 me sipërfaqe 70.8 metër katror.
Paga si gjyqtar në Gjykatën e Apelit në Durrës në shumën 1 240 986 lekë.
Dietat nga komandimet si gjyqtar në Gjykatën e Apelit në Durrës, në shumën 9 800 lekë.
Paga e bashkëshortes Rezarta Balliu si gjyqtare në Rrethin Gjyqësor Tiranë, në shumën 1 339 816 lekë.
Të ardhurat e bashkëshortes Rezarta Balliu nga qiraja e pasurisë me sipërfaqe 105 metër katror, e ndodhur në Durrës, në shumën 200 000 lekë.

Të ardhurat e bashkëshortes Rezarta Balliu nga ekzekutimi i vendimit gjyqësor me datë 12.11. 2007 nga Gjykata e shkallës së parë Durrës, në shumën 652 190 lekë.
Llogari e bashkëshortes Rezarta Balliu në shumën 500 106 lekë. Të ardhura nga ekzekutimi i vendimit gjyqësor.

Të ardhura nga ekzekutimi i vendimit gjyqësor i datës 12.11. 2007 në shumën 1 956 570 lekë. Deklaron se i takon një e treta.
Qiraja e pasurisë me sipërfaqe 105 metër katror, e ndodhur në Durrës, në shumën 600 000 lekë. Deklaron se i takon një e treta.
Një e treta pjesë e qirasë nga lokali më shumën 200 000 lekë./CNA.al

Çifti i gjyqtarëve Balliu në ?mjerim”/ Pasuri apo drejtësi me qira?

Lajmet e fundit nga