Connect with Us

Buxheti për vitin 2020/ Manastirliu: 26 milion dollarë investimet në shëndetësi

Sociale

Buxheti për vitin 2020/ Manastirliu: 26 milion dollarë investimet në shëndetësi

Publikuar

-

Buxheti për sektorët e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale për vitin 2020 parashikohet të jetë 77 miliardë e 735 milionë e 940 mijë lekë. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka paraqitur para Komisionit për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë prioritetet e buxhetit për vitin 2020, duke theksuar se buxheti ka pësuar rritje krahasuar me 2019 me synim vazhdimin e mbështetjes së programeve në shëndetësi dhe mbrojtje sociale.

“Buxheti për sektorët e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale për vitin 2020 ka një rritje me 4%, krahasuar me 2019. Vetëm për sektorin e shëndetësisë rritja e buxhetit, krahasuar me buxhetin e vitit 2013 është 48% më shumë. Gjatë vitit 2020 financojmë 26 milion dollarë vetëm për investimet në shëndetësi”, tha Manastirliu.

Buxheti i vititi 2020 do të mbështesë politika të reja shëndësore.
“Për herë të parë financojmë me buxhetin e ri transplantin e palcës së kockës, hapim shërbimin e ri të kardiokirurgjisë në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” dhe nisim për herë të parë programin kombëtar të kancerit të gjirit me vendosjen e mamografisë së deryrueshme”, tha Manastirliu.
Me buxhetin 2020, rindërtohen 120 qendra shëndetësore, rehabilitohet dhe zgjerohet materniteti “Mbretëresha Geraldinë”, vijon puna për ndërtimin e maternitetet të Beratit, Lezhës dhe Kukësit, pediatrisë së Durrësit, vijon modernizimi i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” me ndërtimin e spitalit të ri modern të sëmundjeve të brendshme me vlerë 14.28 milionë euro, si dhe për spitalin e ri të pediatrisë me vlerë 9,1 milionë euro.

LEXO EDHE:  Megaskandali/ 200 milion euro “grabiten” nga buxheti i shtetit

Manastirliu theksoi se kujdesi ndaj nënës dhe fëmijës janë prioritet i qeverisë shqiptare.
“Buxheti i vitit 2020 mbështet financimin në vlerën 2 miliard lekë për bonusin e bebes, si një politikë pro natalitetit dhe që shkon direkt për mbështetjen e familjeve të reja”, tha Manastirliu.
Ministrja Manastirliu gjatë prezantimit të buxhetit 2020 është ndalur tek programet dhe investimet që do të prekin mbrojtjen sociale.
“Buxheti i vitit 2020 do të financojë pagesat e personave me aftësi të kufizuar për rreth 166 mijë përfitues dhe me reformën e re të aftësisë së kufizuar do të përfshihen të gjithë ata persona që përjashtoheshin nga ligji i sigurimeve shoqërore, persona me aftësi të kufizuar që nuk e përfitonin KMCAP për shkak se nuk kishin një vit të siguruar në 5 vitet e fundit. Gjithashtu buxheti i ri do të mbulojë pagesat për rreth 66 familje në ndihmë ekonomike”, tha Manastirliu.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Meta mesazh në Ditën e Rinisë/ Demokracia nuk negociohet, por mbrohet me çdo çmim

Publikuar

-

Nga

Sot në Ditën e Rinisë, Presidenti Ilir Meta ka shprehur mirënjohje dhe falenderime për çdo vajzë dhe djalë që u organizuan vullnetarisht në kauzën e solidaritetit për banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.

Sipas Metës, përpjekjet e tyre të palodhura për mbledhjen e ndihmave materiale, fondeve dhe shërbimeve që po i ofrojnë komunitetit ditë-natë, janë sa emocionuese, po aq frymëzuese, dhe shembulli më konkret i Shqipërisë njerëzore për të cilën kemi nevojë më shumë se kurrë.

“Ndaj sot me rastin e 8 Dhjetorit, Ditës së Rinisë, dua të falënderoj me mirënjohje të thellë, emër për emër, çdo vajzë e djalë, që shërben si vullnetar në shërbim të komunitetit.
Jeni të mrekullueshëm dhe të jashtëzakonshëm! Ju inkurajoj dhe ju mbështes, që në shembullin e të rinjve dhe të rejave, të cilët 29 vite më parë vërshuan në rrugët e sheshet e Tiranës për ta ndarë Shqipërinë nga errësira dhe izolimi, të merrni në dorë, falë shpirtit të lirë, energjisë, guximit, kurajos dhe idealeve të pastra, fatet e atdheut tonë, duke udhëhequr proceset demokratike për ndërtimin e një të ardhmeje të sigurtë dhe europianizmit të plotë të Shqipërisë”, shkruan Meta.

LEXO EDHE:  Barnat pa recetë/ Paralajmëron Manastirliu: Farmacitë të gjitha në “sitë”

LEXO EDHE:  Konferenca Rajonale Kundër Trafikimit/ Manastirliu: Mbrojtje dhe shërbime konkrete për rintegrimin e grave viktima

Më tej presidenti shpreh nderim përjetë ndaj veprës së liderit të Lëvizjes Studentore, Azem Hajdarit dhe të gjithë studentëve të Dhjetorit ’90!

“E duam Shqipërinë si gjithë Europa!” Demokracia nuk negociohet, por vetëm mbrohet dhe me çdo çmim”, shkruan Meta./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Keni bërë plane për ditën e diel? Mësoni surprizat e motit për sot

Publikuar

-

Nga

Nëse keni plane për ditën e sot atëherë edhe moti është në krahun tuaj.

Gjatë orëve të para të ditës moti do të jetë me vranësira mesatare dhe të dendura por me kalimin e orëve do të fillojnë kthjellimet me vranësira të pakta kalimtare.

Temperaturat në vlerat e mëngjesit pritet të kenë rënie duke prekur vlerat nga 1ºC në zonat malore deri në 9ºC në ato të ulta dhe ato bregdetare. Në vlerat e mesditës temperaturat pritet të arrijnë nga 11ºC në zonat malore deri dhe 19ºC në ato të ulta dhe ato bregdetare.

LEXO EDHE:  Receta elektronike edhe në QSUT/ Manastirliu: Transparencë me barnat e rimbursueshme

LEXO EDHE:  Megaskandali/ 200 milion euro “grabiten” nga buxheti i shtetit

Era do të fryjë e qetë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut dhe shpejtësi 1-5m/s duke gjeneruar valëzim 0-1 ballë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Horoskopi i ditës, 8 dhjetor 2019

Publikuar

-

Nga

DASHI 21. mars – 20. prill
Sot do i zgjidhni te gjitha problemet qe keni pasur me partnerin dhe do ndiheni shume me te qete. Edhe ai do mundohet t’iu beje surpriza dhe do ju mbaje ne pëllëmbe te dorës. Beqaret do e kenë shume te vështirë ta joshin atë qe pëlqejnë dhe ka rrezik te mbeten serish vetëm. Ne planin financiar do keni fat te padiskutuar dhe situata do normalizohet me shpejt nga sa e kishit menduar.

DEMI 21. prill – 21. maj
Për te dashuruarit do jete dite e zakonshme kështu qe do ata do kalojnë edhe momente delikate, por edhe nga ato emocionueset e te zjarrtat. Beqaret do ndihen me te lire për te vepruar dhe ka mundësi te kenë një dite te begate. Mundësitë do jene si për aventura kalimtare ashtu edhe për lidhje te qëndrueshme. Ne planin financiar do ecni me plane dhe gjendja do jete e mire.

BINJAKET 22. maj – 21. qershor
Dite e mbushur me turbullira ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Do jeni te dy palët kokëfortë dhe nuk do doni te toleroni për asgjë. Beqaret do tërhiqen mjaft nga disa persona, por nuk do kenë guxim t’i shprehin ndjenjat e tyre. Për pasoje edhe dita e sotme do mbetet e njëjtë. Me financat duhet te jeni sa me te logjikshëm. Hua mos jepni, por as investime te tejskajshme mos bëni.

GAFORRJA 22. qershor – 22. korrik
Ju te dashuruarit do ndikoheni edhe pozitivisht edhe negativisht nga yjet gjate kësaj dite. Do keni kundërshtime ne ide, ndonjëherë edhe do acaroheni, por ne fund do gjeni gjuhen e përbashkët. Beqaret do realizojnë me ne fund takimin e shumëpritur dhe do fillojnë lidhjen e ëndërruar. Për sektorin e financave do jete dite goxha pozitive. Jo vetëm qe nuk do kenë probleme, por situata mundet edhe te përmirësohet paksa.

LUANI 23. korrik – 22. gusht
Partneri do ju përkëdhelë gjithë kohës sot dhe do ju mbaje ne pëllëmbe te dorës. Çdo moment do jete i kënaqshëm dhe i mbushur me kënaqësi te forta. Beqaret gjithashtu do kalojnë një dite pozitive dhe do ndihen me te plotësuar se me pare. Sektori i financave do konsolidohet akoma me shume kështu qe mund te kryeni edhe investime te guximshme për një te ardhme me te mire.

VIRGJERESHA23. gusht – 23. shtator
Nëse nuk doni qe marrëdhënia juaj ne çift te ketë probleme gjate kësaj dite, mundohuni ta mbani sa me larg rutinën. Shprehini sa te mundni ndjenjat dhe keni për ta pare sa mire do ju ece gjithçka. Beqaret do jene gati për aventura te jashtëzakonshme dhe jeta mund t’iu marre një drejtim me te bukur. Ne planin financiar fati do ju buzëqeshë gjithë kohës dhe nuk do keni asnjë lloj problemi.

PESHORJA 24. shtator – 23. tetor
Te dashuruarit qe duan te kenë një dite me te begate dhe me pozitive duhet te jene me tolerante dhe me te kuptueshëm. Nëse jeni vetëm, kjo e sotmja ka për te qene një dite disi e vështirë. Do ndiheni keq kur te shihni te tjerët te dashurohen dhe do lodheni se menduari arsyet pse nuk keni fat. Me shpenzimet tregohuni te kujdesshëm sa me shume sepse disa dite me vone do ju nevojiten me tepër para.

LEXO EDHE:  Receta elektronike edhe në QSUT/ Manastirliu: Transparencë me barnat e rimbursueshme

LEXO EDHE:  Nuk ka dëme strukturore në godinat shëndetësore/Po punohet për riparimin e dëmeve

AKREPI 24. tetor – 22. nëntor
Mjedisi yjor do e favorizoje gjithë kohës jetën tuaj ne çift sot dhe do e beje atë edhe me te bukur. Mes jush dhe partnerit do sqarohen te gjitha mosmarrëveshjet. Beqaret nuk do e kenë aspak mendjen tek krijimi i një lidhjeje, por do kenë një dite mjaft emocionuese dhe te mbushur me alegri. Ne planin financiar ekuilibri do mbizotërojë gjate gjithë kohës dhe kjo do ju qetësojë pafund.

SHIGJETARI 23. nëntor – 21. dhjetor
Venusi dhe Marsi do jene planetët me te begate për jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite dhe do e bëjnë atë me fantastike. Emocionet do jene te jashtëzakonshme dhe do ndiheni aq mire saqë nuk do doni te shkëputeni asnjë çast nga njeri-tjetri. Me financat tregohuni sa me te matur qe te mundeni sepse ne te kundërt vështirësitë do jene shume me te mëdha nga sa mund ta mendoni.

BRICJAPI 22. dhjetor – 20. janar
Jeta juaj ne çift do privilegjohet tej mase gjate kësaj dite. Do i përkushtoheni pafundësisht atij qe dashuroni dhe marrëdhënia ne çift do jete me e jashtëzakonshme. Beqaret do jene gati te bëjnë gjithçka qe ta ndryshojnë sa me pare statusin dhe te kenë një jete me te gëzueshme. Ka mundësi qe fati sot te jete me ta. Financat do jene goxha te kënaqshme kështu qe vazhdoni me këtë strategji menaxhimi.

UJORI 21. janar – 19. shkurt
Nëse jeta juaj ne çift ka qene delikate kohet e fundit, sot do bëni te pamundurën për te sqaruar gjithçka. Vetëm duke folur hapur me njeri-tjetrin mund te kuptoheni me mire. Ata qe janë vetëm do dine si dhe ke te joshin kështu qe jeta sentimentale do ju ndryshoje rrënjësisht për mire. Me financat duhet te jeni shume me te matur e me te kujdesshëm ne mënyrë qe situata te mbetet e kënaqshme.

PESHQIT 20. shkurt – 20. mars
Do bëni te pamundurën qe ta largoni monotoninë nga jeta juaj ne çift gjate kësaj dite dhe do i shtoni tej mase dozat e imagjinatës. Rrahjet e zemrës do fillojnë dalëngadalë te shtohen. Beqaret do ja lënë çdo gjë kohës dhe nuk do bëjnë asnjë te nxituar. Buxheti do ketë përmirësime te jashtëzakonshme ne një mënyrë krejt te papritur. Kjo do ju gëzojë pamase dhe do ju ndihmoje te zgjidhni disa probleme.

LEXO TE PLOTE