LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha i pandehur për skandalin e lobimeve në SHBA/ Sot afati i fundit për dërgimin e çështjes në gjyq

18 Nëntor 2019, 12:06, Politikë CNA
Basha i pandehur për skandalin e lobimeve në SHBA/ Sot afati i fundit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është marrë si i pandehur nga Prokuroria e Tiranës, në lidhje me skandalin e lobimeve në SHBA, në prag të zgjedhjeve parlamentare të 2017-ës.

Në dokumentin e Prokurorisë së Tiranës, i publikuar disa ditë më parë, thuhej se Basha meret si i pandehur për falsifikim formulari.

Ndërkohë, mesohet se sot skadon afati 10 ditore sipas nenit 327 të kodit të procedurës penale për dërgimin e çështjes në gjyq për Lulzim Bashën.-raporton Shqiptarja.com.

Prokuroria e Tiranës, së bashku me Bashën të pandehur ka marrë edhe financierin Ilir Dervishi dhe ish-sekretarin e përgjithshëm Arben Ristani.

Mbyllja hetimeve solli përplasje mes prokurorëve të Tiranës. Report Tv mësonn se Ervin Karanxha dhe Gjergj Tako kanë qenë dakord dhe vendosën për mbyllje hetimesh. Ata kanë njoftuar kolegun e tyre Kole Hysenaj i cili ka qenë kundër duke kërkuar zgjatje të afateve hetimore. Vendimi është marrë 2 me 1.

Pyetjes së Report Tv drejtuesja e prokurorisë Tirane Elisabeta Imeraj se çfarë është vendosur me dosjen, ajo u përgjigj: Ende s’ka një vendim final.

Interesimit nëse ka mbërritur dosja ne gjykatë penale, përgjigja ishte: Ende s’kemi asnjë dosje të tillë nga prokuroria deri tani prej orës 8 të mëngjesit.

Kujtojmë se Lulzim Basha, kryetar i Partisë Demokratike, do të shkojë i pandehur në gjykatën e Tiranës përballë Prokurorisë, për lobimin 675 mijë dollarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes kompanisë offshore Biniata Trade, për zgjedhjet parlamentare të vitit 2017.

 

Lajmet e fundit nga